Iu gjetën 1.2 ton hashah në shtëpi, Gjykata liron gruan, lë në burg bashkëshortin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ndaj çiftit Sula, pasi në banesën e tyre afër Rinasit u gjetën të fshehura në papafingo 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me kanabis, me peshë totale 1 ton e 239,5 kg.

Në seancën e sotme, Gjykata ka vendosur të lërë të lirë gruan, Merita Sula, ndërsa për bashkëshortin e saj, Hasan Sula, u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestuar edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.

OPERACIONI I POLICISE

Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmjen e kaluar dy operacione të lidhura me njëra-tjetrën. Fillimisht është goditur një grup që tregtonte drogë në Kamëz, Paskuqan, Babrru etj, më pas është zbuluar edhe burimi i lëndës narkotike, që ishte Rinasi.

Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Papafingo”, ku në banesën e familjes Sula u zbuluan 1 ton e 239 kg kanabis. Në pranga kanë përfunduar burrë e grua Hasan Sula, 50 vjeç dhe Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja.

Po kështu janë shpallur në kërkim dy djemtë e tyre: K. Sulaj, 26 vjeç, banues në Rinas dhe S. Sulaj, 25 vjeç, banues në Rinas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se droga e sjellë në Tiranë ishte marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas ka ushtruar kontroll në banesën e tij.

Pas kontrollit kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:

170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

1 pushkë model 56

25 fishekë

1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *