“Ishte mysliman dhe ekstremist!” Google sulmohet për armikun e Teksasit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Google thotë se nuk është i lumtur që rezultatet e kërkimit të tij për armikun e Teksasit Devin Patrick Kelley, i cili vrau 26 vetë shfaqin informacione të rreme.

Motori i kërkimit shfaq një karusel të postimeve të njohura në Twitter që përmbajnë histori të rreme se Kelley ishte një mysliman dhe një ekstremist i krahut të majtë.

Google u kritikua pasi seksioni Top Stories në rezultatet e kërkimit përmbante lajme të rreme për të shtënat në Las Vegas.

Sullivan, i cili është ndërlidhës publik i Google me kërkimin, tha se ndryshimet në algoritmet e faqes kishin parandaluar që situata e njëjtë të ndodhte me të shtënat në Teksas.

“Ne morëm kritika të merituara pasi seksioni ynë Top Stories kishte informacione mashtruese për goditjen në Las Vegas,” shkroi ai.

Z. Sullivan tha se informacionet e rreme u shfaqën vetëm për një kohë të shkurtër dhe  ishin poshtë rezultateve të ligjshme të kërkimit.

Ai premtoi se funksioni do të përmirësohet me kalimin e kohës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *