SKANDALI / Kapen 5 kontenierë me paketa cigaresh kontrabandë në Durrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente  të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.

Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është  rreth 428 milionë lekë.

Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore te DPD-se kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe  kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “SKANDALI / Kapen 5 kontenierë me paketa cigaresh kontrabandë në Durrës”

  1. kujtesa says:

    E ku eshte skandali ketu?!
    Do te quhej i tille,mendoj une,nese kjo sasi cigaresh do e kishte kaluar doganen dhe do ishin njesite e inteligjences ato qe do benin bllokimin e mallit kontrabande.

  2. kasem gahinji says:

    nuk e kuptoj ku eshte dhe kush eshte autori i skandalit.do ishte i tille po te kish kaluar.jane zbatuar procedurat,konteineri pa adrese,eshte pritur te paraqitetpronari,sipas kohes ligjore,eshte hapur,kontrolluar,dokumentuar,riplumbuar,cuar ne prokurori per sekuestro.me siguri do jete tahiri.meqe ndodhet ne hetim nuk pati mundesine a kalonte.patentat dhe leket ja kapi policia,skafet i largoi ne drejtim tjeter per shkak se kishte shume pune.ja nje lajm nga hamalli digital .skandale gjithandej,edhe kur bejne punen.po kthehet ne semundje,mblidhni mendjen.

Lini një Përgjigje te kujtesa Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *