Për “peshqit e mëdhenj”… ndiq frikën!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, po vihen sërish në shënjestër të opozitës, pas shfaqjes së tyre publike krah misionit ndërkombëtar që do të ndihmojë në betejën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ambasadorja Vlahutin është sulmuar ashpër nga media të financuara nga familja Berisha për shkak të fjalisë së saj se “këtu ka politikanë që shesin atdheun për interesin e familjes së tyre”.

Ambasadori Lu po ashtu po ironizohet për shkak të aksiomës së tij të vjetër të betejës kundër “peshqve të mëdhenj”. Ka gjithfarë ironish, sulmesh cinike dhe një frymë mosbesuese për ta relativizuar betejën e Perëndimit kundër krimit në Shqipëri, edhe pse e rrezikuara e madhe e kësaj beteje mund të jetë vetë qeveria që i ka hapur dyert Perëndimit për këtë betejë.

Të shqetësuar se kush do të jetë “peshku i madh”, opozitarët kanë nisur t’i kërkojnë llogari ambasadorit Lu pse nuk thotë emrin, apo pse nuk e shpall Edi Ramën të tillë.

Kur James Beker vizitoi Shqipërinë në vitin 1991, në fjalimin historik në sheshin “Skënderbej”, tha se “SHBA beson se liria funksionon”. Dhe e ilustroi këtë me fabulën se “është më mirë ta mësosh dikë të peshkojë duke i dhuruar grepa, se sa t’i dhurosh një peshk të gatshëm”. SHBA është duke bërë të njëjtën gjë. Ajo beson tek liria jonë, dhe po na dhuron mekanizmin se si të kapim vetë “peshqit”, qofshin këta dhe të mëdhenj. Është kjo logjika që ndan një shoqëri të politizuar dhe të korruptuar, nga një shoqëri e lirë.

Ndërsa në një shoqëri të lirë perëndimore, ekziston një ligj i pashkruar, se “për të gjetur mafian duhet të ndjekësh paratë”, në shoqëri të korruptuara si kjo e jona, për të kuptuar kush është i frikësuar nga kjo betejë në Shqipëri, ka kuptim shprehja “nëse do të dish kush ndjehet peshk i madh,… ndiq frikën”.

Dhe ata që po rrezatojnë realisht frikë në publik janë pikërisht ata që nëse u besojmë betejave të tyre të muajve të fundit, duhet të ishin të gëzuar. Opozitarët që nuk po lënë gjë pa thënë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit, duhet të kishin dalë sot që në mëngjes me lule në dorë të prisnin Task Forcën ndërkombëtare të përbërë nga ekspertë me përvojë në FBI, në shërbimet gjermane, e ato të Bashkimit Europian.

Përkundër kësaj, ata kanë reaguar me nervozizëm ndaj kësaj fushate dhe kanë vënë në qendër të sulmeve, pikërisht diplomatët perëndimorë që po mbështesin këtë aksion.

Beteja kundër krimit, korrupsionit dhe drogës në Shqipëri është një betejë afatgjatë, që nuk ka të bëjë me partitë politike në Shqipëri, por vendimin e pakthyeshëm të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kush e ka marrë si shaka këtë mision, duhet të kuptojë se nuk e ka më në dorë të bëjë hapa pas. Kjo betejë mund t’i kushtojë karrierën plot personaliteteve të shumicës në pushtet, por dhe shumë ish- politikanëve tashmë në opozitë, të cilët kanë përdorur pushtetin gjyqësor për të mbyllur paditë ndaj tyre dhe çështje të pahetuara kurrë, siç janë vrasjet e 21 janarit dhe afera të tjera korruptive të ish- qeveritarëve, të mbyllura me presion politik ndaj drejtësisë.

Sot ne nuk e dimë nëse Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, apo dikush tjetër do t’i shpëtojë dot kësaj “site”, por dimë që qeveria e sotme i ka hapur dyert misionit ndërkombëtar të fillojë këtë betejë.

Nuk them se kjo qeveri është e lumtur dhe e qetë për këtë që po ndodh, por është e përgjegjshme dhe po përballet me këtë realitet. Panik si ky që po ndihet në radhët e opozitës për fat nuk po demonstrojnë. Dhe kjo nuk është pak.

Tani e vetmja mënyrë që të kuptojmë se kush trembet nga hetimi i “peshqve të mëdhenj”, është vetëm reagimi ndaj kësaj nisme. Gjurmimi i parave nuk ka nisur akoma. Milionat e koncesionit të skanerave në dogana, ngjyrosjes së naftës etj, janë të regjistruar na parajsa fiskale, nga Panamaja në Zug të Zvicrës, dhe shpresojmë të zbardhen.

Sot për sot shfaqja e frikës, është e vetmja shenjë që na tregon se kush e ka bezdi dhe kush po shqetësohet nga kjo betejë. Se ata, më mirë se ne dhe kushdo tjetër, e dinë se çfarë kanë bërë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

31 komente në “Për “peshqit e mëdhenj”… ndiq frikën!”

  1. Boston says:

    Si gjithmone i sakte Mero. Ju lumte

    1. Kryqi says:

      Ndiq friken ?
      FBI per ndjekjen e mafjozeve ka nje shprehje qe thote “Follow the money”
      Ndiq leket,pasurite,ato te cojne ke “Hirushja”
      Mos harroni se Z. Lu i ka premtuar popullit Shqipetar,vetingu do zbatohet
      Peshqit e medhej apo te vegjel me ne fund do ngelin ne rrjete.
      Popull : “Follow the money” mos ki frike se del nga gjiri Lalzit,Surrel a kudo
      qofte qe te shpije leku.

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Keya po flasin per peshq te medhenj po puna eshte se asnjeri nuk po flet per minje e medhenj.

      Ne kemi probleme me minjte qe na hengren fondet per 25 vjet jo me peshqite medhenj qe shkojne e mbjellin hashash si te ishin me budallenj se peshku.

  2. Para Laci says:

    Nuk ndalohet krimi I organizuar vetem duke kapur kriminelet ne mergim. Ashtu eshte sikur ti presesh nje dege nje peme dhe dega rritet prap. I duhet ardh krimit aty ku buron. Mbyll burimin dhe uji shterron.

    James Beker e ka huazuar kete thenje nga nje proverbe e lashte kineze qe thote “jepi njeriut nje peshk dhe e ushqen per nje dite, mesoje njeriun te peshkoje dhe e ushqen gjith jeten”.

  3. Doni says:

    A më të lumtë, more djalë!!!👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸

  4. ILIRIA says:

    Z.Mero Baze mire e ke qe po te ndjekesh friken dihet se kush eshte peshku i madh por mendoj se nuk besoj se do ta haje ndonje peshk i madh por do ta hane perseri populli sepse lufta kunder peshkut te madh do te filloje nga viti tjeter keshtu qe nga viti tjeter fillon edhe REFORMA E UJIT qe mendoj se do te jete me e sukseshme se reforma ne drejtesi dhe ne luften ndaj krimit te organizuar sepse jane te gatshem peshqit se ska kush ti mbroje se familjaret vjedhin shtetin nga 1000-1500 lek ne muaj sepse dhe aq nuk kane ti paguajne dhe se nuk vjedhin dote nga 1 milion apo 5 milion euro ne muaj me droge dhe korupsion nga pushteti qe fitojne. Faleminderit dhe bej ndonje artikull per rritjen e pageses se ujit apo te energjise elektrike nder vite sepse qe nga vitet 2000 e ketej vlera e pageses se tyre eshte 5 fishuar apo 10 fishuar ndersa pagat e pensionet e popullit te thjeshte kane ngelun ne vend numero ndersa rrogat e pushtetareve te cdo niveli i kane 100 fishuar apo 200 fishuar.

  5. Alban Dega says:

    E KE QARE ORE E KE QARE !

    NDIQ FRIKEN ….do te futet ne thesarin e arte filozofike te publicistikes dhe analizes se saj !
    Fantastike !
    God bless your brain and your hand Mero !

  6. Alban Dega says:

    Shkurt e bukur

    E KE QARE ORE E KE QARE !

    NDIQ FRIKEN ….do te futet ne thesarin e arte filozofike te publicistikes dhe analizes se saj !
    Fantastike !
    God bless your brain and your hand Mero !

  7. Futja kot says:

    Do presim Janarin. Ky ambasadori Lu perse e mesoi gjuhen Shqipe, sepse i pelqen apo qe te bisedoj direkt me kriminelet?

  8. Titi says:

    Po na vjen, po na vjen!
    Bota zjen, Bota zjen!
    Shoket tane kjo lufte,
    Po na i rremben!
    ✌️🇦🇱🇪🇺🇺🇸🙏🏻

  9. Azio says:

    Bravo z.Mero!
    Lodra bie per ata qe kane vesh e te degjojne.
    Peshqit e medhenj ne duhet t’i quajne peshkaqene
    Vertete tani I erdhi Radha e gjuetise te peshkaqeneve.
    Dhe kjo do te realizohet nga peshkataret me te zot ne bote ngaSHBA dheBE.
    Rrjeta me siguri dote mbushet me peshq te medhenj e te majmur me mund in dhe paratee e vjedhura te popullit tone te shumevuajtur nga keto hijena.
    Me ne fund qielli shqiptar do te kthjellohet nga rete e zeza

  10. Tr says:

    KY POPULL I NJEH MIRE SE KUSH JANE PORDHITIKANET , POR PYETJA ESHTE , MOS TE NA LARGOHET FBI VETEM ME DISA VEREJTE TE VOGLA, PER HAJDUTELLEKUN GALOPANT ????

  11. aleko says:

    Miza ,miza ne kurris.,.ha ha.

  12. Iliri nga Gjermania says:

    Bravo Zoti Mero Baze.
    Kjo është e gjitha që duhet të kuptojnë Shqiptarèt.

  13. Kuq e zi says:

    Me pelqeu fjala e urte amerikane qe tha z.lu “ska dreke falas” pastaj shpjegoi
    Kemi hedhur para per kete reforme dhe nuk ikim pa rezultat
    Pra ata jane me te shqetesur para takspaguesve te tyre per keto harxhime sesa para opinionit shqiptar prandaj mendoj se do kete rezultate

  14. agim says:

    Zoti Mero mire e keni ju dhe flm
    Po na vjeen keq se dhe zoti Lu e te tjeret po kane frike ndaj peshqeve te medhaj e nuk ka me i gjete gje as ata peshq qe populli i din mire.
    E pate sot Luuujaa i kishte mbete goja akoma tek Roshi !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kush eshte Roshi !!!!!!!!!!!
    Ky Roshi qe foli Luja nuk eshte askushi
    Ka Rosha nja 5o apo 100 te tjere shume me te rrezikshem e ska me i gjete gje!!!
    Keqardhje reforme pordhesh do shofim

  15. Patriroti SHBA says:

    Cdo, dit mezi presim editorjalet tuaja, zoti Mero. Jan margaritar. Ka Peshq e medhenj, ne dete e oqeane, por per fatin e keq te shqiptareve, ka grabitqar dhe te pa ngopur, qe nxjerin ligje per te faforizuar femijet dhe te afrmit , miqt e tyre. Ka peshkaqen, qe kan vjedhur e vrar, Ka qe kan mbuluar krimet, qe kan abuzuar ne dogana, tatime, ne dhenjen e koncesjoneve, pa folur per dejtesin qe degjeneroi, u kooruptua aq shum sa duket ne vilat, makoinat luksoze, pasurit e tundeshme dhe te patundeshme etj.
    Pa ber historin e te gjitha krimeve, duhet sa me par te filloi zbatimi i vettingut, me Sali Berishen te parin, Meten, Bashen, Mediun, A. LLallen. Nese ka ber deme si keta edhe Rama, dhe me radhe ministra e deputet, qe kan zaptuar Golemin, Lalezin, Saranden e kudo ku kan ndertuar me parat e koorupsjonit dhe vjedjjeve ne rruge e forma te dryshme, keshtu dote pastrohet shoqeria shqiptare dhe dote priten fijet e krimit dhe krimineleve qe kan lulezuar e jan fuqizuar, gjat ketyre 27 viteve shkerdhatokraci.

  16. Pokeristi says:

    z.Baze!

    Nje analize e sakte dhe reale.Me tre fjale…Kujt i djeg miza!?…

  17. I says:

    Keta te FBI nuk korruptohen ? Po gjithe ato skandale ne Amerike kush i ben ? Policia Shqiptare. Shqiperia behet me Shqiptare. Mos te mendojme ne se i plas Amerikaneve per ne. Kane ndonje interres si shtet dhe ata si polic do marrin ca miliona dollare edhe pastaj dalin me 1 deklarate. Mungese provash.

  18. Alban Dega says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  19. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 8, 2016 at 8:23:35 AM EDT

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne
    letargjine e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zagarit te tij dhe UDB-es Serbe Flamu Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik dhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nick name qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    Sent from my iPhone

  20. ferhat gruja says:

    Fjala e LU-se ne kontekst ka dy lajme. Njeri i mire tjetri i keq. Percaktimi i fillimit te te ashtuquajtures arrestimi i “Peshqve te medhenj” ne janar lene te kuptohet se ne ate kohe nuk do te jete me Adriatik Llalla kryeprokuror,sepse dihet se nese ai do te vazhdoje te jete nuk do te behet asgje.Ky eshte lajmi i mire.Lajmi i keq eshte permendja e disa emrave te diskutueshem si”kriminele”.Nese LU-ja e ka fjalen per keta si peshq te medhenj,atehere jemi kurrkund. Asnje shqiptar nuk mendon se vertet keta jane peshqit e medhenj.Pritshmeria jone eshte krejt gje tjeter. Te shpresojme se edhe kjo deklarate nuk do te jete thjesht nje fjale per tu harruar. Nuk mund te themi se deri ne cfare mase ndjejne pergjegjesi amerikanet per kete situate ne Shqiperi.

  21. Loni says:

    O Meroooo, çfare kryevepreeee qe ke shkruar , je per Nobel !

  22. I parafundmi i serberishes ne WDC says:

    Zoti Mero

    Keqardhje per keto artikuj me barut te lagur
    qe nuk trembin as qimet e sumes Berishes
    dhe as prapanicen e Lulit.
    .
    Keto EF BI AJET e kane humbur 100% besimin te shqiptaret dhe ky aksion
    qe ka nisur me gallate do perfundoje ne liber barcaletash.
    .
    FBI e ka humbur besimin se pasi erdhen ekspertizat e FBI pikerisht ne nje vjetorin e vrasjes bulevardit ti i nderuar
    MERO dhe sihariqen…qe erdhen prangat berishes…por ne fakt ai fshiu bythen me to.
    …biles ne parlament tha: pushoni PS-ista se do ja u bej si ne 21 janar..
    …dhe arvizuja zgerdhihej atehere dhe kaloi ne orgazem kur Berisha i tha Rames se do ti bente varrimin me madheshtor ne histori…
    .
    FBI e ka humbur besimin se te parin qe duhet te arrestoje duhet te jete “eksperti i vigjinias” qe mafjozet e berishes ne USA e prune per te vertetuar se Kosta Trebicka humbi jeten se makina e tij u perplas me nje lepur qe ishte si sypeshkaqeni..
    .
    FBI e ka humbur besimin se shteti Amerikan duhet te reagonte kur Berisha quajti NY TIMES …leter higjenike qe as ai karaduzi Korese Veriut nuk guxon ta thote..
    .
    Zoti Mero mos u tall me shqiptaret..dhe mos perdhos namin e mire qe ke krijuar ne mediat shqiptare:.
    .
    Ne Shqiperi sot ka vetem nje Aksiome:
    .
    Shteti amerikan e krijojoi perbindeshin Berishe dhe eshte i detyruar ta largoje nga skena politike ne dac me pranga
    ne dac me SIX NAVY ose ne forma te tjera…
    .
    Te pretendohet nga “miqte e FBI” se do kapen peshqit e medhenj
    qe duken sardele para peshkaqenit Berishe
    eshte tallja me madhe qe mund ti behet atij populli
    jo vetem nga EF BI AJET
    por dhe nga shtypi shqiptar dhe gazeta Tema me Meron e saj
    por dhe nga Edi Rama qe eshte kthyer ne nje drejtor i mire komunale..
    ..por nuk po e kupton se do cojne me “peshqit” ne hale.
    ..si dikur me korkodilin apo ngjalen ne 1 prill 2013 qe e ka akoma mbrapa ….

  23. Lexuesi says:

    Yes, like the movie “follow the ring” !

  24. Mihali says:

    Lopen e ka vjedhur ai qe ka mizen ne ksule.Prandaj PD-ja do te tremb mizen nga ksula(kapelja).Miza eshte ber buall dhe nuk trembet me tani as nga ulerima as shpifje dhe intrigat e peshkut te madhe.

  25. bishti i qenit says:

    Hetimi i pare i BKH-se dhe i FBI-se amerikane per mendimin tim duhet te filloje me Kryekrimineklin dhe kryeagjentin e ketyre 27 viteve.Emri i tij eshte i njohur per te gjithe,te medhenj a te vegjel,brenda e jashte shqiperise,i cili nuk ka nen te kodit poenal qe nuk ka shkelur dhe jo vetem ai,por dhe femijet e tij jane personalitete persa i perket rrjetit te tyre te korrupsionit dhe jo vetem.Pas tij eshte kryetari i persheshit te prishur te opozites se madhe,i cili ka te pakten tre ceshtje te hapura me drejtersine dhe i ka ikur asaj me marifete,se per te tilla marifete dhe per shpifje,deklarata boshe-genjeshtra e intriga ai eshte njesh.Nga krahu tjeter eshte gati dhe Mehdiu per ceshtjen e gerdecit,Likja per videon e fameshme,Muni-ka per makinen e shoferit te saj me kokaine etj etj.Nga keta duhet te filloje per mendimin tim pastrimi i politikes.Te tjeret vijne me pas….

  26. Dalngadale po vjen Janari
    Po na vjen, po na vjen.
    Nuk e dime kush eshte i pari
    Kete duam, kush e gjen.

    Dikush thote Like Floriri
    Dikush thote Sali Berisha.
    Por nje gje duhet ta dini
    Te dy pa plasin nga frika.

  27. ku jane 17 komente ? says:

    nga 29 komente te derguara keni botuar vetem 12

    as ne kohen e enverit nuk ndodhte nje censure e tille

    cfare po ndodh me temen ??

    mos duhet ti kerkojme ndjese enverit !!

  28. alfons says:

    ne fakt frika i ka hyre ne palce por sesht nje e dy por shume qe kane rrjepur lekuren e popullit shif te bijen e llalles se cfar jete ben i biri i fullanit fshinte djerset me 5OO evro BIR SELMAN KE PESHK TE KAPISH ME PARE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *