Vendas i paftuar (për ne emigrantët dhe policinë rrugore në Shqipëri)

5 Nëntor 2017, 11:50Sociale TEMA

Kur vendos që do shkosh në vendin tënd përshkohesh nga euforia dhe sikleti bashkë.

Do heqësh mendjen për ca ditë nga monotonia e mërgimit e mbi të gjitha gëzohesh që do shkosh të takosh të afërmit. Që ku i dihet se kur do i gjesh prapë.

Pastaj të vë në lëvizje mekanizmi i dhuratave që do blesh e fiks në orën e fundit përpara nisjes gjendesh me portabagazhin e makinës hapur dhe valixhet e çantat që teprojnë e zakonisht janë të të tjerëve që u dërgojnë porosi të tjerëve, e ti  s’ua prish dot, se ashtu është shkruar në ligjet e Mërgimit.

Përshkon mbi njëmijë  kilometra nga pasditja e tërë natën e mëngjesin dhe përshkon vijën kroate e malazeze që të arrish në Shkodër pa u errur… Ka mbetur zakon që në Shqipëri  “është mirë” të hysh pa u errur. Se nuk i dihet…

Rrugët malazeze me makinat e parkuara në rrëmujë të kujtojnë ambjentin e vendit tënd, por e di që nuk je akoma në vendin tënd. Policët rrugorë malazezë të shohin me indiferencë ndërsa ti respekton tabelat dhe lë pas vetes patrullat që nuk janë larg zakonit të patrullave shqiptare kur vjen fjala për ndonjë para nën dorë.

Keq me malazezët e ke në doganë. Duket se akoma shërbimit doganor s’ia kanë marrë dorën; të vonojnë gjer në infinit e madje kërkojnë dokumentat e makinës që bëjnë gjoja sikur i lexojnë. Ti fik motorrin dhe mund të shohësh Titanikun në dvd dhe të jesh akoma në rradhë; pesë makina gjithsej…

Del në doganën shqiptare; se mos të thotë njeri “mirëseardhe”- siç të thonë doganierët  në Amerikë; as që bëhet fjalë. Malazezët ia kalojnë dokumentat palës tonë, këta kontrollojnë prapë, ti shikon Titanikun edhe njëherë, edhe pse ke dorëzuar kartën e identitetit të shtetësisë së dytë, se me pasaportën shqiptare zënë e të pyesin se nga je me prejardhje.

Pastaj hyn në Shqipëri. Ndihesh i çliruar që në Shkodër nuk ka rënë muzgu – ia arrite objektivit të hysh pa u errur. Pas 14 km merr drejtimin për Tiranë, ku duhen 2 orë të mira të përshkosh 90 km. Mesatarisht 45 km/h në rrugë kombëtare, dhe po të shkoi mirë, pa ngrënë ndonjë gjobë për shpejtësi mbi limitet…

Është një segment prej 10 km para se të hysh në Tiranë që Kaosi e ka bërë pronë të tijën qyshkur. Aty do kalosh si Uliksi mes Shillës dhe Karibdës; mbyll veshët edhe ec… Të tërë i bien borive; ka policë, traktora, furgona, buldozerë,karroca, kalimtarë, autotrena dhe mobileri – mbi 50 mobileri, veç anijet dhe avionët mungojnë,; mbyll veshët dhe ec…

Kur mbërrin në shtëpi e kujton se mbaroi sikleti i udhëtimit të afrohet gruaja dhe të thotë që të blesh ujë të pijshëm, se ai në rubinet nuk pihet. Në të vërtetë mendon se megjithatë gjërat janë rregulluar. Prej vitesh shkon dhe vjen e nuk je gjobitur. Ke rastisur me policë të sjellshëm dhe të edukuar; të kontrollojnë dokumentat dhe siguracionin dhe me edukatë të përcjellin me togfjalëshin: “mund të vazhdoni”!

Por fati kësaj rradhe të rezervon të tjera surpriza. Pas dy ditësh vendos me gruan të shkoni në Greqi, tek familjarët e saj. Përshkon autostradën nga Tirana në Fier dhe në Levan merr drejt Gjirokastrës. Je i treti në kolonë, kur fap, shfaqet polici rrugor që të bën shenjë të ndalosh ti. Në panik mendon se mos bërë ndonjë gafë, por ja, të shohim – i thua vetes.

Polici kontrollon dokumentacionin, kerkon patentën- ti ia jep, më pas ai të fton të shohësh  biletën që del nga radari i lëvizshëm.  Del targa jote, ora dhe kilometrazhi; fiks me 93 km/h. Heshtja e policit shton ankthin; ku qëndron problemi? Pastaj ai thotë qetësisht dhe me edukatë që me këtë shpejtësi të hiqet patenta dhe gjoba të kushton 200 mijë lekë.

Shikon rrugën, e sheshtë si do Zoti, ka guard rail anësore dhe gjëkundi nuk sheh banesa, që të thuash se po udhëlton në qëndra urbane. GPS në makinë tregonte shpejtësinë e lejuar me 90 km/h, ti ishe i treti në kolonë duke ecur me ritmin e dy makinave përpara – sapo fillon të belbëzosh këta faktorë, polici të tregon me gisht një tabelë me limitin e shpejtësisë 60km/h. Fillon sërish të ankohesh se nuk mund të ekzistojë një tabelë e tillë në një rrugë nacionale kaq të gjerë e të mbrojtur, se nuk ka sens, por ai përmend heqjen e patentës dhe gjobën 200 mijë lekë.

I dorëzohesh faktit se “këtu jemi në Shqipëri” – siç ta përmend edhe polici, dhe kërkon më në fund fletëgjobën. Në vendin ku ti banon patenta rrezikohet kur e ke tejkaluar limitin e shpejtësisë mbi 40km/h dhe xhanëm kështu është në tërë Evropën, por polici të kujton prapë se “këtu jemi në Shqipëri” dhe hiqet – të “fluturon” patenta kur e tejkalon limitin me 30km/h, plus gjobën që pesëfishohet, aq sa merr një deputet në muaj.

Situata komplikohet në infinit dhe ti sheh prapë rrugën, që veç një idiot i shejtanosur mund të vendosë limitin prej 60 km/h. Një segment i drejtë, rrugë ekstraurbane, e inaguruar me pompozitet nga kryetarët dhe e reklamuar si autostradë. Kujtohesh që vëllait i bllokuan patentën dhe doli në komision dikur në një segment të superstradës në Kavajë pse u kap me 60km/h, kur tabela paskësh qenë 40km/h.

Tabela ndenji me vite atje si një vrasës me pagesë, dhe të gjithë e dinin se ajo i përkiste rrugës së vjetër. Polici më në fund e zhbllokon vetë situatën; thotë se e kupton hallin tënd dhe meqë “je për rrugë” po ta fal, por një “kafe” ta kërkon “nderi” i bërë…I lë 10 euro dhe gjithshka normalizohet. Vjehrri në makinë të qetëson duke thënë se nuk je as i pari dhe as i fundit; gjithshka bëhet për lekë, sidomos kur janë targa të huaja…

Hyn në Greqi dhe gjëja e fundit që mendon janë gjobat dhe policët rrugorë. Në doganë të thonë mirëseardhjen dhe për çudinë e vjehrrit nuk bëjnë asnjë lloj kontrolli. Në autostradën e re që lidh Janinën me Patrën, që quhet Egnatia , vëren se nuk jane vënë ende në punë benzinatat, madje sapo kanë filluar t’i ndërtojnë. Kush ka ndërmend të udhëtojë, lypset ta mbushë serbatorin plot pa hyrë në autostradë.

Pas disa ditësh kthehesh përsëri në Shqipëri; kujdes me tabelat! Kujton se ia hodhe me aq, por surpriza të ndjek deri ditën e kthimit për në Itali. Sapo ke fituar ndaj trafikut të atyre dhjetë kilometrave pas Kamzës dhe pas një copë rruge ashtu-ashtu, mbërrin në segmentin me dy korsi. Mund ta quash pjesë autostrade ose superstradë e automatikisht rrit shpejtësinë. Ke kapur korsinë e majtë, se kamionët vijojnë në varg, kur fap, shfaqet një dyshe e policisë rrugore me tabelë dhe regjistrues shpejtësie.

Të bëjnë shenjë të ndalosh dhe ti ndjek me përpikmëri rregullin ligjor. Polici të afrohet dhe kërkon patentën dhe lejën e qarkullimit. Me ç’të kanë parë sytë e ke të qartë se gjoba as që diskutohet – edhe pse ishe me  90-100km/h – në një segment autostradal, apo quaje superstradë, se është me dy korsi. Kudo në Evropë ku ke udhëtuar, autostradat përgjithësisht kanë limit 130km/h, superstradat 110km/h, rrugët interurbane 90km/h… Tek ne në Kavajë ishte 40 në orë, meqë ra fjala.

Polici të fton pranë aparatit matës, por nuk ka të dhënat e shpejtësisë në dorë; mjaftohet të të thotë se ishe përtej limiteve dhe të bllokohet patenta, plus 200 mijë lekë gjobë. Tanimë e ke kuptuar se patenta bllokohet si buka me djathë dhe gjoba 200 mijë lekë është “një kafe” që kushton 10 euro dhe sa më pak ta bezdisësh policin me argumentat e shpejtësisë që përshtatet sipas nivelit të rrugës, aq më pak probleme i hap vetes. I thua se po nxiton se je për rrugë të gjatë dhe nëse të bën nder të të lejojë të vazhdosh nuk do ia kursesh një “kafe”. Polici pohon pa të parë në sy dhe ti i zgjat 10 euro e merr patentën në dorë.

Duke e larguar për tek makina jote bëhesh dëshmitar i skenës më groteske të standartit të dyfishtë. Një Bmw e zezë, me shume gjasa Serie7 vjen me shpejtësi mbi 100km/h në korsinë e shpejtësisë. Polici me tabelë ngre tabelën dhe tregon me dorë ku duhet të ndalojë. Drejtuesi i Bmw-së në pak sekonda shton gazin dhe Bmw-ja “fluturon” siç gjermanët janë munduar ta bëjnë për autobahn-et e tyre off limits. Polici me tabelë bën një gjest sikur i bie dajres, e pastaj, kur has vështrimin tënd rregullon zërin dhe i thotë kolegut që kjo është “makina e atij”, po “shënoji emrin”…

Tund kokën sikur të të bindë që “qeveria e kap lepurin me qerre”- në këtë rast një Bmw serie7 – dhe ky ngulmim i dëshpëruar të bën të besosh se me nder “atij” – nëse ishte ai – keni për t’i “qethur delet”. S’ke kureshtje për personin publik në fjalë, por sepse ai fiton simpatinë tënde. Fillimisht mund të ishte me 100km/h, jo e rrezikshme për segmentin në fjalë,; për të tjerat, mjafton “shënimi i emrit”… Një rast i tillë flagrant në Itali as mund të imagjinohet. Hyn në makinë dhe gruaja të pyet nëse e pe atë makinën e zezë që s’ndaloi; më mirë të mos kishim ndaluar edhe ne… Tund kokën dhe bën shyqyr me kaq.

Në doganën e Muriqanit gjen sërish pesë makina. Fik makinën dhe ndez dvd, se këtu do një orë të të vijë rradha. Të vjen rradha, polici i doganës të pyet se çfarë ke gjë në bagazhe. Ti i thua, rroba, ushqime; ai të pyet nëse ke ndonjë gjë të ndaluar. Ti i thua se e ke parasysh Ligjin dhe nuk bën shaka me Ligjin…Polici kontrollon dokumentat e papritmas të pyet se përse erdhe në Shqipëri. Meqë je shqiptar i përgjigjesh se erdhe për hall në Shqipëri, pati infrakt ky apo ai, siç ushtarët dikur, që për të shkuar me leje shpiknin telegrame urgjente.  Ke qënë në Greqi – pyet prapë polici. – Po!…- Po atje, pse vajte?

Në vend ti thuash se shkove për qejf, shpik një tjetër të sëmurë me zemër. Ai zhbiron prapë në kompjuter dhe ti rregullon gjërat në kruskotin e makinës. Je ti, gruaja dhe djali i vogël; ke paraqitur Kartën e identitetit të shtetësisë italiane, se me ato shqiptare të shohin me sy tjetër. Je duke dalë nga vendi yt, ku askush s’të tha mirëseerdhe dhe askush mirupafshim. Malazezët vijojnë vonesën me rikontroll dokumentacioni; çfarë ke në bagazhe; -Ke raki? S’kam raki. – Ke djathë? – S’kam  djathë, etj, etj.

Del më në fund dhe merr udhën e gjatë të kthimit për në veri. Ke dëgjuar se edhe policia rrugore malazeze e ka qejf bakshishin, por ti s’e ke provuar dhe ishalla s’e provon. Me tej hyn në Kroaci, ku sheh makina policie në lëvizje, gjë që tregon se policia është prezente, por asnjëherë s’të ka ndodhur të hasësh postbllok.

Në vend të intervalit…

Sapo kujton se ke mbaruar shënimet, të kujtohen ca detaje. Një darke të vonë kthehesh nga rruga “5 Maji”, dhe merr sipër për tek “Medreseja” në rrugën e Dibrës drejt Qendrës. Shikon një makinë policie me alarm të ndezur që përshkon para teje me ritëm këmbësori. Impulsi i parë është pozitiv, dmth tregon se ka prezencë policie. Por, dreqin, kjo pengon trafikun, se një makinë policie me alarmin ndezur nuk mund të parakalohet…

Të tjerët pas teje, me dyshim edhe ti e parakalon dhe pasi përshkon qendrën merr rrugën e Durrësit, ku një tjetër makinë policie me alarmin të ndezur ecën me ritëm këmbësori. Tanimë e parakalon me vendosmëri, edhe pse e ke të qartë se makina e policisë me alarmin ndezur nuk parakalohet. Ditën tjetër të pret një shok tek “Tajvani” për një kafë. Parkon makinën në krahun e rrugës dhe i paguan dikujt 100 lekë të reja për 1 orë. Shoku të pyet nëse pagove me telefon tarifën – ti s’ke celular me kartë shqiptare , dhe kur i shpjegon që ishte një djalë që mblidhte tarifat të thotë se të shkoi mirë, se kur nuk është ai djali duhet paguar me telefon…

Të duket e pagjetur mirë kjo formulë, kur fare mirë mjafton një kolonë automatike që funksionon me qindarka. Së fundi, kujtohesh për uniformat e policisë rrugore dhe ngjyrën e re të makinave. Duke të rënë halli ti shikosh nga afër, bluzat e tyre të ngjajnë si fanellat e ndonjë skuadre futbolli, psh, Borussia e Dortmundit i ka të ngjashme. Të zeza me pak të verdhë, më shumë fanella sesa këmisha, të duken krejt jashtë rolit që duhet të luajnë, si uniformë ushtarake.

Ndërsa ngjyrat e makinave të policisë me shenjat dalluese dhe shkronjat në vendet jo të duhura nuk të jepnin përshtypjen se kishe të bëje me një mjet të policisë. Mjetet e policisë rrugore ishin pa sinjale dritash mbi kabinë, kurse në parafangon e pasme, aty ku zakonisht nuk të shkojnë sytë, gjendeshin shenjat dalluese të policisë rrugore, si të vendosësh kollaren tek këpucët.

Ah, edhe një këshillë të fundit; mos i besoni limiteve që tregon GPS, se do ju “fluturojë”patenta me 200 mijë lekë prapa, në të kundërt,  një “kafe” prej 10 euro…Besnik Terpollari, Dita

18 komente në “Vendas i paftuar (për ne emigrantët dhe policinë rrugore në Shqipëri)”

  1. Çentrale says:

    Bravo. Më saktë nuk bëhet

    1. f says:

      Gjithshka e vertete.
      Propozoj nje zgjidhje qe kam aplikuar vete nga 27 vjet.
      Shkoj me avjon 10 minuta nga shtepia ne Itali.
      Merr taksi 20 minuta je ne shtepi ne tirane.
      Dy ore me shku dhe dy ore me u kthy
      Ske nevoje as per malzi as polickuq dhe nuk rri tre dite
      me shku dhe tre dite me ardhe ne rruge ballkani.
      Ju beheni vete viktima te korrupsionit .

  2. sapa says:

    Ti do jesh i Saliut!nuk ndodh keshtu ne vendin e RILINDJES!

  3. grgu says:

    Te lumte kush jeton knej nga italia normal qe afganistan do i duket gjithmone shqiperia,mos flasim pastaj per spitalet,etj etj etj…

  4. Or taj,i ke rene anes e anes ,ke thene ca gjera qe qendrojne per policin dhe per rrumpallen e ketij vendi,por nuk na ke then asgje per ata qe thyejne rregullat,per ata qe kan mare nje licence per te dhene makines,me mik apo me lek dhe nuk njohin as tabelat me elementare,rregullat me te thjeshta.
    Nuk na the asgje per ata qe perfundojne me rrota perpjete ne kanal,per ata qe bejne si garipa neper parakalime dhe marin ne qafe jete njerezish te pa fajshem.
    Nuk na the gje per ata qe ecin me shpejtesi sketerre,per ata qe futen me drite te kuqe dhe ankohen per policin pse i gjobit.
    Nuk na the ndonje gje per ata qe me targa te huaja shesin mend se kujtojne se kush jane,dhe vetem ankohen per sinjalistiken,dhe per rruget duke i krahasuar me ameriqin.
    Policia e qeveria ka gjynahet e veta,por jemi ne ata qe duam cdo gje pa bere asgje ,pa punuar,pa zbatuar rregullat,pa kontribuar dicka edhe simbolike per atdheun por vetem shkatrrim dhe ankesa.

    1. mirel says:

      Mire e ke ti, po pse policet nuk merren me ata qe perfundojne me rrotat perpjete? Pse policet nuk gjemojne ata qe bejne parakalime te rrezikshme dhe te parregullta. Ata qe shkelin rregullat dhe kalojne me drite te kuqe?
      Ka nhe spjegim, dhe ky eshte qe policet jane lango per 2000 lekshin dhe jo per rregullin.
      Sipas teje e paskan fajin emigrantet qe behen tere ato horrlleqe ne rruge. Vetem polici, qe perndjek emigrantet dhe jo horrat, nuk ka faj.
      Nuk e kupton se me gjithe keto qe thua e rendon dhe keq figuren e policit.
      Shjelja e rregullit nuk ndeshkohet me kritika neper gazeta. Por me police qe jane ne sherbim per ate pune dhe jo per ye rrjepur xhepat e dynjase.

      1. Ti or mirel kacurel duhet te jesh nga ata qe nuk te pelqejn rregullat,nga ata qe ju leshoi saliu rruges qe te shkatrron dhe te vrisni,nga ata qe shikojne qimen tek syri i tjetrit dhe nuk shikojne traun tek i veti,nga ata qe i japin makines i dehur.
        Duhet te jesh nga ata qe kur policia dhe ligji te gjobit ,protestoni pse na gjobit,kur behen aksidente(qe nga aksidentet ne 27 vjet ka me shume viktima se cka vrare enveri ne 50 vjet) thoni cfare ben policia.
        dilni hapur bashke me kete emigrantin qe na njeh edhe Ameriken dhe thoni qe te vini ju ne pushtet qe te rregullohet rendi.
        i kujtoj ketij qe njeh ameriken,se atje nuk protestojne per gjobat e policis dhe kush thyen rregullat e paguan pa fjale.Le ta kruaj me policin amerikane si ketu qe bejne si trima.

        1. mirel says:

          A c me ha bajgat.
          Aty behet llaf per police dhe gjoba ti ben ham ham per Saliun.
          Debil kolektiv

  5. Albani says:

    Autostrata qe lidh Janinen me Patren,nuk quhet Egnatia,por udha e Jonit.

    1. Klimax says:

      Nga llogjika duhet te jesh vazelos! Apo je gavros?

  6. Specialisti Mergimtar says:

    Te lumte dora per shkrimin. E vertete e hidhur dhe keshtu na ndodh te gjitheve ne qe sjetojme ne Shqiperi. Me sa duket ne jemi ” c’mesuar” se ata atje as qe kane ndermend te civilizohen !!!!

  7. Tung says:

    1- Ti ne itali apo dhe ne te tere boten ” gps” respekton apo tabelat?
    2-Genjen kur thua qe makinat ne itali i ndalojne te tera policise…me qindra makina ne dite nuk i ndalojne popicise,por ti nuk e merr vesh sepse” nuk perben lajm”.
    3- Me mire te paguash 10 euro apo te paguash 200.000 lek?????!!!!!
    4- Patenten nuk ta heq dot polici…por Ty meqense” i ke ditur ligjet”( ai qe pretendon se i di ligjet pavarsisht se eshte zdruthar…e tallin) ta kane thene per presion.
    5- Cfare te mungon si emigrand ne itali( koke ulur,i servilosur,mungese indetiteti,i fundit ne radhe etj),mos kerko ti gjesh- percjellesh ne memedhe.
    6- Per tabelat ke Potesisht te drejte!!!
    7-Per policet e kufirit ke akoma me shume te drejte!
    8- Qyqyr qe egsistojne keta 10euroshat se do na duhej te punonim tere vitin vetem per gjobat.
    8- Kush eshte shofer,e kupton shume mire se si Ti qe ishe i treti u kape nga radari…gri sallate kot…ti e di shume mire qe radari nuk eshte zoti mbi toke qe te kete aftesi te kapi targen tende,por ja,keshtu ta deshte mendia e keshtu e the.
    9- Kur te vish heren tjeter,tani qe e mesove,ec me 160-180km ,qe te vesh ne shkoder me dite…10 shen do e japesh qe do e japesh,pir ama do kesh kohe te pish nje kafe tek liqeni i shkodres…e te cmallesh tamam me vendin tend.
    Tung

  8. mistreci says:

    Tabelat jane ligje mor zoteri dhe si çdo ligj, mund te kene anen e tyre jologjike, por, si çdo ligj duhen respektuar.

  9. faro says:

    Ketij nuk i besoj se ka shume raste qe e tepron. Me njerez si ky nuk ecim kurre perpara. Sa per dijeni, i them ketij qe jeton jasht se edhe ne SHBA te keshillojne te mos qendrosh as i pari as i fundit i kolone se makinave, se ato kap gjithnje policia. 93km/h nuk ta besoj. Te pakten e ke shkel mbi 10km/h

  10. lavdosh says:

    Mero, mos i lini vend ne kete gazete cdo lloj shkrimi. Me duket qe Emigrantet bejne cdo gje te zeze dhe shprehin mllefe qe mund te lidhen dhe me faktin qe Shqiperia po zhvillohet dhe shume emigrante ndjehen keq kur krahasohen me ata qe kane ndenjur ne vend. Thjesht shume energji negative dhe shume nxirje. Shqiperia ka nevoje per energji pozitive, per ide zhvillimi dhe mbi te gjitha per kontributin e gjithsecilit per tu zhvilluar. Emigrantet e mendojne Shqiperine si me 1992, 1998, 2008, 2013 kjo duket neper rruget tona, ku veturat me targa te huaja jane pilotet e rinj te rrugeve

  11. Usa says:

    Me 95km/ore, makina trete dhe te del polici te ben shenje te ndalesh… i bie qe po te mbaje frena ne Lushnje, do ndaloje ne Fier.
    Nese ti ke qene me 140km/ore (ben mire te blesh syze) do te te ndaloje policia.
    Sa per makina e trete qe ti thua, radari nuk kap makinen e trete por te paren o djalosh.
    Por ne fakt, ti je ndalur nga policia sepse atje ku ishte radari i fshehur, ti ke qene me super shpejtesi. Radari ka fotografuar makinen tende, targen dhe sistemi ka nisur urdher-kontrollin tek patrullat e policise.
    Kjo eshte arseja qe ti je ndalur dhe mos na bej si i pafajshem.
    Ne Greqi djale i mbare, per shkelje te vizave ndarese kam paguar 80Euro vjet dhe do kisha ngrene 480 euro dhe 2 muaj heqje patente per parakalim te paligjshem, qe faktikisht nuk ishte i tille sepse nuk kishte asnje tabele rrotull per te mosparakaluar.
    Ndersa me policine shqiptare, kam qene jo vetem korrekt kur me kane ndalur edhe ata me mua, por mjaft i kenaqur me sjelljen e tyre dhe respektin.
    Shko paguaj gjoben dhe kuptoje se ku jane radaret e fshehur here tjeter qe mos na cash bythen me genjeshtra.

  12. nord.al says:

    Ketij i besoj plotesisht dhe megjithse jam simpatizant i Edi Rames them se asgje nuk ka bere ne kete drejtim per kater vjet. Aspak nuk ndjehet dora e shtetit, si ne rruget nacionale ashtu dhe ato urbane. Policia vazhdon te jete nje bande grabitesish pa maska dhe me uniforma.

  13. breshkaxhiu says:

    per heren e pare thote bera cbera i dhashe 10 euro
    edeh heren e dyte thote i dhashe 10 euro
    perfundimi eshte ky = je nje idjot!

    jeni ne ate gjendje ku jeni sepse beni nje jete qeni, kemi keta idjote emigrante qe kemi si ky i shkrimit dhe nje popull torre qe preferon bakshishin, edhe pse te refuzojne policet kur jemi ne qe i mesojme ashtu?

    njihja nje gjerman kur jetoja akoma ne shqiperi dhe vinte per tregti me kamjon, ne durres te shkretin e kujtonin per budalla sepse shqiptaret pagonin nen dore dhe iknin ky mbante radhen, e lodhnin nga 6 ore ne pritje dhe kur e shifnin se skishin cti benin vetem ti rruanin bolet e respektueshme qe kishte, e lejonin te ikte.
    morali e bene nja 10 here me radhe kte presion dhe kur e pane qe ishte koke gjermani nuk e ngacmonin me.
    isha ne port atehere dhe sa here e shihja i hiqja kapelen atij njeriu….

    juve mbani 10 eurot neper xhepa gati per ti dhene se barbona ishit, barbona jeni dhe barbona do te perfundoni jeten mizerabel qe beni, e gjithe kjo se s’doni dhe s’dini te beni dhe respektoni ligjet e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje