12 mln dollarë për t'u liruar nga arresti shtëpiak, telashe për kryesuesin e fushatës së Trump

5 Nëntor 2017, 23:01Bota TEMA

12 milionë dollarë në pasurinë e patundshme dhe sigurimin shëndetësor ka ofruar Paul Manafort, për tu liruar nga arresti shtëpiak.

Ish drejtuesi i fushatës 2016 të presidentit të ShBA Donlad Trump, akuzohet për komplot kundër ShBA-së dhe 11 vepra të tjera penale përfshirë evazionin fiskal dhe deklaratat e falsifikuara.

Manafort dhe i dyshuari si bashkëpuntor i tij Ricka Gates janë caktuar nga gjykata për të qëndruar në arrest shëtpie, ndërkohë që dy të akuzuarit kanë deklaruar që janë të pafajshëm.

Paul Manafort, ish-kryesuesi i i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, ka ofruar 12 milionë dollarë në pasurinë e patundshme dhe sigurim shëndetësor, në mënyrë që ti japë fund urdhrit për arrest shtëpiak kundër tij.

Në paraqitjen e 4 nëntorit para gjykatës, Në paraqitjen e tij në gjykatë, Manafort premtoi sigurimin e jetës me një vlerë rreth 4,5 milionë dollarë, si dhe 8 milionë dollarë në asetet e pasurive të patundshme, duke përfshirë edhe një pronë në Fifth Avenue në Nju Jork.

Gjyqtarja e qarkut, Amy Berman Jackson, hodhi poshtë kërkesën nga Manafort për ta liruar atë nga burgimi shtëpiak dhe deklaroi se procedurat fillestare të lirimit me kusht do të shqyrtohen dhe do të caktojnë një seancë dëgjimore për ditën e hënë.

Ndërkohë Rick Gates, një bashkëpunëtor i Manafort, gjithashtu është urdhëruar të qëndrojë nën arrest shtëpiak. Dy të akuzuarit të cilët janë nën vëzhgimin e monitorimit elektronik, deklaruan më herët pafajsinë e tyre.

Akuzat e ngritura ndaj Manafort, janë pastrim parash, komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe mos regjistrimin si agjentë të huaj të ish-qeverisë pro-ruse të Ukrainës. Të dy, janë pjesë e hetimit të prokurorit Robert Mueller për përpjekjet e supozuara ruse për të anulluar zgjedhjet e 2016 në favor të Trump dhe për bashkëpunim të mundshëm me mbështetësit e Trump.

Muller akuzon Paul Manafort për komplot kundër ShBA-së dhe 11 vepra të tjera penale përfshirë evazionin fiskal dhe deklaratat e falsifikuara, si dhe mosdeklarimi i transfertave të parave nga llogari të huaja Këto janë akuzat e para që rëndojnë mbi persona të afërt me Trump që prej nisjes së hetimeve. I menjëhershme ka qenë reagimi i Presidentit, i cili theksoi se veprat në fjalë, nuk janë kryer gjatë fushatës presidenciale.

Paul Manafort në vitin 2016 drejtoi për disa muaj fushatën e suksesshme të Presidentit aktual. Ai dha dorëheqjen kur mediat raportuan se 68-vjeçari kishte punuar për qeverinë ukrainase të drejtuar nga ish-Presidenti Viktor Yanukovic. Sipas ekspertëve, sjellja e Manafort përpara drejtësisë tregon se Robert Mullër po heton imtësisht mbi personat që përfshihen në rrethin e ngushtë të liderit aktual të Uashingtonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje