LSI, Konventa e Frikës së Madhe!

5 Nëntor 2017, 10:38Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse ka një parti politike në Shqipëri që mund të mbledhë në kohë reale, ç’farëdo lloj forumi që dëshiron, pavarësisht statutit dhe formaliteteve të tjera “të kota”, ajo është padyshim LSI. Mediat kanë njoftuar se të dielën po me këtë lehtësi, ajo do të mbledhë Konventën e saj Kombëtare. Axhenda e publikuar paraprakisht duket aq e përgjithëshme dhe pa fokus, apo target konkret që detyron realisht mbledhjen e një forumi të tillë kombëtar, sa ajo të kujton këngën: LSI e mprehu shpatën dhe njëherë o për situatën…

Megjithatë përtej retorikës, axhendave, fjalimeve dhe fjalimbajtësve, diskurit publik, emërtimit të eventit partiak, entuziazmit dhe solidaritetit që shfaqet aty, regjisë që ska të sharë, transmetimeve rekord live nëpër televizione,- dikush duhet të thotë se të gjitha ato, nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin. Nuk kanë lidhje me atë se çfarë fshihet prapa të gjithë kësaj. Nuk kanë lidhje me shkakun real të gjithë këtij takimi, takimeve të tjera më parë dhe atyre që do të vijnë edhe pas kësaj. E vërteta është se të gjitha çfarë thuhet deri tani zyrtarisht e publikisht, janë thjeshtë dhe vetëm sebepe.

Shkaku real është një dhe vetëm një. Ajo lidhet me “Thembrën e Akilit” të kësaj partie. Me filozofinë e funksionimit dhe ekzistencës së saj. Me kauzën kryesore që ajo ka mbrojtur dhe për me të cilën është identifikuar gjatë tetë viteve të shkuara kur ishte në qeveri, herë me PD dhe herë me PS. Ajo kauz që në demokracitë liberale dhe funksionale, nuk arrijnë dot kurrë që ta bëjnë një parti të vogël, “forcë të parë, forcë të paparë”. Pavarësisht se me një pragmatizëm për tu adhuruar, LSI duhet pranuar se ia ka dalë deri tani që ti mari maksimumin vetes, pavarësisht numrave e mandateve në Parlament. Qoftë duke qenë herë me të djathtën dhe herë me të majtën. Herë në qeverinë e Kryeministrit Berisha dhe herë me atë të Kryeministrit Rama.

Shkaku real i Konventës së sotme të LSI nuk gjendet tek retorika që askush me dy pare mend në kokë në këtë vend, nuk e mer seriozisht kur thuhet në mënyrë dukshëm të impostuar. Për rrjedhojë, pavarësisht se çfarë do dëgjohet në Konventë, frika e LSI nuk gjendet as tek “kanabizimi” e as tek “banda e Habilajve”, as tek denoncimet e “lidhjes së kësaj qeverie me krimin” dhe as tek “kriminalizimi i qeverisë”, as tek “katër familjet mafioze” dhe as tek “20 grupet kriminale”. Jo se të gjitha këto nuk janë shqetësime reale për tu marë në konsideratë e për ti shkuar deri në fund luftës për ti çbërë atje ku ato gjenden dhe ekzistojnë realisht. Përkundrazi! Por çështja këtë radhë qëndron diku tjetër.

Frika e vetme, reale dhe e vertetë e LSI që e bën lidershipin e kësaj partie që ti mbledhi njerëzit këtë të dielë nga anë e anës, lidhet me frikën e saj reale ekzistenciale, nga shkërmoqja. Eshtë frika nga efekti që mund të krijojë ajo që po ndodh tashmë, me heqjen e superdrejtorëve të saj në masë nga puna. Heqja e të gjithë atyre që ndodhen në pikat më kyçe dhe në çdo “vend pëllumbi” e “fole thëllëze” të qeverisjes e pushtetit të këtij vendi. Heqja e të gjithë atyre që i ka mbajtur deri tani në administratë, në çdo cep të territorit e nivel të hierarkisë, vetëm një meritë: Tesera e saj rozë.

Kjo frikë e vetme, me të drejtë në këtë rast, fsheh prapa saj një frikë edhe më të madhe. Frikën se pas kësaj bie filozofia që i bëri bashkë të gjithë ata burra e gra, djem e vajza të këtij vendi, për të votuar LSI. E bashkë me të, bie edhe një nga arësyet se përse shumë prej tyre, janë në atë parti. Që do të thotë se pas kësaj, sa më shumë që kjo forcë politike është jashtë tepsisë dhe larg të mbajturit të dorës në timon, aq më shumë njerëzve i bie shkaku i qenies pranë saj. E për rrjedhojë kjo mund të çojë në nisjen e një efekti ortek ose reaksioni zinxhir shpërbërje, efektet e para të së cilës, me sa duket kanë filluar që të ndjehen që tani.

Prova e parë reale, e vërtetë, e madhe, konkrete e të kundërtës do të jetë padyshim pas afër dy vjetësh. Në zgjedhjet e përgjithëshme lokale të mesvitit 2019. Atëherë kur shqiptarët do të thirren në votimet e radhës, për zgjedhjet e pushtetit lokal. Deri atëherë do të kalojë shumë kohë, do të rrjedhin shumë ujëra, e bashkë me to do të ketë edhe shume e shumë zhvillime të tjera në terren dhe padyshim, edhe shumë Konventa të tjera të LSI si këto. Ndaj, për çdo situatë të re, partive politike sidomos ato që janë në opozitë, u duhet që të “shpikin” nga një armik të ri, të gjejnë një kauzë të re, të ngjallin shpresa të reja se ja edhe pak, se nesër do rrëzohet qeveria dhe ne do rikthehemi sërisht në pushtet si dikur “me një dorë në revani e me tjetrën në bakllava”.

Ndaj, edhe sot le të fillojë konventa. Le të buçasi salla. Le të gërthasim fort kundër qeverisë. Le të mblidhemi sa më fort rreth njëri tjetrit. E mbi të gjitha, sapo të ndizen dritat e skenës dhe regjia të bëjë shenjë që jemi live në transmetim, të mos harrojmë që të na vijnë ndër mend, vargjet e këngës së famshme të Freddie Mercury-t: “The show must go on!”(Alpenews.al)

11 komente në “LSI, Konventa e Frikës së Madhe!”

  1. Bushi says:

    Te lumt zoti Peza! Ke bere nje shkrim real qe sot e shohin faktikisht te gjithe shqipetaret.LSI-ja Monkes,e Vasilit dhe e Metes (faktikisht Meta eshte akoma kryetar i LSI-e),eshte nje parti qe ka ne drejtimin e vete njerez pa bythe.Ata shkojne, here me kriminelin Berisha,dhe here me Ramen e here me Bashbukuroshin.Monka, si bisht levizur qe eshte,sot shkoi me Bashen e bukur,pasi i pelqejne balluket e tij se i ka me te bukura se te Ilir Metes.
    Koventa e LSI-e do prodhoje asgje per vendin,per te miren e popullit,por vetem intriga,shpifje,trillime kundra Edi Rames dhe qeverise se tij.Kjo eshte motoja e Monkes dhe e LSI-e,duke iu bashkuar krimineleve te pd-ke,per destabilizimin e shqiperise.Por te mos behen merak,se po vijne perseri zgjedhjet,dhe LSI-ja dhe pd-ke do te shkojne ne fund te kazanit si mbeturina te kombit shqipetar.

    1. Romeo Duka says:

      Po me gomari eshte ai Titi, ose ndryshe Skifter Vasili, qe para dy javesh, si e tha vete ne konvente, e dinte qe Sota do kalonte per Elbasan dhe do ishte pa patente, e do arrestohej, e do I gjenin dy patentat e Tahirit, e keto e te tjera budallalleqe si keto. Idioti I lindur nuk kurohet, Kurohet ai qe semuret gjate jetes. Titi eshte I lindur mor burre. Nuk ka shprese.

      1. Manush Efendiu says:

        Hahaha. Titit kur ishte I vogel I thonin Tit llapushi. Madje I thoshte keshtu edhe shoku manush Myftiu, daja I vet.

  2. Lesheli says:

    Analize e sakte.

  3. vili says:

    How to make 1 000 000?! I have been studied more than 24 years and I am working the greatest international company for years and I fucking do not have event 10 000! How fucking Albania politicians did they make those moneys?

  4. mistreci says:

    Shkruaj çfare te duash Fredo ! Nuk te fut me Rama ne listen e deputeteve, mbaroi ajo pune !

  5. Arush Dudushi says:

    Shkrim i arrire. I lumte dora z. Peza.

  6. Anri says:

    FRIKA E MADHE E LIKES????
    Këtë doje të thoje zoti PEZA????

  7. vili2 says:

    vili tqaft nona kush eshte ajo organizate qe tka marr ne pun me kte anglishte cop cop vili yppppp xhixhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje