Votimi i emigrantëve, Bushati dhe Kumbaro takojnë komunitetin shqiptar në Janinë

5 Nëntor 2017, 13:57Politika TEMA
Votimi i emigrantëve, Bushati dhe Kumbaro takojnë komunitetin shqiptar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me shqiptarë që jetojnë në Janinë. Gjatë këtij takimi të dy ministrat u ndalën tek problematikat dhe çështje të cilat prekin drejpërdrejtë jetën e shqiptarëve jashtë atdheut.

Ministri Bushati bëri një prezantim të investimeve të kryera nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes lehtësimit të procedurave për marrjen e disa shërbimeve përmes aplikimit online.

Ministri Bushati u ndal tek procesi i votës së emigrantëve për të cilin falënderoi të gjithë shqiptarët që deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.

Për Ministrin Bushati shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë një zë të rëndësishëm politik. Për këtë arsye, vijoi Bushati, qeveria shqiptare është angazhuar për të ngritur një sistem për lehtësimin e votës së emigrantëve.

“Ne duhet të veprojmë me shpejtësi por dhe të krijojmë një sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet e të lexohet me drejtësi dhe ndershmëri”, përfundoi Ministri Bushati.

Njohja e kontributeve shoqërore, një tjetër problem për shqiptarët jashtë atdheut, çështje për të cilën ministri theksoi se “jemi duke bërë të gjithë përpjekjet tona por kjo është një çështje tërësisht me karakter ekonomik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje