Sulmuesi shqiptar shpallet lojtari me i mirë i muajit në Zvicër

7 Nëntor 2017, 13:11Sport TEMA

Albian Ajeti është shpallur futbollisti më i mirë i muajit në Zvicër.

Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja më e madhe sportive “Blick.ch”, sulmuesi me origjinë shqiptare është përzgjedhur lojtari i muajit tetor.

Ai ka marrë 29.7 për qind të votave, teksa gjithsej në faqen online të gazetës zvicerane kanë votuar më shumë se 11 mijë kosovare.

Shumë pranë tij është mbrojtësi i Young Boys, Kevin Mbabu.

Albian Ajeti ka shënuar 5 gola në 11 ndeshjet e para në Superligën zvicerane, ndërkohë që në Champions League është aktivizuar vetëm në 80 minuta, pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje