Skandali i super aferës së “CEZ” merr vëmendjen e mediave çeke: Në Çeki vazhdojnë hetimet, prokuroria shqiptare kërkon ta mbyllë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria, organi kryesor për luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet në Shqipëri, ka kërkuar mbylljen e dosjesë një prej aferave më të mëdha financiare në 27 vitet e fundit.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor, ku në listën e të kallëzuesve ishin edhe Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni. Kërkesa drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mbylljen e dosjes i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë. Në raportin e komisionit hetimor, i miratuar nga Parlamenti, dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e mbi 17 ish-funksionarëve shtetërorë ishte 450 milionë euro. Megjithatë, sipas prokurorisë, në dosjet me objekt të njëjtë, referuar nga Kuvendi dhe Romeo Kara, nuk ekzistojnë elemente të veprave penale.

Ky skandal i Prokurorisë shqiptare nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave çeke, të cilat  siç shihet kanë shkruar për këtë manovër skandaloze të prokurorisë.

Ndërkohë që në Çeki vazhdon hetimi për çështjen, lidhur me çfarë Komisioni Parlamentar zbuloi mbi këtë aferë, në Shqipëri Prokuroria përpiqet ta mbyllë si çështje.

Ndoshta ky është shërbimi i fundit që i bëhet Berishës nga drejtësia e emëruar prej tij, e cila tanimë do kalojë në sitën e Vettingut.

Fakti që në Çeki vazhdojnë hetimet dhe në Shqipëri po tentohen të mbyllen, është një dëshmi e qartë e drejtësisë që nuk bën drejtësi por politikë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez.jpg","attachment_id":"794020"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez-1024x544-1-300x159-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez-1024x544-1-300x159.jpg","attachment_id":"794022"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez-300x225-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/cez-300x225-1.jpg","attachment_id":"794023"}]

3 komente në “Skandali i super aferës së “CEZ” merr vëmendjen e mediave çeke: Në Çeki vazhdojnë hetimet, prokuroria shqiptare kërkon ta mbyllë”

  1. bishti i qenit says:

    Po pranoi parlamenti dhe partia socialiste te mbyllet hetimi per kete super skandal e vjedhje te madhe,duke bere qe Saliu dhe i biri te dalin pa lagur ,ky do te jete me te vertete nje superskandal dhe ne prag te zbatimit te reformes ne drejtesi,kur syte e Europes dhe amerikes jane drejtuar nga ne.C’kuptim ka zbatimi i reformes per peshqit e vegjel,kur superpeshku,peshkaqeni te dale pa lagur dhe nje here si nje here,qe nga 1992-shi e deri me sot?!Cfare peshqish te medhenj do kape rrjeta e drejtesise,kur peshkaqeni qe vjen ere ne gjithe europen perendimore na ben gelasen dhe njehere dhe kur,tani qe reforma thuhet se ka filluar nga zbatimi i saj?!!!Akoma do tolerohjet L:lalla dhe Berisha te tallen me drejtesine,popullin dhe shtetin shqiptar?!

  2. Dori says:

    Po ben favoret e fundit Dhalla para se te pidhet ne dhjetor.

  3. Aureli says:

    Poshte fshatari qafderr dhe kriminel DHALLA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *