FBI zbarkon në Policinë e Shtetit, takim me Haki Çakon, ja për çfarë u fol

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti sot përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.

Policia njofton se gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së, Atasheun e FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Neëhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi.

Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm Çako falënderoi zyrtarët e FBI-së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale.

Më pas zyrtarët e FBI-së janë takuar me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.

Takimet e këtij delegacioni do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI-1.jpg","attachment_id":"794048"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI3.jpg","attachment_id":"794627"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/FBI.jpg","attachment_id":"793448"}]
        
        Loading...
        

3 komente në “FBI zbarkon në Policinë e Shtetit, takim me Haki Çakon, ja për çfarë u fol”

  1. Dhiz iz a mirraklle... says:

    Boboboobo edhe FBI-ne e bleu koka e bandes CAKO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! TUUUUUUUUUUUUUUUUUUUURP!!!!!!!!!!!!!!!

    Donald Trump Lu IK IK IK IK IIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIK

  2. Dan says:

    FBI-ja me kepuce te zakonshme (vjen per te bere pune) Hakiu me kepuce llusrtafino sikur shkon ne parade mode edhe kostumin e ka firmato…..
    Duken prioritetet e Shqiptareve dhe prioritetet e FBI-se…….
    Sa turp po me vjen qe ne si Shqiptare ne vitin 2017 mbas 105 vjetesh shtet te pavarur nuk po bejme dot shtet ligjor…..
    Turkoshake te pameshirshem per vendin dhe mentalitet shummmmeeeeee I prapambetur…….

  3. skeptik says:

    Nje brime ne uje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *