Shpëtim Idrizi thyen heshtjen: Do ngrihemi në këmbë dhe më me forcë për…

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka thyer heshtjen e gjatë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai paralajmëron se forca politike që përfaqëson nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse nëpërkëmben shqiptarët.

“Do ngrihemi ne kembe dhe me me force per Camerine , dinjitet e reciprocitet ndaj kujtedo qe mendon qe mund ti neperkemb Shqiptaret….” shkruan Idrizi teksa e shoqëron me një video nga protesta e shoqatës “Çamëria” gjatë vizitës së ministrit grek Niko Kotzias në Tiranë në vitin 2016.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...