ANALIZA/ Në Azi, Trump po pritet me dyshim

7 Nëntor 2017, 12:08Bota TEMA

Ndërsa Presidenti Trump ndërmerr udhëtimin e tij të parë zyrtar në Azi, lidershipi amerikan dhe besueshmëria i tij janë në dyshim. Udhëheqësit në rajon shqetësohen se deklaratat e tij nxitëse dhe impulsiviteti mund të çojnë në luftë me Korenë e Veriut.

Dhe ka një debat serioz në shumë vende aziatike nëse e ardhmja qëndron në partneritete më të ngushta me Kinën, fuqinë në rritje, ose me Shtetet e Bashkuara.

Me kaq shumë gjëra në lojë, dikush do të shpresonte që z. Trump të jetë përgatitur me kujdes për sfidën. Duke pasur parasysh atë që kemi parë prej tij, ka arsye të mira për të vënë në pikëpyetje diçka të tillë.

Presidenti nuk mund të lejojë që të lëshojë më shumë hapësirë Kinës. Ai është tërhequr nga një marrëveshje tregtie me 12 vende të udhëhequr nga Amerika që duhej të kundërshtonte Kinën duke vendosur rregulla të tregtisë më të larta në Azi dhe ka hedhur poshtë marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike, duke krijuar hapësirë ​​për Pekinin për të ushtruar ndikim në të dy sferat.

Trump arrin në Azi si një udhëheqës i plagosur, me vlerësime të ulëta në shtëpi dhe një axhendë legjislative të ngadaltë, dhe i kërcënuar nga zbulimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në emër të tij që kanë çuar në padi kundër ish-këshilltarëve.

Denoncimet e tij të tërbuara mbi kufizimet kushtetuese me të cilat përballet në përpjekjen për të mbuluar hetimet sjellin në mend udhëheqësit autoritarë ndaj të cilëve ai ka aq për zemër. Kjo, së bashku me shpërfilljen e tij për të drejtat e njeriut, zvogëlon më tej demokracinë që është burimi më i madh i forcës dhe ndikimit të Amerikës në rajon.

Një korrigjim të kursit që presidenti bëri të premten sugjeron një vetëdije në rritje për atë që është në rrezik në këtë udhëtim. Duke nisur nga Uashingtoni, ai njoftoi se do të ndryshonte vendimin e tij të mëparshëm dhe do të marrë pjesë në samitin e Azisë Lindore në Filipine, forumi kryesor ku udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera aziatike diskutojnë tensionet si ato mbi Detin e Kinës Jugore dhe kërcënimet transnacionale si terrorizmi.

Nëse zoti Trump nuk merrte pjesë, kjo do të intensifikonte dyshimet rreth angazhimit rajonal të Amerikës.

Për të trajtuar këto dyshime, zoti Trump pritet të përdorë një fjalim në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam për të bëtë thirrje për një rajon “të lirë dhe të hapur” në Indo-Paqësor, me qëllim që të përmbajë Kinën, ku zoti Trump do ketë dhe një vizitë shtetërore me presidentin Xi Jinping.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka ngritur mundësinë e kundërshtimit të iniciativës së Z. Xi “një rrugë një rrip” për rrugë, tubacione dhe projekte të tjera që lidhin Kinën me Europën dhe Azinë me “masa alternative të financimit dhe struktura financiare”. Por se nga ku mund të vijnë paratë është një pikëpyetje e madhe.

Në dallim nga dobësia e zotit Trump, zoti Xi sapo mbylli një kongres të Partisë Komuniste kineze, në të cilën ai u ngrit në të njëjtin status të lartësuar si babai themelues i kombit, Mao Ce Dun, duke shkruar emrin dhe idetë e tij në Kushtetutën e partisë.

Xi ishte një lider i fuqishëm dhe autoritar që zgjeroi arritjet e Kinës në mënyrë ushtarake dhe politike, si dhe ekonomikisht, dhe ai duket se ka një vizion më të qartë se ku po çon vendin e tij dhe si të arrijë atje, edhe nëse disa nga mjetet mund të jenë të tmerrshme.

Trump tashmë i ka nënvleftësuar dy prioritetet e tij kryesore të udhëtimit. Ai dëshiron që Kina të ushtrojë presion më të madh ndaj Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Veriut, duke shkurtuar plotësisht blerjet e qymyrit të Koresë së Veriut, duke mbyllur llogaritë bankare të Koresë së Veriut dhe duke dërguar në shtëpi punëtorët e Koresë së Veriut.

Xi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur për të shkuar aq larg sa zoti Trump kërkon, sepse duke vepruar kështu mund të destabilizojë Korenë e Veriut dhe ai ka shtyrë për një zgjidhje të negociuar për krizën. Por zoti Trump, duke anulluar vet sekretarin e tij të shtetit, ka refuzuar bisedimet, duke preferuar kërcënimet bombastike për të “shkatërruar” Korenë e Veriut që do shumëzohen nëse i përsërit ato në Azi.

Trump, duke shtypur mbi një temë të fushatës, gjithashtu po shtyn fort që Kina të hapë tregjet dhe t’i japë fund subvencioneve shtetërore në mënyrë që të ketë trajtim “të drejtë dhe reciprok” të Shteteve të Bashkuara.

Në vend të Partneritetit Trans-Paqësor 12-vendesh që ai refuzoi, ai favorizon marrëveshjet dypalëshe. Por administrata e tij është e ndarë mbi politikën tregtare dhe ajo që më së shumti mund të nxjerri nga vizita në Pekin janë disa marrëveshje tregtare midis kompanive kineze dhe amerikane.

Vendet aziatike duan dhe kanë nevojë që Amerika të shërbejë si një kundërpeshë demokratike ndaj Kinës. Udhëtimi 12-ditor i z. Trump në pesë kombe, do të zbulojë nëse ai mund të ngrihet në lartësinë e kësaj sfide./The New York Times – Lexo.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje