DOSSIER/ Si u vra Themistokli Gërmenji nga francezët. Dokumenta arkivi

5 Nëntor 2017, 18:49Politika TEMA

Nga Skifter Këlliçi

Me rastin e 100-vjetorit të pushkatimit të Themistokli Gërmenjit

Sot mbushet plot një shekull nga dita kur Sigurimi i Ushtrisë franceze e cila  gjatë Luftës së parë Botërore kishte pushtuar Korçën dhe krahinen rreth saj , pas një procesigjyqsor me dyer të mbyllura ,  më 9 nëntor të vitit 1917, për tradhti të lartë  dënoi me pushkatim atdhetarin e madh shqiptar, Themistokli Germenji .

Ky punim, si të gjithë studimet e mëparshme,  është bazuar vetëm në të dhëna të marra nga dosjet që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe materiale  të shtypit të asaj periudhe dhe më vonë. Dhe kjo sepse duke qenë një proces gjyqsor ushtarak, dosja e tij  ndodhet ende nëArkivin Shteteëror Francez  dhe mund të hapet pikërisht pas kësaj datë. Besojmë se me interesimin e organe përkatëse kjo dosje do të sillet së shpejti në Shqipëri dhe do t’u bëhet e njohur studiuesve tanë.

Si u zhvillua procesi gjyqsor

Pala paditëse në procesin gjyqsor kundër Themistokli Gërmenjit përbëhej nga Benuai, shefi i Syrtesë, pra, Sigurimit të ushtrisë, Drioja, inspektori i Sigurimit, dhe Glavani edhe ai oficer i lartë i Sigurimit. Në përbërjen e Këshillit të Lartë të Luftës ishin pesë ushtarakë francezë, si edhe avokati mbrojtës, Tyber.

Duket e çuditshme se si një oficer si Tyberi, një ndër intrigëthurësit për ta futur Themistokliun në kurth, të ishte caktuar avokat i tij mbrojtës !?…Këtë dyshim shpreh edhe historiani i njohur, Muin #ami, në studimin e tij “Rreth dënimit të Themistokli Gërmenjit dhe ekzekutimit të tij”, (“Studime Historike” nr 4, 1977, faqe 118)), ku , ndër të tjera, ai shkruan:”Në rast se kapiteni Tyber qe me të vërtetë avokati mbrojtës i Themistokliut, atëherë kemi plotësisht të drejtë të pohojmë se  ishte sajuar gjithçka, në mënyrë të përsosur, jo vetëm nga akuza, por dhe vetë gjyqi”.

Themistokliu u akuzua për tradhti të lartë, bazuar në aktakuzën,  mbështetur në përfundimet e fundit të Syrtesë,sipas të cilave:

A .Të gjitha veprimet armiqësore të ndodhura në krahinën e Korçës nga ana e austriakëve, janë bërë me ndihmën e e agjentëve të prefekturës.

C .Këto,(A dhe B), janë shkaktuar si nga shërbimi informativ austriak, ashtu dhe nga partizanët e tij.

Në një shkrim të gjatë,  të botuar në gazetën “Posta e Korçës”, më 13.2.1930, me titull “Vrasja e dëshmorit”, një autor anonym  pasi radhit këto pika të rëndësishme të aktakuzës, vazhdon  edhe fakte të tjera, që nuk janë gjë tjetër, veçse sajime absurde dhe qesharake të Syrtesë.

I tillë është gjoja fakti se para luftimeve të zhvilluara në Boboshticë, Adem Beqiri, bashkëpunëtor i Themistokliut, qenkësh dërguar në zonat e armikut dhe paskësh  takuar  gjeneralin austriak, Vazari, për t’i dhënë informacione. Jo vetëm kaq, por Themistokliu paskësh shkruar  një letër i që i drejtohej shefit të zbulimit austriak, e cila qënkesh gjetur në astarin e një kapote të një oficeri austriak, siç dëshmonte togeri Dë Mari.

Por të tëra këto bien poshtë nga një raport i gjeneralit Sal drejtuar Komandës së Përgjithshme të Armatës së Lindjes, në të cilin ai dëshmon se spiuanzhi austro-hungarez në drejtim të Korçës, udhëhiqej në Sovjan nga oficerët madhorë,  Semere, dhe më  pas  Vitner,  me ndërmjetës një agjent, të quajtur Muharrem, rekrutuar nga prej tyre. (P.Tako,”Themistokli…”,faqe 309).

Më poshtë anonimi vë në dukje se në procesin gjyqsor u lexuan edhe disa dëshmi të të burgosurve. Po ato ishin marrë pas torturash të vazhdueshme, ashtu siç do të deklaronte vite më pas Ciz Mehmeti, një xhandar i forcave të Themistokliu. Për me tepër, siç pohon anonimi, këta dëshmitarë nuk u thirrën të depononin  gjatë procesit gjyqsor.

Një ndër këta dëshmitarë ishte dhe shqiptari  Pasho Kolaneci,  i cili u dënua me vdekje, por më pas u fal nga Syrteja. Ishte pikërisht ky që i dha informacione Benuait se gjoja kishte qenë ndërlidhës i  Themistokliut me Fehmi Zboqin, një tjetër shqiptar i akuzuar për tradhti ndaj Francës. Kësisoj Pashoja u fal e bashkë më  te edhe Fehmi Zboqi që  u lirua më pas.

Sipas anonimit, Themistokliu me një gjakftohësi të pashembullt i hodhi poshtë këto dëshmi, që nuk kishin asnjë bazë. Si përfundim, trupi gjykues nuk mundi të vertetonte akuzën kundër Themistokliut për tradhti të lartë.

Anonimi në vazhdim të artikullit të tij te “Posta…” shkruan se avokati mbrojtës, Tyber, vuri në dukje se Këshilli i Luftës nuk mund ta gjykonte Themistokliu si francez, por si shqiptar. ”Mbrojti tezën që njeru nuk mund të quhet tradhëtar, përvec se kur punon kontra kombit dhe atdheut të vet, qoftë i vetëm, ose në bashkëpunim  dhe në marrëveshje me fuqi të huaja.Themistokliu, si patriot shqiptar dhe nëpunës i lartë i atdheut të tij, përveprat e tij është përgjegjës vetëm përpara kombit të vet.” Ndaj, kërkoi pafajësinë.

Ndoshta anonimi në fjalë 13 vjet pas kësaj ngjarjeje ngatërron Tyberin, armik të Themistokliut, me dikë tjetër që mund t’i ketë shprehur këto fjalë, i cili është treguar jo vetëm i ndershëm gjatë këtij procesi gjyqsor të montuar, por edhe objektiv, siç pohon edhe studiuesi Tako në veprën e tij kushtuar Themistokliut.

Më tutje Tako shkruan se më vonë një profesor i shquar i Universitetit të Parisit ka shprehur thuajse të njejtin opinion për dënimin e padrejtë  të Themistokliut. Profesori nënvizon se gjatë këtij  procesi u bënë shumë akuza të cilat, sipas mendimit të tij, ishin të sajuara. Mund  që edhe vetë Tyberi pas shumë vitesh të ketë shprehur ndjenja pendimi për dënimin e padrejtë që e dërgoi  Gërmenjin  në plumb.

Në librin e tij “Gjashtë muaj të historisë së Shqipërisë”, (frengjisht), botuar në Paris më 1929, Dakoeni, ish-komandanti i forcave franceze në Korcë, që më pas u zëvendësua nga Sali, “…ka dhënë mendimin se drejtësia franceze duhej ta rishikonte procesin, sepse në gjykimin e çeshtjes “pati gabime juridike”. Këtë mendim ka shprehur edhe miku i Shqipërisë, Zhysten Godar, në parathënien  e këtij libri. Edhe francezë të tjerë që kishin simpati për Shqipërinë kanë qenë të këtij mendimi”. (P.Tako.”Themistokli…”, faqe 311).

Trupi gjykues, pas kësaj farse të neveritshme, me tri vota pro dhe dy kundër, e dënoi Themistokliun me vdekje. Syrteja kështu mposhti përfundimisht Sarrajin dhe shtatmadhorinë, që e kishin  mbrojtur Themistokliun.

Të ndalemi tani te  artikulli “E vërteta e  ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit nga francezët” shkruar nga  studiuesi dhe shkrimtari i njohur , Aurel Plasari, botuar më 16 shkurt të vitit 2015 në gazetën “Tema”, ku jepen disa të dhëna të reja  nga procesi i mësipërm gjyqsor.

”Dëshmitari kryesor ishte një Demir Hasan”,- thekson Plasari.- Ky ka qenë pjesëtar i çetës së Sali Butkës, ndërkohë që ka punuar edhe për organet e sigurimit  francez, në kuadrin e shërbimit të informacionit tëArmatës së Lindjes. Me pohimet e tij gjatë procesit ka dëshmuar për kontaktet   e fshehta që ka mbajtur Th. Gërmenji me “anëm tjetër” të frontit, atë të forcave ushtrake të pushtimit në Shqipëri. Për komandën e Armatës së Lindjes kontakte  të tilla konsideroheshin si “tradhti”, në kuptimin e “bashkëpunimit me armikun”.

Pra, del se në këtë proces  gjyqsor  të këë qenë një dëshmitar shqiptar… Por, nisur nga qëllimet cinike të Syrtesë, që pa tjetër të akuzojë Themistokliun për “bashkëpunim me armikun”. “Nga pikëpamja shqiptare kontakte të tilla të Gërmenjit,- vazhdon Plasari,- përbënin një qëndrim largpamës politik në të mirë të ruajtjes së stabilitetit të Republikës Autonome të Korçës, si dhe së ardhmes së saj, kur Lufta e Parë Botërore të kishte përfunduar. Më vonë, gjenerali francez Dakoen, dashamirës i shpallur i Korçës dhe i shqiptarëve, në përgjithësi, – vazhdon Plasari,- e ka shprehur hapur këtë pikëpamje: “Themistokliu kishte lidhje TEK armiku, çfarë nuk do të thotë Me armikun. Ne i kemi shfrytëzuar ato lidhje së bashku në shumë raste”. (Gen. Descoins, Six mois d’histoire de Albanie, novembre 1916- mai 1917, A. Costes. 1930, f 51)”.

Pasi dëgjoi vendimin e jurisë, Themistokliu tha i qetë: “Sidoqë u dënova me vdekje, unë po vdes i pafajshëm  dhe jam i bindur që vdekja ime kapër t’i shërbyer Shqipërisë.  Dhe më poshtë shtoi: “ Më vjen keq që po vdes nga plumbat e francezëve, me të cilët  lidha  besë për t’i shërbyer çështjes shqiptare dhe miqësisë me Francën. Kjo dhëmbje do të jetë  e ëmbël duke ditur që vdes në luftën për lirinë e atdheut tim të dashur, Shqiqërisë….Vdes ilumtur dhe i kënaqur, se e kam ndërgjgjen të pastër dhe shpirtin e qetë në përmbushjen e detyrave kundrejt Shqipërisë. Lutja e fundit që u drejtoj francëzëve është  të mos rrëzojmë flamurin kombëtar që kam ngritur në Korçë dhe të mos bëhen shkak që të prishet ajo copë Shqipëri.”

Sipas anonimit “…këto fjalë tronditën ata që u ndodhën në sallë, sa mjaft prej tyre ulënkokën nga turpi, se nuk mund ta shihnin atë drejt e në sy”. (“Posta…”, 25.2.1930).

Logjikisht kështu duhet të këtë ndodhur sepse, në mjediset ushtarake franceze kishte njerëz që e kuptuan se sa poshtë kishin rënë ata që montuan një proces të tillë të turpshëm,  për të bërë theror Themistokliun dhe për t’i dhënë goditjen vdekjeprurëse Krahinës Autonome të Korçës.

Dhe kjo, sepse pushtuesit francezë tashmë  e kuptuan  se krijimimi kësaj krahine qe një fitore e madhe jo vetëm e Korçës, por edhe e Shqipërisë, që cënonte interesat e tyre në të ardhmen. Ata edhe pas përfundimit të Luftës së Përbotshme, mendonin të ruanin zona  ndikimi në Ballkan e në Shqipëri. Jo më kot e mbajtën Esat pashën në Paris që më pas ta kthenin në Shqiqëri për të luajtur kartat franceze dhe serbe.

Pushkatimi

Në atë kohë, pra, më 9 nëntor të vitit 1917, Themistokliu nuk ishte vecse 46 vjec. Që Sigurimi francez e kishte mbërthyer në kthetrat e tij gjakatare, këtë e kishte parandier. Megjithatë, ai nuk u largua nga Korça, gjë që mund ta bënte fare lehtë, sepse askujt nuk do t’i jepte llogari, aq më tepër pushtuesve francezë. Madje, ka pohime se  shokët i kishin thënë të largohej, e, megjithatë, ai nuk u largua, i bindur në drejtësinë  e tij. (“Gazeta e Korçës”, 11.2 1930).

Në çastet e pushkatimit të Themistokliut ka qenë Ogyst Mortieri, ushtarak francez që më 1914 ishte martuar me një vajzë pogradecare, të quajtur Athina Sotiri. Dhe më 1917, pas luftimeve në Pogradec, ku mori pjesë edhe Themistokliu, u emërua komandant garnizoni. ”Skuadra,- dëshmon ai,- gatitej të shtiente.Themistokliu hapi gjoksin dhe me trupin përpara e priti batarenë e plumbave burrërisht, si shqiptar i vërtetë.” (“Kuvendi Kombëtar”, Ilo Mitkë Qafëzezi, “Vrasja e Themistokli Gërmenjit”,17 dhjetor 1933) .

Më poshtë po aty:”Kur do ta pushkatonin,- ka deklaruar një oficer i shtabit madhor francez,- nuk pranoi t’i lidhnin sytë  dhe i kërkoi një copë letër oficerit të togës së pushkatimit me lutjen që të lexohej  pas mbarimit të detyrës. Dhe në kohën që zbrazeshin pushkë, u dëgjua nga goja  e tij:”Rroftë Shqipëria! Rroftë Franca!”.Themistokliu ra ngadalë, ashtu siç pritet  një lis i madh. Oficeri çeli letrën dhe sytë iu mbushën me lot kur lëçiti:”Dhe mbas vdekjes sime,”Rroftë Franca!”.

Me tutje në këtë shkrim, I.M.Qafzezi shkruan:”Pushkatimin e ndiqnin së largu dy hije. Donin të bindeshin me sytë e tyre për vdekjen  e tij. Dhe u zhdukën përsëri si fantazma, porsa panë që trimi vaditi me gjakun  e tij të pafajshëm dheun e huaj. Cilët mundtë ishin këta? Ndoshta Esat pasha dhe Eftim Gjini”.

Gërmenji nuk u varros në Korçë, ku pati shprehur dëshirën, por në Zeitenlik të Selanikut. Madje as në varrezat  qytetare, por në ato të robërve austriakë. Dhe kjo ndodhi, sepse pushtuesit francezë kishin frikë se varrimi i Themistokliut në Korçë do të kthehej në manifestime të furishme popullore kundër tyre. (Muin #ami,”Studime…”, nr.4 1977, faqe 120). Eshtrat e Themistokliut u varrosën pas shumë vjetësh në varrezat e Korçës.

Një ditë pas pushkatimit të Themistokliut, më 10 nëntor, gjenerali Sal, komandanti i forcave pushtuese në Korcë, mblodhi këshillin qeveritar të Krahinës Autonome dhe me cinizëm njoftoi se një natë më parë Themistokli Gërmenji ishte pushkatuar  si bashkëpunëtor i armiqve të Francës dhe aleaëve të saj.

Ky lajm  tronditi pa masë të pranishmit, sepse askush nuk besonte në fjalët e gjeneralit francez. Por, çuditërisht,  një major francez, i quajtur Masje, i tha Salit pa drojë: ”NëseThemistokliu ishte fajtor, unë jam fajtori më i madh”. Pra, dëshmonte se Themistolkiu nuk kishte tradhtuar. Nuk kaluan veçse disa ditë dhe Masjeja nuk u pa më në Korçë. (“Drita”, “Themistokli Gërmenji një nga përpjekësit për vetqeverimin  e Shqipërisë”, 23.11.1973).

Me të marrë këtë mandatë, e shoqja e Themistokliut, Evdhoksia, u takua me Glavanin, shefin e Sigurimit francez në Korçë  dhe i kërkoi atij t’i shpjegonte  arsyet e pushkatimit të burrit të saj.

Cilatdo qofshin ato, unë protestoj për vrasjen tij , se Themistokliu ishte i pafajshëm dhe ra viktimë e shpifjeve,- shtoi ajo.

-Shikoni, zonjë,- u përgjigj Glavani, duke përdorur të gjitha argumentet e mundshme.- Ju duhet të pranoni faktin, sado i hidhur të jetë,se Këshilli i Luftës, që dënoi burrin tuaj, u mbështet në  prova të sigurta.

-#farë provash? M’i jepni ato,- ia preu me zemërim dhe e hidhëruar ajo.- #farë gjyqi qe ai, kur nuk u thirr asnjë dëshmitar për të fajësuar burrin tim?

E veja e shikoi me qortim dhe inat e shtoi:

-Themistokliu asnjëherë nuk ka vepruar me kokën e tij dhe pa biseduar me Dakoenin e më pas me Salin. Për çfarë u akuzua? Ju lutem edhe një herë, më paraqitni provat.

Glavani u zu ngushtë.

-Gjykata e mbështeti vendimin,- tha ai,- në provat që u paraqitën , sipas të cilave u vërtetua se Themistokliu i kishte dhënë armikut informata ushtarake mbi Korçën e krahinën e saj.

-Nuk është e mundur,- iu përgjjigj ajo.- Ju lutem, më  lejoni të shkoj në Selanik për të mbledhur të dhënat e  e nevojshme. Dua që gjyqi i burrit tim të përsëritet duke u bindurnë pafajësin e tij. (P.Tako,”Themistokli…”.faqe 323).

Por këto prova Glavani dhe oficerë të tjerë madhorë francezë, nuk ia dhanë kurrë Evdhoksisë. Kuptohet, nuk kishin çfarë t’i ipnin.

Megjithatë, Evdhoksia në  qershor të vitit 1920 u takua me gjeneralin tjetër francez, Dë Bartu, dhe iu  lut t’i jepte një kopje të aktit gjyqësor. Dhe Dë Bartui i premtoi.Por kur shkoi në Selanik, pa se të gjitha aktet gjyqsore të Armates së Lindjes ishin dërguar në Paris. Megjithatë, ai kërkoi nga Ministria  e  Drejtësisë në Paris që t’i dërgohej një kopje e procesit të Selanikut kundër Themistokliut. Mirëpo ky proces nuk ra në  dorë të tij e, rrjedhimisht, në dorë të Evdhoksisë. (AQSH, dosje 27, faqe 5,letër e dë Furtusë, Sofje, 7.7.1920).

Pas pushaktimit  të Themistokliut në shenjestër të  Syrtesë u vunë komisarët e policisë, Kozma Trebicka e Llazo Progri, Tefik Panariti, Mehmet Starova e më vonë te Qamil Panariti etj. Disa prej tyre vdiqën në kampin  e përqendrimit në Bitinckë, madje edhe në Guajanën franceze .

Pushtuesit francezë   abroguan  pa ngurrim Protokollin e 10 dhjetorit, në bazë të të cilit Korça, siç e kemi parë në pjesët e para të këtij cikli, shpallej krahinë autonome dhe ajo u quajt thjesht kazaja e Korcës, pushtuar nga forcat e ushtrisë franceze.

Ne, ushtarët e Francës,- tha Sali në në një takim me anëtarët e shoqërisë “Përparimi”,-po luftojmë për të përhapur në të gjithë botën fjalët e lirisë,barazisë, dhe të vëllazërimit.Të tërë ata që i kuptojnë ç’duan të thonë këto fjalë, janë miqtë tanë, ata që nuk duan t’ikuptojnë, janë armiqtë tanë.” (“Gazeta e Korçës”, 24 korrik 1917).

Lajmi i pushkatimit të Themistokliut shkaktoi hidhërim, dhëmbje dhe indinjatë tek të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut. Midis tyre e ndjeu këtë humbje shoku i tij i armëve, Sali Butka. Lajmin e vdekjes e botuan shume gazeta , ndër të cilat edhe gazeta “Dielli”, që botohej në Boston, e cila shkroi: ”Frenqtë dyfeqisnë prefektin e Korçës, atdhetarin e madh, Themistokli Gërmenji”, (18 dhjetor 1917). Kjo ishte e kuptueshme. Duke vrarë Themistokliun kaq mizorisht, Franca kishte vrarë dhe zemrat e shqiptarëve, të cilët tek ai shihnin një atdhetar të madh të çeshtjes kombëtare.

Epilog

Një  mëngjes janari të vitit 1999, disa muaj para se të nisesha për në Amerikë, tek shetisja me publicistin e njohur, Pirro Naçe, një burrë më pamje të qeshur, u ndal para nesh. Pasi  na përshëndeti, nisi të fliste frengjisht.

-Njihu , me ambasadorin francez në Tiranë zotin……- m’u drejtua më pas Pirroja.

Pastaj edhe unë i thashë se cili isha. Si u mendua një grimë, ai  me një shqipe të përsosur më pyeti se mos isha autor i romanit “Vrasës me duar të bardha”, kushtuar Themistokli Gërmenjit. Pohova me kënaqësi. Pastaj fytyra e tij u mbulua një  çast nga një hije trishtimi.

-Para disa ditësh,- zuri të fliste,- bëra një vizitë në varrezat e ushtarëve francezë, të rënë në Korçë gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe aty vura një kurorë edhe te varri i atdhetarit të madh shqiptar, Themistokli Gërmenji, që u pushkatua padrejtësisht nga ushtarakët tanë më 1917.

Pas kaq dekadash, Franca, nëpërmjet ambasadorit të saj, kërkonte falje. Me pak fjalë, por domethënëse.

Sidoqoftë, nuk mjaftojnë  veprime të  tilla fisnike  që janë përsëritur edhe nga diplomatë të tjerë francezë të cilët  kanë punuar në Tiranë. Bazuar në fakte që do të zbulohen nga hapja e dosjes së këtij procesi të kurdisur gjyqsor, do të vërtetohet,  tashmë juridikisht, pafajësia e Themistokli Gërmenjit. Dhe shpresohet se kjo dosje,  më së fundi, jetë në duart e studiuesve tanë, pas 9 nëntorit të këtij viti, kur mbushen 100 vjet nga dita e dënimit  me vdekje  të këtij veprimtari të shquar të lëvizjes sonë kombëtare./ Fund

20 komente në “DOSSIER/ Si u vra Themistokli Gërmenji nga francezët. Dokumenta arkivi”

  1. Patrioti says:

    Keta jane burra patriot,jo si ata te bregut,qe per 300evro jane bere …….. mos e them me mire c`jane bere.

  2. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    nga sa serviret me siper del qart se [pak rendesi ka sesi e exzekutuan francezet si ”tradhetar” apo hero] ata qe prodhosen ose vrane pas shpine te madhin Themistokli[grek 100 karat] ishin[si perhere] sunitoshqipfoles te pabese,dobica te sulltan Muratit……………….Demir,Sal,Hasan,Esat etj!

    1. Ilir Araniti says:

      Po të mendohej nga këndvështrimi yt, që vë fenë mbi kombin, atëher pak do mbeteshin shqiptar të pastër, ngase shqiptarët ortodhoks mbajn emra grek, ata katolik emra italjan dhe në fund ata myslyman emra arabo-turq. Prandaj komenti yt ka aq vlerë, sa një e “pallur gomari”. Kur Gjergj Kastrioti e quante veten epirot-arbnor, Themistokliu thirrej në shqiptarizëm, kush je ti, të thuash se ai ishte grek-mikroaziatik.

    2. Elpidhiqi says:

      Mero, c’eshte kjo mase qelbi me kete pseudonim (“askush nuk urrehet……..”) ?

    3. Shigjeta says:

      Palaco , ne Shqiperi nuk ka vetem grek ortodokse , por dhe ortodokse shqiptare , sic qe Themistokli Germenji apo A. Z. Cajupi ,etj etj, me sa duket ti te ka qeruar urejtja per Shqiptaret dhe i fut te gjithe ne nje thes , apo nuk e di qe ne Shqiperi ka dhe ortodokse shqiptar , qe nuk kane asnje lloj lidhje me helenet greke , lexo me teper dhe komento me pak arlubes , meqe qenke grek i flakte dhe ben cdo gje greke , mund te na thush dicka per papa Kristo Negovanin ??? Per rolin dhe veprimtarine e tij dhe , perse Qeverite greke , bejne dhe benin protesta sa here jepej filmi “rruga e shkronjave ” ??? Po sdi gje , ik e pyet Kryepeshkopin te te hapi syte , te shikosh e te lexosh me teper ………te ” Akropoli ” shkruaj me te tille urejtje dhe jo tek gazetat shqiptare , pale me mban dhe inicialet e theniet e platos , ata ishin me 10 ton mend , dhe jo dallkauk si puna jote……….

    4. Janullatos arxidoglyftis says:

      Jo bythqir i janulles jo, atë ë vranë bythqir greko-orthodhoks si rasati jot duke thurrur intriga te francezët .
      Pabesia në gjak u lëvron o beqir

    5. JUGU says:

      @@”Askushi nuk…………………………………..(PLATTO).. ti Moterqire qe na Shkruan edhe Shqipe..Citatet e Platonit shko dhe Thuaja Grekerve..se ne Shqipetaret nuk kemi nevoj..
      1-Themistokli Germenji ishte nje nga PATRIOTETE E MEDHENJE QE LUFTOJ KUNDER TURQEVE DHE GREKEVE..Ceta e Themistokliut ishte e para ne Zonen e Korces qe qe me 1905-sen Luftonte ANDARTE-GREKE.. qe paguheshin nga Mitropoliti i Kosturit dhe Follorines…
      ISHIN PERPJEKJET E SHQIPOVE ORTODOKSE NE KORCE QE BENE TE MUNDUR EDHE HAPJEN E SHKOLLES SHQIPE(Zyrtarisht)…si dhe Ceta e Themistokli Germenjit ka qene gjithmone GARANCI DHE MBROJTJE E C´ESHTJES SHQIPETARE…lol

    6. Gaqi says:

      Na shpjgo pse greko-kopto-egjiptioano-hevgjit graak quhen me entin e kurvez me te madhe n histori helene? Fol kurve fol

  3. Aleksander says:

    Lavdi Themistokliut Madh ! LAVDI Korces SUPERSHQIPTARE !

  4. WEB says:

    Themistokliun nuk e vranë grekët, që edhe pse ishin në tërheqje taktike qëndronin në periferi, por shkuan dhe vranë francezët. Kujtuan se do mbanin korçën ashtu siç mbanin marokun dhe senegalin.. Edhe mbas 10 dekadash, me gjithë këmbënguljen e të afërme të themistokliut për ta deklaruar të pafajshëm, dosja vazhdon të mos hapet. E meritojnë një kaçul muti mbi varret e francezëve

  5. WEB says:

    Themistokliun nuk e vranë grekët që edhe pse ishin tërhequr rrinin në pritje në periferinë e korces, por shkuan dhe e vranë francezët. Kujtuan se do mbanin korçën si marokun apo senegalin

  6. bisnesmeni me bishtqeni says:

    po mir mo po ky themo ca ishte shqiptar apo I huaj francez se ne franc po te shkosh te can trapin francezi,je I huj t thot..
    ore shqiptare!
    po, si serbi,si greku si italjani si gjermani si rusi e kinezi si anglezi e amerikani si eskimezi e japonezi ,si zezaku a verdhaku..te gjitj te huaj jan.
    pse duhet te quhet tradhtar ai esat pash toptani qe thoshte rroft serbija e jo themistoksli germenji qe thrriste rroft franca (edhe pas vdekjes).!!!!

  7. maloku i par na madagaskar says:

    edhe kte e ka paushkatu enveri a ?

  8. Elio Gora says:

    Me interes ky shkrim ne lidhje me Themistokli Germenjin.Per kohet e sotme te duket absurd egzekutimi i tij nga Francezet.Ndersa ne Korce u ndertuan varrezat e ushtarakeve franceze dhe jane nderuar keta te rene si ne kohen e komunizmit edhe sot,gje qe tregon se ne jemi nje popull me kulture.Ajo qe doja te evidentoja une pas leximit te ketij shkrimi eshte se deshmitari kryesor qe Themistokliu shkoi drejt pushkatimit ishte nje nga banoret e fshatit Starove te Pogradecit(ndoshta i quajturi Demir)i cili u manipulua nga fracezet.Ky deshmitar kohe me vone pranoi se kishte qene deshmitar i rreme.Fati i tij i mevonshem nuk dihet.Gjithashtu duhet theksuar se Themistokli Germenji ka ardhur ne qytetin e Pogradecit dhe ka bere takime me patriote te kohes,por per cudi ne qytetin e Pogradecit,nuk ndodhet asnje ,qofte dhe pllake perkujtimore,qe te beje te njohurkete fakt brezave qe vijne.

  9. Ilo says:

    Jy faleminderit zoti Skifter. E paharruar Vepra e Heroit Shqiptar Themistokli Germenji.

  10. Mario says:

    Themistocliu ishte Hellen qe u vu ne sherbim te turqve

    1. syri blu says:

      Ti Mario je rot kari komplet , dhe kar me xhunga , ti librave u ke pare figurat vetem , nuk eshte helen , por patriote shqiptar dhe ortodoks shqiptare , e more vesh ore qeleshe …..eshte nga ata patriote si dhe shume te tjere qe nuk kane dashur kurre nderhyrjen dhe aneksimin e Shqiperise dhe kishes se saj autoqefale nga Greket , e kupton ore kastravec , ata (greket )

      0ne shekuj kane patur per qellim primar aneksimin e Shqiperise tek trungu i shtetit grek , keto jane fakte historike dhe si ty dhe ai me lart qe me del me inicialet e platos , sepse ju jeni perfaqesues te agimit te arte neper midiat shqiptare , jeni oma pacavure , injorante dhe kllefa kari te nje perdorimi , ju thone shkruani keto , dhe ju me zell shkruani , e more vesh ore

  11. tomas says:

    Cfare jane keto idiotizma me gjoja kerkim falje mbas 100 vjetesh?
    Francezet ishin pushtues dhe e vrane nje patriot shqiptare dhe ketu mbyllet historia.

  12. zi says:

    Me ben pershtypje qe u qjykua, kishte dhe avokat,
    cilido ish ai.
    Ne ate kohe ne cdo 24 ore ndrohej flamuri ne korce,
    njehere shqiptar,grek, austrohungares, frances, serb,
    me ben shume pershtypje qe njerzit,gjykoheshin qofte dhe ne keto rethana,
    panvaresisht se ashper, me vdekje.
    Tani te ekzekutojne ne mes te ruges,
    si qen,pa gjyq, pa faj, pa ide ,
    ndoshta sepse , dikush tha, se nuk te pelqejne shpellaret.

  13. beni says:

    Në mes të shtetit shqiptar të shpallësh republikë sikur nuk shkon!!!
    Egoja e Themistokliut tëek francezët i kalon përmasat,për t’u bërë mbret i republikës së Korçës dhe i hapi rrugë austro Hungarisë e haroj se jugu ish e kish kohë që ish koloni e Italisë e Greqisë!!!!
    Dashnor të rinj jan shum te rezikshëm që më mikun të të bëjnë Asem e asmin të t’a bëjn mik,për interes të austro Hungarisë e dobësimin e influencës serbo e ruse e Itali greke?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje