Ish-portieri i Juves: Strakosha më pëlqen, është shumë i zoti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ndër pikat më të forta të Lazios gjatë këtij sezoni është padyshim Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares sonë ka pritur një penallti fantastike ndaj Dybala-s disa javë më parë. Duke folur për mikrofonin e “Radio Incontro Olympia” ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka folur për numrin 1 të Lazios.

“Ashtu si Berisha, edhe Strakosha më pëlqen, është shumë i zoti. Më në fund vijnë portieri të një profili të mirë nga jashtë. Lazio ka një trajner të madh, i cili ka arritur që të gjejë ekuilibrat në ekip.

Futbollistët e rinj sillen në mënyrën e duhur dhe sakrifikojnë për ekipin. Inzaghin e njoh, duhet respektuar. Bialsa e anashkaloi? Çfarë gomari!”, tha Tacconi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ish-portieri i Juves: Strakosha më pëlqen, është shumë i zoti”

  1. Aleksander says:

    E ardhmja e Strakoshes tek Juventus si pasues i Buffon vitin qe vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *