Lojë spiunësh në Tiranë!

7 Nëntor 2017, 20:24Sociale TEMA

Nga Farid Toutonchi, TemA

Një nga spiunet famëkeqe të regjimit iranian, Anne Singelton-Khodabandeh, nën maskën e një aktivisteje britanike për të drejtat e njeriut, ndodhet në Shqipëri dhe u referohet mediave shqiptare për të bërë propagandë dhe për të demonizuar në to opozitën demokratike të Iranit, Muxhahidinët e Popullit të Iranit (PMOI-Mek). Këto veprime të regjimit iranian kanë për qëllim të justifikojnë dhe vendosin bazat për aktivitetet e saj terroriste kundër anëtarëve të opozitës. Do të doja ta prezantoja këtë agjente dhe bashkëshortin e saj Masoud Khodabandeh, të cilët kanë për detyrë të publikojnë gënjeshtrat e regjimit iranian kundër opozitës demokratike në Shqipëri.

Masoud Khodabandeh dhe Anne Singleton janë dy agjentë të Ministrisë së Inteligjencës të Iranit (MOIS), të cilët janë të vendosur në Londër.

Në kohën kur anëtarët e MEK-ut ishin në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak, këta dy agjentë të MOIS-it përhapnin gjithfarë gënjeshtrash e thashethemesh kundër anëtarëve të MEK që banonin në kampet Ashraf dhe Liberty me qëllim që të krijonin terrenin për vrasjen e tyre.

Pasi regjimi iranian nuk ishte më në gjendje t’i shkatërronte anëtarët e MEK-ut në Irak me sulme të shumta ushtarake, po përpiqet ta demonizojnë MEK-un duke përhapur lajme të rreme dhe gënjeshtra në mediat shqiptare.

Më 7 mars 2013, UPI raportoi:

Një raport i ri i porositur nga Pentagoni dhe i lëshuar nga Biblioteka e Kongresit ofron një pamje të frikshme të operacioneve të Ministrisë së Shërbimeve të Inteligjencës të Iranit pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara.

Për shembull, raporti thotë se “MOIS rekrutoi ish-anëtarë të (Muxhahidinëve të Iranit) në Evropë dhe i përdori për të nisur një fushatë disinformuese kundër (MEK)” ….

Midis  atyre që përmenden në raport janë Massoud Khodabandeh dhe bashkëshortja e tij britanike, Anne. Raporti i Pentagonit tregon se si këta dy njerëz, të lidhur më parë me MEK-un, ishin rekrutuar nga MOIS në mesin e viteve 1990 dhe përdoreshin si aktive kundër opozitës. Ky çift ka udhëhequr disa fushata për të demonizuar MEK-un.

Raporti tregon për krijimin e faqes së internetit “Iran-interlink” nga ky çift në mënyrë eksplicite nën urdhrat e Teheranit. Faqja e internetit është një turli artikujsh të marrë nga burimet kryesore të lajmeve dhe të ndryshuara për t’iu përshtatur narrativës anti-MEK, ndërsa artikujt e tjerë vijnë drejtpërdrejt nga burimet e lajmeve të vetë regjimit”

Në fund të viteve ’80, Singleton bashkëpunonte me mbështetësit e MEK-ut në Shoqatën Studentore Muslimane në Londër.

Pas pak kohe kjo shoqatë kuptoi se ajo nuk është moralisht njeri i mirë dhe e dëboi.

Por në vitet ’90 u bë e qartë se Singleton dhe burri i saj i ri, Masoud Khodabandeh, janë rekrutuar nga MOIS.

Që nga viti 2001, Singleton dhe bashkëshorti i saj morën zyrtarisht drejtimin e Iran-Interlink, një website i MOIS-it i regjistruar në Britaninë e Madhe.

Të gjitha materialet e postuara në këtë faqe janë kundër MEK dhe vijnë nga MOIS i Teheranit.

Në librin “Për botimin e MOIS: Ushtria private e Sadamit”, shpjegohet se si MOIS, duke marrë pasurinë e nënës së Khdabandehëve në Teheran, rekrutoi dy djemtë e saj kundër MEK. 

Në një raport të komitetit parlamentar britanik për Iranin e Lirë, i quajtur “Të spiunosh për mullahët: agjentët e Iranit në Mbretërinë e Bashkuar” lexojmë: “Z. Win Grifliths, anëtar i Parlamentit, dhe ky komision, shkuan për të vizituar burgun e Iranit dhe në një deklaratë me shkrim kanë shkruar: “U befasova kur pashë Anne Singletonin në burgun Evin.

Madje kishte edhe djalin e saj të vogël me vete. Ajo lëvizte andej-këtej dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët iranianë të burgut. Kjo është e habitshme, ngaqë është fakt i njohur se të afërmit e të burgosurve politikë e kanë tejet të vështirë, në mos të pamundur, të vizitojnë të afërmit e tyre të burgosur “

Ky çift përdoret vazhdimisht për të shkuar në Irak për llogari të MOIS dhe të regjimit iranian; dhe, në bashkëpunim me qeverinë e Malikit, për të justifikuar plojën dhe masakrimin e anëtarëve të MEK-ut në Irak. I tillë ishte problemi sa që organizatat joqeveritare të Irakut dhe organizatat joqeveritare kërkuan zyrtarisht arrestimin e tyre, sepse ata ishin agjentë të regjimit iranian dhe të forcës terroriste Quds. 

Në një libër të titulluar “Historia e patreguar e Ashraf-it”, Taher Boumedra, ish shefi i zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Irak, shpjegon se në një rast ambasada iraniane në Bagdad i paraqiti atij Masoud Khodabandeh-in, si përkthyes të Ambasadës iraniane.

Në vitin 2010, me ndihmën e Ambasadës iraniane dhe të ushtrisë irakiane, një numër agjentësh të regjimit iranian, nën maskën e familjarëve të banuesve, instaluan 300 altoparlantë në kampin Ashraf dhe për dy vjet i torturuan psikologjikisht banuesit duke lëshuar tinguj të çjerrë dhe kërcënime profane.

Anne Singleton e mbështeti këtë torturë psikologjike duke shkuar aty, duke bërë foto nën altoparlantët dhe duke e propaganduar. Nga viti 2009 e në vazhdim, vetëm agjentët e regjimit iranian u lejuan të shkonin pranë kampit Ashraf. 

Pas masakrimit të 52 anëtarëve të MEK-ut në kampin Ashraf nga forcat e Malikut dhe rrëmbimit të 7 anëtarëve, 6 prej të cilëve ishin gra, më 17 mars 2014 gazeta Al Sabah botoi letrën e 50 agjentëve të regjimit iranian drejtuar Malikit. Në këtë letër, e cila u nënshkrua nga ky çift, ata “vlerësonin dhe falenderonin thellë” masat çnjerëzore të qeverisë irakiane kundër banorëve të kampit Liberty. 

Shpresoj që ky informacion të jetë i dobishëm për mediat tuaja. Thjesht për t’ju informuar, Anne Singleton ndodhet aktualisht në Shqipëri dhe i referohet medias shqiptare nën maskën e aktivistes britanike për të drejtat e njeriut.

Ajo po mashtron median për të marrë lajme kundër MEK-ut dhe për ta demonizuar, dhe ky është mandati i saj për regjimin iranian.

Vitin e kaluar, ajo u përpoq të bënte të njëjtën propagandë, por mediat shqiptare zbuluan mandatin e saj.

1 komente në “Lojë spiunësh në Tiranë!”

  1. Dear Editors,
    I have already sent you a reply to your reticulates defamation article against me and my wife. While I am pursuing my legal rights from your Embassy in London, I Would appreciate if you would kindly publish my reply as a respect to good journalism practice (i.e. Right to reply)
    you can also see the reply at (Albanian and English):
    http://gazetaimpakt.com/massoud-khodabandeh-i-pergjigjet-shpifjeve-te-mek-ut-ne-gazeta-tema/
    yours
    Massoud Khodabandeh
    Leeds, U.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje