Kryebashkiaku i PD i dënuar me burg, PS kërkesë Kushtetueses për heqjen e mandatit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste ka depozituar sot një kërkesë në Gjykatës Kushtetuese për  heqjen e mandatit të kryebashkiakut të PD-së  në Mallakastër, Agron Kapllanaj, pasi ai rezulton i dënuar në Itali me 2 vjet burg dhe 200 euro gjobë për vjedhje.

49 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar Kushtetueses pak ditë pasi këtë kërkesë e rrëzoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga selia e kësaj partie, deputetja Klotilda Ferhati tha se përpara kësaj paligjshmërie PS-ja ka vendosur t’i drejtohet Kushtetueses.

“Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin”– tha ajo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *