Verifikohet rruga e Sotës, nga u nis i riu me mbi 800 mijë euro?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, rezulton të jetë ndaluar nga policia në dy epidose gjatë kohëve të fundit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 25 vjeçari është ndaluar më 9 gusht dhe 24 shtator të këtij viti nga policia rrugore e cila i ka pezulluar lejen e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Kjo video e postuar në rrjetet sociale tregon pasionin e të riut për shpejtësinë.

Po ashtu burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e 1 nëntorit Sota në momentin e ndalimit ka qenë duke hyrë në qytetin e Elbasanit nga rruga lidhëse me Peqinin.

Kjo i ka shtyrë hetuesit të verifikojnë trajektoren e lëvizjes së të riut dhe pikënisjen e tij së bashku me shumën e madhe të valutës. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror dhe për të verifikuar mënyrën sesi ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Për ngjarjen ka reaguar dhe i ati i 25 vjeçarit, biznesmeni Lefter Sota. Ai thotë se paratë ja kishte dhënë djalit për t’ia çuar kompanisë “Kurum”, si garanci per nje te treten e shumës se nje kontrate për 4000 ton hekur .

“Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë. Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite”, ka thënë biznesmeni Lefter Sota.

Orest Sota për të cilin gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, në 13 shkurt të këtij viti shfaqet në krah të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e komisariatit nr 6. 25 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me Tahirin dhe se patentat mund të jenë harruar në mjetin e tij nga shoferi i ish-ministrit me të cilin ka miqësi.

Top Channel

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Verifikohet rruga e Sotës, nga u nis i riu me mbi 800 mijë euro?”

  1. Zigur Qarri says:

    Genjeshter,nuk paguhet ne dore nje shume aq e madhe,jan Leke te pista.
    Por nejse,Leket i ke fituar me mut apo me droge,nuk i ka plas dhe nuk ka per ti plas kujt,por
    ajo,ajo qe duhet patjeter te dijm dhe qe nuk jeni pergjigjur akoma;-ç’kerkonin ne makinen
    e ketij gangsderri pa patent,dokumente personale te ish Ministrit te mbrendeshem,dhe çfar i duheshin Ministrit keto?

  2. Majlindi says:

    Nga kush qytet kish ardhur Sota more gazetaruc? Lexo titullin dhe bëj shkrimin.

  3. Humbamani says:

    dhe e dyta 800 mije euro as makinat e licensuara per transpot parash nuk levizin pa eskorte shoqerese dhe ky gangsteri i transporton vetem dhe pa patente , ssa i guximshem , mendoj me shume budalla

  4. Bozen says:

    Keto jane marifetet e qytetarit dixhital Sali – 3 .

  5. Latif says:

    Jane parate e Sajmir Tahirit pa dyshim. Shikoni lidhjet Lefter Sota, Vasillaq Sota (vellai)+Sajmir Tahiri. Jane lidhje te thella ne vite qe lidhen me bizneset e Lefter Sotes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *