HETIMET/ Gruaja në Lezhë u vetëdogj me bezinë, vuante nga probleme mendore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Lezhës jep informacion mbi gruan nga fshati Tresh e cila u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë djegie në trup.

Sipas bluve, shtetasja B.P, rreth 45 vjeçe, e sëmurë mendore, dyshohet se në një ambjent ngjitur me banesën ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flaken vetes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Po sipas policisë, 45 vjeçarja para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.

Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup.

Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Shtetasja B.P vuan prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore” sqaron policia.

Mësohet se kjo shtetase para disa vitesh ka tentuar për të helmuar veten.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *