Buxheti 2018, “lumë” shpenzimesh për rikonstruksion zyrash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Projekti buxheti i vitit 2018, ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh vetëm për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra.

Në projektbuxhetin për vitin 2018 tregojnë se kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh i cili parashikohet për blerje të pajisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës.

Më pas renditet ministria e Ekonomisë dhe financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike.

Ndërkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivin gjyqësor.

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Fondet për blerje automjetesh janë më të vogla dhe Kuvendi është institucioni për të cilin parashikohet fondi më i madh prej 6 milion lekësh e ndjekur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 3 milionë.

Sipas treguesve të shpenzimeve gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë një rikonstruksion të shumë godinave të ministrive por edhe informatizimi i tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *