Firmosi patentat e Tahirit, zyrtari: Leja e lundrimit para vitit 2011, ja e vërteta e tyre

7 Nëntor 2017, 18:20Politika TEMA

Hamdi Domi, në cilësinë e përgjegjësit të sektorit të mjeteve lundruese e detare, që ka firmosur lejet e ish-ministrit, ka shpjeguar se si është pajisur me dy patentat Saimir Tahiri.

“Sa i përket procedurave që ne kryejmë për leje, dua të theksoj se ndiqen dy praktika:

E para, nëse personi është pajisur me leje lundrimi para vitit 2011, kryhet vetëm rinovimi i saj.

Ndërsa praktika e dytë, që bëhet për lejet e dhëna pas vitit 2011, kemi një rregullore të re, e cila konsiston në kryerjen e një kursi nga çdo person që kërkon të pajiset me leje lundrimi.

Tahiri është pajisur me leje lundrimi para vitit 2011 dhe këtë verë ai ka bërë rinovimin e saj. Kjo bëhet në mënyrë automatike dhe pa burokracira për të gjithë të interesuarit.

Saimir Tahiri ka ardhur vetë në zyrën time dhe ka kërkuar rinovimin e lejes së lundrimit”, u shpreh  Hamdi Domi për Panorama.

Sipas shpjegimit të dhënë prej tij, lejet për lundrim që ka marrë Tahiri në kapiterinë e Durrësit, kanë qenë njëra për mjete detare deri në 7 metra të gjatë dhe tjetra për mjete deri në 15 metra.

Rinovimi për njërën patentë (atë me përmasa më të vogla të mjetit lundrues) është bërë më 26.07.2017 si drejtues mjeti “Skipper”.

Ndërsa sipas tij, rinovimi për lejen tjetër të lundrimit po për “Skipper”, është bërë në vitin 2015.

“Nuk është gjë e vështirë të pajisesh me leje lundrimi, mjafton të kryesh kursin e përcaktuar dhe e merr këtë leje. Ne kemi të regjistruar mbi tetë mijë persona, të cilët i kemi pajisur me leje lundrimi”, u shpreh më tej Hamdi Domi.

9 komente në “Firmosi patentat e Tahirit, zyrtari: Leja e lundrimit para vitit 2011, ja e vërteta e tyre”

  1. Zigur Qarri says:

    “ja e vërteta”,tingellon sikur thoni,ja mashtrimi i rradhes.Pastaj,jo mjet detare,por mjet lumor.
    Tahiri do te lundronte nga Lana per ne Adriatik me ate mjetin 7m,sepse per ate 15m,nuk eshte
    thelluar Lana sa duhet.Ja e besuam mashtrimin,qe lejet jan leshur para 2011-s.Por,per çfar i
    duhej leja per mjete lundruese Tahirit,parapergatitje per aktivitetin kriminal pasi te vinte ne pushtet?
    Si u katandis Tema,nga nje Gazete opozitare dinjitoze,ne sherbetore e se keqes!

  2. Alban Dega says:

    PATENTAT E TAHIRIT …. DHE ATDHESHITJA E SALI ZERVES E CO.

    – A mund tu besohet atdheshitesve te vetdeklaruar e vetdemaskuar Berisha- Basha- Noka e Paloka…rit…?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk ka te drejte cdo qytetar shqiptar nga katundari i Vicidolit e deri tek Presidenti Ilir Meta qe te marrin leje drejtimi te cdo mjeti komunikacioni tokesor, detar apo ajror nes ai ploteson kushtet qe kerkon ajo !?
    Leja e lundrimit ashtu si patenta e shoferit apo ajo e pilotit eshte nje nga te drejtat e njeriut .
    Kjo leje nese nuk eshte ndonje falsifikim i RIA + GRU-se , DIA-s serbe apo Asfalise greke dhe tentakulave te tyre ne Tirane ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka e dhjetra kamikaze te tyre ne te gjitha hallkat e Drejtesise dhe organeve ligjzbatuese nuk eshte prove as deshmi per asnje shkelje ligjore nga Saimir Tahiri, e shoqja apo kushdo qofte ai.
    Aq me teper ajo eshte leshuar per here te pare . nuk eshte rinovim, dhe mban daten 26 korrik 2017 kur Saimir Tahiri nuk ishte as minister i Brendshem e as nuk kishte asnje post qeveritar.
    Minister e Brendshem ne ate periudhe ishte kamikazi i Berishes dhe Lulezim Bashes… i PDSH-se , Partise se Dallavereve Shqiptare, me shume hije dyshimesh per kontakte me agjenturat fqinje.
    Aq me pak ka lidhje kjo patente me hetimet e Antidroges dhe Antimafias italiane te viteve 2013- 2015.
    Dyshimet per keto dokumente i shton edhe me shume fakti se ato dolen per here te pare nga goja dhe dora e Kapitentit dixhital te Otrantos, kolonelit dixhital te ish KGB-se ruse RIA+ GRU, drejtuar Mareshallit Dixhital te UDB-se se Millosh, Stanishic Fazlicit dhe DIA-s se Vucic Dacicit , Sali Berisha.
    Ose me mire te Dr. Prof. Superakademikut te Rrenave , shpifjeve, trillimeve nga me djallezoret Saladinit, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre dhe perballe te cilit edhe Babai Boteror i Rrenave Nastradini do te mbetej ne klase.
    Hajde po te doni mos i besoni Kapitenit dixhital Lulezim Basha, Kolonelit Dixhital Flamur Noka e Mareshallit Dixhital te Beogradit e Athines Sali Berisha!
    Ata nuk jane tradhetare! Grade shume e ulet per ta…
    Ata qendrojne shume me lart:!
    Me deklaratat e tyre ne protestat e Himares, balle per balle me Otranton, dhe ne Kuvendin e Shqiperise, Sali Berisha e lukunia e tij hoqi edhe maskat e fundit dhe fituan graden me te larte te tradhetise kombetare !
    Atdheshites te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendim unanim 9:0 !
    E ish-Kryeministri i Shqiperise merr guximin qe me ze e figure behet kryeavokat i Kalit te Trojes, i nje shteti qe mban ne fuqi gjendjen e luftes me shtetin qe duhet te ishte i tij, Shqiperine e pushtuar dhe e ka hequr ate prej dekadash me agresorin e tij e pushtuesin e Shqiperise !!!
    Sali Berisha per Babe Beogradin e Nene Athines shkon deri aty sa te akuzoje Gjykaten Kushtetuese te emeruar e zgjedhur nga ai dita vete, se eshte shitur tek Edi Rama e PS -ja sepse nuk lejoi shitjen prej tij dhe banda e tij ala Lulezim Basha , Flamur Stanishic Noka, Arben Imami, Edi Palokari, Alibej Turku…e co tek Kali I Trojes qe mban ne fuqi, pra de jure eshte ne lufte me Shqiperine qe aq shume i dha lirise dhe pavaresise se fqinjit tone jugor dhe mori. genocidin e token e djegur, komplote, provokacione, “ zorre litare shqiptaresh”, pabesi ala Kale Troje ne cdo hap e ne cdo cak !
    Sali Berisha paguan per shperndarjen e fotove te patentave te Tahirit kur rreth 9 milione shqiptare i pane e degjuan falas deklaratat e tij antishqiptare e filogreke me ze e me figure kunder vendimit ligjor te pakontestueshem e te padiskutueshem te Gjykates Kushtetuese, te emeruar e per zgjedhur prej tij vete !!!
    Jo vetem mbi 9 milione shqiptare por mbare Bota pane fytyren e vertete te Sali Zerves, te Sali Venizellosit, te deputeteve te PDSH -se ne Himare qe ua kaluan edhe Agimit te Arte neonazist kunder Shqiperise !
    Cfare nuk pritet nga nje zjarrvenesi i vendljndjes se tij dhe Atdheut te tij qe cberi pese here Shqiperine ne me pak se 25 vjet !?
    Ata jane Atdheshites te vetdeklaruar !
    Ata jane Atdheshites te vetdemaskuar !
    Ata jane jo vetem Atdheshites por edhe vrasesit e Shqiperise !
    Ata jane fatkeqesia, kobi, katrahura e Shqiperise !
    Ata jane ata qe mos qofshin !
    Lanet !

  3. Nordi says:

    Lat korrën e namit.
    Pse i deshte lejet e lundrimit… ai nuk kishte skafe.
    Na bët të qeshin.

    1. Kapedani says:

      Pse mer budalle ti blen makinen dhe pastaj kerkon patenten keshtu.Cope mishi edhe une kam leje lundrimi prej 10 vjetesh dhe nuk kam mjet lundrimi Enderroj te fitoj edhe une ca leka me djersen e b…allit dhe pastaj te blej ato mjetet. Pse nuk pyet njeri ku i gjeti leket per te blere skafet.

  4. ala says:

    Politikanet tane skane pune per te bere?! Keshtu qe ruajne njeri tjetrin ku e bejne shurren… Shkoni or punoni alabaker.

  5. Komunisti says:

    I bje që paska pas skafe o nordi.(dhe alamet skafesh)

  6. Askushi says:

    Po pse mer Nord, leje lundrimi merr vetem ai qe ka mjet lundrimi?. Psh une kam leje per mjet lundrimi dhe skam mjet.

  7. Muki says:

    Te nderuar komentues.Gjer sa te mbrohet
    e keqja pa marr parasysh ciles parti i takon
    Shqiperija kurr sdo te perparon.Krimineli
    eshte kriminel qoft partiak apo jo.Ju lus
    Kush mund te blej (jahte)me nje rroge ne
    Shqiperi.Prandandaj S.Tahiri e bajt me shendet krimin.Por sikur te kishte drejtesi
    Shum e shum tjere pas tij qofshin majtas
    apo djathtas.Krimi eshte krim.Mpf

  8. Shqiptari i Italise says:

    O popull Kaq te qorra jeni sa akoma mbroni Tabilin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje