Mos e lini pakicën greke në dorë të Agimit të Artë!

4 Nëntor 2017, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përballën dje dhe sot në Dropull me disa fraksione nacionaliste të “Agimit të Artë” në Greqi, që po tentojnë të faktorizohen tek pakica greke në Shqipëri për shkak të disa kontesteve sociale në Shqipëri. Në raste të tilla nuk vlen shumë retorika, se Shqipëria e respekton pakicën greke dhe është model në rajon për minoritetet. Kjo është e vërtetë, por nuk është e mjaftueshme t’i ikësh manipulimit të pakicave.

Porblemet që ka një pakicë etnike në një vend si Shqipëria, nuk janë thjesht barazia me qytetarët shqiptarë, por shmangia e incidenteve dhe shuarja e shanseve për të prodhuar problem, sidomos me një vend që është anëtar i Bashkimit Europian.

Në rastin konkret, pakica greke në Shqipëri, jo vetëm që nuk është e diskriminuar politikisht, por për shkak të profilit të saj, është dhe një pakicë e tejrespektuar në Shqipëri, pasi shumë pjestarë të pakicës greke përbëjnë ajkën e inteligjencës së shoqërisë shqiptare. Tirana është e mbushur me profesorë, inxhinerë, pse jo dhe poetë, shkrimtarë e gazetarë të shquar të pakicës greke. I vetmi vend ku nuk ka asnjë intelektual grek, asnjë profesor apo shkencëtar grek që jeton në Shqipëri, është PBDNJ, ose siç njihet, “partia e Vangjel Dules”. Aty ka mbetur zoti Dule dhe njerëz nën mesatar, që nuk përfaqësojnë më askund pakicën greke, ndaj dhe ajo nuk përfaqësohet më politikisht.

Për të tejkaluar këtë problem, PBDNJ kërkon të faktorizohet jo përmes pakicës greke dhe intelektualëve të saj, por përmes ekstremistëve të “Agimit të Artë”, që janë problem edhe për vetë Greqinë.

Kjo që po ndodh në Himarë është qesharake, ku disa zaptuesve të tokave të himariotëve dhe delenxhinjve që janë në gjyq dhe me familjet e tyre, u janë bashkuar ekstremistë të “Agimit të Artë” dhe idiotë të PD si puna e Flamurit.

Në Dropull është e njëjta situatë. Në mungesë të PBDNJ-së klasike, ku më e madhe se ajo është dhe LSI e Vangjel Tavos, tani kemi një parti pa elektorat në Shqipëri dhe një frymë ekstremiste, që kërkon të mbushë boshllëkun e ngelur nga mungesa e përfaqësimit politik të tyre. Vetëm në Partinë Socialiste sot ka 7 politikanë me origjine greke, që fare mirë mund të ishin në PBDNJ, por nuk e gjejnë veten në një parti private. LSI dhe PS në Dropull kanë po ashtu të dyja më vete më shumë vota se PBDNJ. Në Sarandë dhe Vlorë po ashtu.

Kësisoj, ky boshllëk në përfaqësim po mbushet nga “Agimi i Artë” dhe tani problem grek në Shqipëri nuk quhen më problemet e qytetarëve grekë në Shqipëri, por problemet e  krerëve politikë të pakicës greke, që kanë mbetur pa elektorat dhe importojnë sherrxhinj nga Greqia.

Për ta tejkaluar këtë situatë, qeveria shqiptare jo vetëm që duhet të ruajë qetësinë, por nuk duhet të ndjehet e turpëruar, nëse respekton pakicën greke më shumë se dhe vetë shqiptarët. Nuk është asnjë mëkat që t’i bëjë ata të ndjehen më mirë me qeverinë shqiptare se sa me idiotë të “Agimit të Artë” që vijnë të shpëtojnë Dulen, Nerënxin dhe Bollanon, e jo ata.

Diskriminimi pozitiv i pakicës greke në Shqipëri, është një nga mënyrat për t’i nxjerrë nga loja këta desantë të fashizmit grek, që vijnë këtu të shpëtojnë investimet e tyre të dështuara në përfaqësimin politik të pakicës greke në Shqipëri.

Sot pakica greke në Shqipëri është më shumë e përfaqësuar në partitë shqiptare, se sa në partinë e pakicës greke. Por kjo nuk duhet të na bëjë zevzekë dhe t’u themi boll u respektuam. Njeriu që e ka rrudhur më shumë se kushdo tjeter pakicën greke në Shqipëri, është Vangjel Dule. Po të jetë për të, ai merr vetëm 7 mijë vota dhe pjeston me dhjetë numrin e votuesve aktivë grekë në Shqipëri. Po ne nuk duhet t’i masim grekët në Shqipëri me kutin e tij dhe as t’i barazojmë me të.  Është mire qe grekët në Shqipëri t’i bëjmë të ndjehen më shumë se vëllezër me ne, që ata vetë t’i kenë bezdi këta plehra, që hidhen matan gardhit për të na ndotur shtëpinë.

21 komente në “Mos e lini pakicën greke në dorë të Agimit të Artë!”

  1. Populli says:

    Mero Baze, Shqiperia dhe shqiptaret te jane mirenjohes per investimin kapital qe ben ne ndergjegjen e tyre kombetare.

  2. katarakti says:

    Mero: A ke ndonje gje te na thuash per Tahirin?! Per patentat e tij dhe te gruas se tij qe u zbuluan ne automjetin e nje personi qe mbante me vete edhe 860 000 euro! Po jahti dhe skafi a jane te Tahirit?! Si i beri?! Pa folur ketu per Habilajt. A nuk te duket si i perlyer ky ish-ministri aq i preferuar i Rames?! Keto jane pyetjet qe shqetesojne sot opinionin publik shqiptar. Pra leri nacionalizmat dhe perpiqu te sqarosh keto turbullira ne politiken shqiptare.

    1. Ervini says:

      O kar, nuk flet Mero per ate ngjarje, flet prokuroria. E kupton pse eksiztojne “mediat e kazanit” qe thote Rama, sepse ka treg me loqe si puna jote qe nuk duan lajme dhe investigime po opinione dhe thashetheme nga “kazani”.

  3. atdhetari says:

    BOTONJE KETE SHKRIM TE MADH NE GAZETAT E GREQISE

  4. Palikari Lul Basha ..ky naziskin i arte... says:

    14 qershor 2017

    Kryekari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis dje drejt SHBA-ve, duke lënë në mes fushatën.

    Por kë ka takuar ai sot në Washington lind pyetja? Basha sot ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv kohët e fundit ndaj çështjes shqiptare.Ky është takimi i katërt brenda 2 vjeteve Pse?

    (Në foto Lulzim Basha dhe përfaqësues të lobit grek në SHBA)

    Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

    E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.

    Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?

    Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.

    Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.

    Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike

    Titulli me i sakte

    “Mos e lini pakicen greke ne duart e Lulit te Arte”

    te atij ylli ne ngjitje te Arvizuse qe vrau si naziskin ne 21 janar 2011 d
    he po shurron jetimet e 21 janarit
    me koqet e edirames
    dhe bolet e donaldluse

  5. votren(prifti spanjoll) says:

    Krejt sakte Mero.

  6. zi says:

    Te kuptosh,te kuptojme,te kuptoj.
    [Ne cfare sistemi ekzizistojme , zoteri,]Lasgush.
    Ne dore te kujt,ne jemi,
    te agimit te serte?
    te nates te mfshete,te dites sketere,mengjezit te mjere,mesdrekes se dhjere, darkes se vjelle?
    Ndrime, te te ndricoj, me thuaj, te te shpegoj,
    vetem mos me vrit per marezite, idet e mia.

  7. Nji njeri kaq inteligjent sa ju z. Baze , veshtire te besosh se je i paditur persa i perket njohjes qe i ben te ashtuquajtura, minoritete !
    Ne Shqiperi nuk ka asnji lloj minoriteti !
    Cuditem pse i beni kaq dem te madh vendit tone duke shkruajtur perdite , minoritete, minoritete #!
    Politikaneve iu duhet ta thone kete fjalen minoritet, se na ka ngelur ne dere, por juve si gazetare nuk jua merre perkeq askush te thoni te verteten, vetem neqoftese e besoni ne te vertete ate qe thoni dhe do tme vinte sinqerisht shume keq.!!!!!!*****

  8. Fajeo says:

    Omer Qerozi shkruaj aty qe te rregjistrojne pronat ne Himare dhe te demshperblejne ato qe kane vjedhur ,llafet e tjera jane fukallarek ,nuk i ha njeri. mos vidh o pelhere turke,kaq e thjeshte eshte MOS GRABIT o plehre grabitqare,Mos shfrytezo makinen shteterore per te zaptuar pronat e himarioteve,se kurr nuk do gjeni qetsi sa te jete kjo jete,Nuk eshte pune politike eshte pune ekonomike mor IDIOT.Ti mullah Omeri e di shume mire ,por mundohesh te mashtrosh opinionin dhe derdh helm kunder Himarioteve turkoarab je dhe ti nuk ke ndryshim.

  9. thana says:

    Shume e kthjellet

  10. Arjani says:

    Lush qenkan keta “7 politikane ne partine socialiste me prejardhje minoritari”?

    Minoriteti dropullit dhe vurgut nuk mund te jete pjese e intelligences shqiptare sepse bujq dhe argate te bejlereve shqiptare kane qene jet e mot.

    Sidoqofte ata qe jane bere profesore dhe inxhiniere dhe jetojne ne Tirane, shume mire kane bere.

    Sipas teje ata duhet te perjashtoheshin nga tirana se ishin minoritare apo cfare?

  11. ali vlora says:

    Meros per inteligjence i vini anes. Tung .!

  12. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Ne Himarioteve na zbavitin pa mase keto konstantimet imagjinare albaneze . Na bejn me humor dhe na shtojn jeten. Nuk do donit te dinit ku e shkruajn mendimin tuaj dhe Agimin e (Sk)arte Himariotet. Me gjoja incidente me Minoritetin…, e me the,, e me thash, i keni bere nje nder te madh Himariotve, sepse asnje politikan grek deri me sot nuk i kishte bere kaq reklam sa ju dhe kryeministri juaJ problemeve tona.

  13. pro says:

    ..bukur..shume bukur!!..populli duhet te jete ne opozite gjithnje me qeverine,por ne rastin konkret nuk mund te behet oale me nje opozite te shitur,qe shet çdo gje per nje kolltuk …,prandaj dhe radhet po i varferohen..

  14. spartaku says:

    Mero Baze eshte nje inteligjent qe respektohet.Gazeta e tij TEMA,eshte me e lexuara deri sot,se shkruan mire dhe sakt. Ai qe thot te kunderten,e thote nga inati.

  15. tetovari says:

    Edhe shum e shum ka me. vuajtur shqiperia nga kesisojmuta gazetar dhe hale komentues

  16. eli-tiv says:

    ..Dule nuk pefaqeson minoritetin e interasat e saj..aq me teper tani qe eshte nen pd..minoritaret ne shumicen e tyre vptojne majtas..Kjo lidhje eshte krijuar qe ne luften e dyte..ata bene pjese e luftes nac-cli…jane djegur nga gjermani e rrahur e vjedhur nga ballistet…Ne vitet e diktatures u trajtuan si te gjithe shqiptaret..

  17. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: November 4, 2017 at 02:29:17 EDT

    Mendime mbi fakte

    VETEM TRI PYETJE VELLAZERORE PER ZOTIN VANGJEL DULE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me 2 nentor 2017 ndoqa pamjet makaber te protestave te organizuar nga PBDNJ e Vangjel Dules , Omonias nga biznesmenii e deputeti i LSI-se Neranxi ne Himare dhe perkahur haptazi nga kope deputetesh kamikaze te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Flamur Noka e co.
    Nuk ishte aspak e veshtire te kuptoje se ajo proteste ishte me teper nje biznes politik per te fituar votat e minoritareve pa pase asnje fushate zgjedhjesh dhe sigurisht edhe perkrahjen e Athines per llogari te bizneseve te veta si nga PBDNJ edhe nga PD-ja e LSI-a kunder Edi Rames dhe PS-se.
    Preteksti ishte gjoja diskriminimi i Minoritetit Grek ne Shqiperi…
    Tani po degjoj kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule qe po thote ne Emisionin e Arjan Canit ” Zone e e Lire ” se qeveria e sotme shqiptare kishte derguar fadromat per te shembur nje pike furnizimi me benzine ne qytetin e Himares qe kishte qene i tille qysh ne kohen e komunizmit dhe disa ndertesa te tjera te ngjashme qe i prek plani i urbanizimit te fshatit- qytet te Himares.
    Ne baze te ligjit pronaret e sotem e kishin perfituar ate ne demokraci.
    Demshperblimi qe kishte afruar qeveria e sotme ishte 20 milione leke per piken e furnizimit me hidrokarbure.
    Nderkohe pronari i saj vetem taksa i paguante shtetit shqiptar 20 000 Euro ne vit !
    Pra me shume demtohej qeveria shqiptare se pronari gjoja minoritar
    Deri ketu gjithcka eshte e qarte si drita e Diellit !
    Keto prishje po behen ne emer te urbanizimit, qe po te perkthehet ne shqip do te thote ne kthimin ne qytet, pra ne qyteterimin e Himares.
    Qe te kete diskriminim te nje qyteti apo popullsie qofte edhe minoriteare apo jo duhet qe ai te jete trajtuar jo barabar me qytete te tjera shqiptare per aresye kombesie apo cfare lloj aresyeje tjeter.
    Besoj se edhe Zoti Dule pajtohet me kete percaktim logjik krejt te thjeshte ,

    Cila eshte e verteta lakuriq ?

    Po e filloi nga kambana. Himara gjithnje si ne historine shqiptare ose evropiane ka qene nje qytet me shumice te cilesuar shqiptare. Ka dokumente qe nga arkivat e Londres, Parisit, Stambollit, Konstandinopolit, Shen Peterburgut qe deshmojne per kete fakt. Me siguri ato gjenden edhe ne arkivat greke nese nuk jane zhdukur qellimisht.
    Ketu bie poshte disrkiminimi per shkak grupi etnik ose kombesie.
    Himara nuk eshte qyteti i pare as i vetem ku po behet qyteterimi i bidonvileve dhe qyteteve as fshat as qytet, edhe fshat edhe qytet.
    Ishin pikerisht Edi Rama si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe Ilir Meta si kryeminister i Shqiperise qe nje gje te tille e filluan me qytetin e Tiranes qysh ne vitin 2000 kur u shemben ndertesa jo me taksa 20 000 euro ne vit per shtetin por edhe deri edhe 5, 10 e me shume milione euro vlere reale .
    Nga nje nevojtore masive e Sali Berishes, Sali Kelmendit, Arben Brojkes… Tirana u be dhe cilesua si nje metropol evropian per here te pare ne historine e Shqiperise.
    Kryebashkiaku Edi Rama mori titullin e Nderit si Kryebashkiaku me i Mire ne Bote.
    I vetmi rekord Boteror i nje politikani shqiptar ne historine e Shqiperise !
    Kete nisme qe e nderpreu ne gjysem te rruges Lulezim Basha me vota te vjedhura haptazi ne syte e shqiptareve e nderkombetare ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, me pak se kater muaj pas 21 janarit tragjik, iku pa lene asnje gozhde te ngulur diku ne Bashkine e Tiranes.
    Hyri si hajdut doli si m… ut prej saj !
    Sali Berisha u mor me rruge , autostrada te mega vjedhura nga banda e tij ne nje kohe qe i la rrase ne diell bashkite e qyteteve fshatra pa plane, pa koke e pa kembe, rremuje…

    Qyteterimi i gati qyteteve

    Sic e thashe me siper urbanizim do te thote qyteterim. Ate qe zbatoi ne Tirane si kryebashkiak, sapo mori mandantin e pare si kryeminister i Shqiperise Edi Rama vendosi ta shtrije ne mbare Shqiperine, qe nga Konispoli e Saranda, Gjirokastra e Vlora e deri ne Lezhe, Kukes e Bajram Currin e Sali Berishes, i cili e gjeti ate qytet alpin shume simpatik e te paster ne qershor te vitit 1992 edhe e la Kandahar ne shtatorin e vitit 2013.
    Pra nuk ka as diskriminim qytetar por investime multimilioneshe per qyteterimin e mbare qyteteve pa qytet te Shqiperise.
    Vetem Lungomarja e Vlores ka kushtuar sa qimet e kokes !
    Urbanizimi i Tiranes po shtrihet ne cdo lagje e cep te kryeqytetit shqiptar dhe sheshi Skenderbej eshte nje kryeveper arti dhe mendjeje qytetare ne saje te kesaj politike dhe mendjes se ndritur e kraheve te lehte te kudondodhurit Erjon Veliaj.
    Qyteterimi i qyteteve po shtrihet edhe neper fshatrat e Shqiperise, cka ia ka gati dyfishuar vleren e pronave dhe bizneseve aty kur dje kishte djerrina e coftina.
    Nje perfitim teper i vlefshem jo vetem per shtetin, por se pari per qytetaret shqiptare apo minoritare, perfshi edhe ata te pakices kombetare greke kudo qe jetojne si te barabarte me te bartin me vellezerit e tyre shqiptare.
    ” Une nuk i ndaj shqiptaret ne shqiptare dhe te tjere” deklaroi kryeministri shqiptar para Kuvendit te Shqiperise ku ishit edhe ju e faqe tere Botes !

    Antiqyteterimi kunder qyteterimit

    Greqia e lashte ka qene dhe mbahet edhe sot si djepi i demokracise ku lindi kjo fjale ne qytetin- shtet te Athines se Lashte.
    Po ashtu edhe vendlindja e qytetit shtet, pra qyteterimit, qe ia kalon vetem ai kinez, indian, romak, egjiptian, pers …
    Po aq ne mos edhe me i lashte eshte qyteterimi Ilir me Durrahun, Apollonine, Beratin, Shkodren …
    Universitetet me te njohura ne ate kohe ndodheshin ne Apolloni e Durres, ku studionin edhe ilire, edhe greke, edhe romake e nga mbare Mesdheu.
    Fakti qe lufterat greko- romake u zhvilluan kryesisht ne trojet ilire tregon se Iliria ishte edhe me e pasur, me e begate, me e bukur se te dyja. Perndryshe pse do duhej qe dy superfuqite e asaj kohe ne kontinentin evoprian te ndesheshein me njera tjetren ne nje e per nje toke te pavlere!
    E nuk ka asnje fakt historik qe iliret te kene sulmuar shtete apo qytete te te tjereve, perfshi edhe greket. Nena natyr eu kishte dhene me bollek gjithcka u duhej per nje jete normale ne atebote !
    Luftrat dhe dhuna jane nena e te gjitha te keqijave gjithnje e kurdo. Jane sinmptoma antiqyteterimi pasi shkaterrojne gjithcka, se pari jeten e mijera e mijera njerezve qofshin luftetare qofshin qytetare krejt te pafajshem. Lufta sjell rrenim dhe vdekje…

    Biznes donkishotesk

    Zhurmen e Himares beri me te madhe politika “albanus adversus albanus” ” shqiptaret kunder shqiptareve ” se sa cenimi apo diskriminimi i munguar e minoritetit grek ne Shqiperi qe gezon me shume te drejta se cdo minoritet jo grek ne Greqi dhe kudo tjeter ne Ballkan pervec edhe Kosoves !
    Karantina greke ndaj vizitave te cameve ne trojet, rrenojat e shtepive te pareve te vet te vrare e sakatuar, te masakruar e deportuar nga vendlindja e tyre Cameria eshte nje njolle turpi per Greqine !
    Mjafton qe nje pasaporte shqiptare te kete qofte edhe nje emer fshati apo qytet cam qe mbartesi i saj te kthehet mbrapa. Jo vetem minoritaret por asnje qytetare grek jo vetem nuk kthehen mbrapa por mirepriten si mysafire kudo ne Shqiperi nga Konispoli ne Prishtine, nga Lugina e Presheves ne Leskovik.
    Me ligjin e fundit per minoritetet qe miratoi me shumice dermuese Kuvendi i Shqiperise i dha nje leksion demokracie nenes se fjales demokraci qe eshte shume larg politikes greke ndaj jo vetem cameve. por edhe imigranteve shqiptare qe detyrohen deri te nderrojne emrat, fene, identitetin ndryshe sikterrisen nga shpikesit e “fshesave” te policise dhe asfalise greke …
    Cfare nuk thane e cfare nuk shane, Me shume deputetet e PD-se e LSI-se se vete ata te PBDNJ-se e Omonias apo nje grup minoritaresh.
    Se sa tragjikomik ishte ky biznes politik per karrike e pushtet te PD-se se per te drejta te pacenuara e tregoi me se miri vete deklarata e Z. Vangjel Dule ne emisionin ” Zona e Ndaluar” te gazetarit Arjan Cani sonte kur nuk solli asnje fakt per diskriminimin e minoritetit grek as ne Himare dhe askund ne Shqiperi… Pse ? Sepse ato nuk ekzistojne.

    Shembulli i demokracise reale amerikane

    Cfare do te ndodhte ne SHBA me piken e furnizimit me benzine te Himares!? Sic pashe nga kamerat ajo ishte krejt afer shtepive te banimit dhe qendrave social- tregetare te qytetit fshat Himare.
    E para kurre nuk do te lejohej te hapej nje pike e tille minimumi 100 metra larg banesave apo bizneseve social- tregtare dhe 5- 10 fishin me larg shkollave apo institucioneve me me shume se 25 veta.
    Pse!? Sepse pikat e furnizimit apo stacionet e hidrokarbureve jane teper te rrezikshme jane si superbomba qe ne rast te nje aksidenti apo shkendije elektrike …. rrenojne gjithcka perreth duke rrezikuar jeten e qytetareve.
    Nese dikush, qofte pronari apo lejedhenesi i tyre shkel kete ligj ai mbyllet menjehere dhe i jepet nje gjobe mbreselenese si njerit dhe tjetrit.
    Se dyti, i jepet nje afat deri ne dy jave per ta cmontuar dhe kthyer ne identitet me harxhimet e veta.
    E treta, shkelesit te rregullit apo i ligjit i hiqet pergjithmone e drejta e hapjes se nje stacioni te tille brenda territorit amerikan.
    Kjo eshte demokracia e vertete amerikane. Mbi ligjin dhe rregullin nuk ka as ligj , as Maliq , as Saliq, as Dulic !
    Me 2 nentor PDSH, PBDNJ, OMONIA, LSI shkelen ne menyre flagrante ligjin dhe mashtruan ne menyre te paskrupullt per biznes politik e qellime komplotuese krejt ne kundershtim jo vetem te interesave jetike te minoritetit grek por edhe te mbare shqiptareve.
    Po ashtu ata demtuan edhe me marredheniet tashme mjaft te demtuara nga Athina zyrtare me qeverine dhe popullin shqiptar!

    Diskriminim i shkalles madhore i Shqiperise !

    A ka diskriminim me madhor ndaj nje populli e shteti sovran si shqiptaret e Shqiperia se te mbash ne fuqi gjendjen e luftes me nje nje popull e shtet ish- te pushtuar nga i njejti armik si fashizmi italian qe para se te sulmonte Greqine kontrollonte e qeveriste ne cdo hallke te shtetit shqiptar.
    A ka diskriminim e racizem me te madh ndaj shqiptareve se bijte e bijat e tij ti imigrante ti detyrosh te nderrojne kombesine e fene kur ata derdhin djersen e mundin e tyre ne pune te dores se qyte e te trete qe asnje qytetar grek nuk pranon ti kryeje!?
    A ka racizem me te qarte se pas cdo krize qofte edhe te sajuar nga vete qeveria greke ne marredheniet me Shqiperine te veproje fshesa e policise dhe Asfalise greke kunder qindra imigranteve shqiptare!?
    A mund te quhet miqesi e jo armiqesi qe per cdo kerkese te papranueshme e ultimatumeve ndaj nje shteti sovran te autoriteteve greke, perfshi edhe Presidentin e Ministrin e Mbrojtjes se Greqise…. europarlamentare greke kercenojne e bejne shantazh se do te bllokojme anetaresimin e Shqiperise ne BE kur vete Greqia eshte e Semura e tij per shkak te korrupsionit dhe keqqeverisjes se vetvetes nga dy ish- partite e medha !?

    Tri pyetje vellazerore per Z. Vangjel Dule dhe Anastasios Janullatos

    Te drejtohem jo si Vangjel por si kryetari i PBDNJ-se dhe si ish – nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise e sot deputet i tij :
    E para, si e ndjen veten si bir i djepit te demokracise Boterore si fjale me teper se si veper kur ke pare me syte e tu e degjuar me veshet e tu me mire e me qarte se une ketu ne Nju Jork pjestare te forcave speciale, elites se ushtrise greke, kur kendojne kengen ultra raciste e mega makaber
    …. Shqiptare… shqiptare
    me zorret e tuaja
    do te bejme litare…. !?
    E dyta , si kryetar i Partise se Bashkimit te Drejtave te Njeriut a ke bere ti partia juaj ose OMONIA, nje shoqate greke ligjore ne Shqiperi, qofte edhe nje deklarate apo nje reagim kunder ketyre thirrjeve 24 karat ala Ku Klus Klan, ala SS naziste , e thene bute, te vellezerve tu, elite e ushtrise greke, kunder popullit te nje vendi aleat ne NATO e qe ka derdhur gjak e dhene heronj ne luften per liri e pavaresi te Greqise !?
    E treta, a e ke informuar Presidentin , Kryeministrin , Ministrin e Mbrojtjes, Prokurorin e Pergjithshem te Greqise, Parlamentare greke per keto akte terrori verbal e psikologjik kunder nje populli mik si shqiptaret !?
    Nese jo , vellazerisht dhe pa asnje urrejtje njerezore kam vetem nje lutje ndaj teje : nderro emrin e Partise Bashkimi i te Drejtave te Njeriut.
    Eshte emer jo i vertete, jo real, eshte mashtrim.
    Te drejtat e Njeriut jane te drejta universale pavaresisht nga shtetesia, pavaresisht nga kombesia, pavaresisht nga feja , pavaresisht nga raca, pavaresisht nga kufijte midis shteteve!
    Nuk mund te mbroje as bashkoje njerez nje parti qe nuk mbron te drejtat e cdo njeriu e populli kunder racizmit, diskriminimit per aresye race, feje, kombesie, ideje, perkatesie politiko- sociale !
    Te njejtat pyetje i kam edhe per Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse ne Shqiperi, Hiresine e
    tij Anastasios Janullatos !.
    Nese e keni bere kete detyre njerezore e hyjnore dhe jo te kunderten u kerkoj falje publike me perunjesine e nje miku te popullit grek me te cilin na bashkon jo vetem historia e gjeografia por edhe lidhjet e gjakut dhe djersa e mundi i perbashket ne te miren e Greqise dhe Shqiperise !

  18. Viroi says:

    Shkrim ok. Ceshtja e ndertimeve ne Himare eshte si ne gjithe Shqiperine. Kane ndertuar kot, do prishen se zgjerohen rruget. Keshtu po ndodh ne qender te Tiranes dhe nuk erdhi kush nga jashte. Keto Jane lojra politikanesh si, Bollano, Dule , Neranxi dhe ekstremistet greke.

  19. Saranda says:

    politikisht dulja eshte ne grahmat e fundit,prandaj dhe mbijetesen e gjen vetem tek agimi i arte ,ose tek streha e maskarejve sic e ka shume per zemer ta permende keto kohet e fundit.politika reale greke e ka braktisur dulen sepse dulja nuk peshon me ne vendin e vet( i dolli kallai perfundimisht ). paralajmeron stuhi me prapavije lobin grek ne amerike. o dule akoma beson se politika behet si ne shekullin e 19 ku lobingjet i ndanin me laps kufijte.Zaten andej nga e ke farezimin je i detyruar te luash por jo te besosh si ne kete shekull.hej mik luga e corbes eshte e moralshme per aq kohe sa do te merresh me politike ti, e reja ne vazhdimesi eshte se era e corbes behet me e qelbur.po po ,po qelbesh keq e me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje