Klosi prezanton prefektin në Berat: Kemi nevojë për projekte

4 Nëntor 2017, 15:33Politika TEMA

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka marrë pjesë në prezantimin e Prefektit të ri të Beratit.

Prefekti i ri i emëruar nga Kryeministri Rama është, Harilla Dafa, i cili do të qendrojë në krye të këtij institucioni, pasi dhe vetë kryeministri ka theksuar se prefektët e rinj kanë një rol shumë të rëndësishëm për qeverisjën e vëndit dhe identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave në qarqet ku ata do të veprojnë.

Klosi ka theksuar se  kemi nevojë të ndërtojmë projekte rajonale, për bujqësinë  dhe ofertat turistike, kjo e vlefshme për të konsoliduar zhvillimin e ekonomisë dhe prespektivën e vendit.

Ai ka thënë se: “Kemi nevojë që të ndërtojmë projekte rajonale që të zhvillojmë ekonominë, ofertën turistike dhe bujqësinë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje