Partizani, Starova (ri)merr frerët e “demave të kuq”

7 Nëntor 2017, 13:28Sport TEMA

Partizani ka nisur epokën e re me gjurmë nga e kaluara, atë nën drejtimin e “Bobit”, siç njihet ndryshe trajneri Sulejman Starova në ambientet e futbollit shqiptar.

Sot, Starova ka veshur sërish tutën sportive të trajnerit, me synimin për të rikthyer Partizanin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar, pse jo për të tentuar vendet që të çojnë në Europë, në kampionatin e sivjetshëm të Kategorisë Superiore.

Partizani vjen nga një fazë e parë e mbyllur si mos më keq, me vetëm 11 pikë në 9 ndeshje, me një bilanc që nuk i ka aspak hije një skuadre që e nisi sezonin me objektivin për t’u shpallur kampion, 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Rezultate këto të arritura nën drejtimin e trajnerit italian Mark Iuliano, i shkarkuar vetëm pak ditë më parë pas humbjes 1-0 me Kamzën.

Sot, Starova është parë në ambientet e klubit, ku ka filluar edhe grumbullimi i skuadrës për të përgatitur fazat e mëtejshme të Superiores, duke përfituar edhe nga pushimi për shkak të impenjimeve të Kombëtares së Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë, më 13 nëntor./TCH/

1 komente në “Partizani, Starova (ri)merr frerët e “demave të kuq””

  1. "BOHOTINA" says:

    Starova na ben krenare. Ti mund ta besh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje