Shkëmbi: Pas një viti vij në Superiore. Partizani ktheu Starovën pasi e shau

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bledi Shkëmbi nuk ka kursyer kritikat ndaj Partizanit për mënyrën se si po administron situatat në klub. Duke folur për “SuperSport”, ai nuk ngurroi të kritikonte zgjedhjet e fundit të klubit, ndërsa dha edhe përshtypjet e tij për karrierën si trajner që ka nisur në Kosovë.

Për paraqitjet e Skënderbeut

“Sot e ndoqa ndeshjen si tifoz. Më pëlqeu që fitoi Skënderbeu, ndoshta jo me një ndeshje brilante, pas harxhimit të shumë energjive të enjten. Megjithatë duket që Skënderbeu të mund edhe kur luan me 50%. Ndoshta për kampionatin nuk është e mirë, por për Skënderbeun po”.

Për situatën te Partizani

“Te Partizani duket sikur çdo gjë e prishin me dorën e tyre, hoqën shumë lojtarë të mirë nga vjet dhe nuk i zëvendësuan. Kjo mendoj është arsyeja kryesore. Pastaj vjen drejtor Moxhi, vjen trajenr nga Italia, pas 4-5 javësh vjen Sulejman Starova i cili deri dy javë më parë thoshte çdo gjë të keqe për Partizanin. Duket se është rrëmujë dhe diçka nuk shkon”.

Për fitoren përballë Prishtinës së Josës

“Ndeshja e djeshme ishte shumë e rëndësiehme, se vinim pas dy ndeshjeve jo të mira, me 1 pikë dhe me mënyrën e të laujturit. Për fat të mirë morëm tri pikë, ishte pak e çuditshme se me profesorin deri pak kohë më parë isha lojtra, dhe dje isha koleg me të. Ndjeva kënaqësi për fitoren, por jo se munda Mirelin”.

Për lojtarë që mund të huazohen nga Skënderbeu

“Patjetër që ka. Klubi i Skënderbeut, lojtarët e tij, janë kthyer pak a shumë si Dinamo e Zagrebit e Shqipërisë. Që të marrësh lojtarët e Skënderbeut duhet të jesh i fortë financiarisht, që për ne është e pamundur. E vetmja mënyrë është nëse Skënderbeu na bën ndonjë dhuratë për Vitin e Ri”.

Për ndërrimet e shpeshta të trajnerëve në Superiore dhe nëse mund të jetë në të ardhmen në stolin e ndonjë skuadre

“Unë e ndjek Superioren dhe më vjen keq që ndërrohen kaq shumë trajnerë. Ndoshta tani po e kuptoj sa e vështirë është. E kuptoj që ndonjëherë i kemi rënë në qafë pa të drejtë, ndoshta do e vuaj edhe unë në kurriz. Kam nisur një punë me Lirinë, jam i kënaqur me ambientin, deri diku me punën që kemi bërë. Këtë vit dua ta mbyll aty, pas një viti mendoj se jam gati”.

Për lojtarët e Lirisë dhe merkaton e tyre

“Unë mendoj që te Liria ka disa lojatë të rinj, shumë të rinj që në një të ardhme të afërt do t’i shihni në Superligë. Nuk dua të them emra se nuk dua të prish punë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *