Dy të rinj nisen për Itali por ja çfarë zbulon policia gjatë kontrollit

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Rinas, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre u është gjetur nga një kartë identiteti dhe nga një kartë shëndeti të falsifikuara.

Sipas policisë këta shtetas po tentonin që të largoheshin nga Shqipëria drejt Italisë. Të dy po hetohen për të njëjtën vepër penale në bazë të neneve 186 e 189 të kodit penal.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë shtetasi B.M vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi A.V vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *