REPORTAZHI/ Terror në klasë: Kujtimet shqiptare të një fëmijërie të thyer në vitet e komunizmit

17 Shtator 2018, 19:57Sociale TEMA
REPORTAZHI/ Terror në klasë: Kujtimet shqiptare të një

Përveç fuqisë fizike të të rriturit, mësuesit kishin një arsenal të tërë armësh rrethanore apo të paramenduara në dispozicion. Na godisnin me thupër, vizore, fletore, libra shkollorë apo me objekte të tjera që i vinin duarsh. Për ta bërë veten për dajak nuk ishte shumë e vështirë. Mjaftonte të qeshje apo të flisje gjatë orës së mësimit, të mos dije përgjigjen e një ushtrimi, të mos shkruaje bukur në fletore, të mos i kishe prerë thonjtë apo flokët, apo ndonjë vogëlsi e çfarëdolloji.

Në përgjithësi, prindërit nuk e kishin problem agresionin e mësimdhënësve. Nuk mungonin rastet kur në takimet me prindër në shkollë dëgjojë fjalët “rrihe ti edhe për mua”. Nganjëherë, në shtëpi më rrihte im atë, zakonisht sepse nuk dilja mirë në mësime apo për prapësi të ndryshme.

Në fakt, unë rrihesha pak a shumë po aq sa të tjerët, dhe “të tjerët” përbënin pjesën dërrmuese të bashkëmoshatarëve që njihja. Në klasën time arrij të kujtoj vetëm nja dy djem tepër të rregullt dhe të bindur që i kanë shpëtuar dajakut në shkollë dhe në shtëpi. Djemtë rriheshin shumë shpesh, vajzat më rrallë. Ato fillonin t’i rrihnin kur ‘rriteshin’, periudhë kur djemtë nuk i rrihte më kush dhe ata vetë fillonin të rrihnin të tjerët.

Për ta ilustruar mbizotërimin e dhunës në Shqipërinë e viteve ‘80, vlen të kujtoj një rast kur po luanim me fëmijë të tjerë në lagje. Loja nuk më kujtohet, por mbaj mend që një prej tyre gjeti një boshllëk në rregullat e saj për të gjykuar në favor të tij. Ne të tjerët mbetëm pa argument.

Ai ishte një djalë i zgjuar, i qetë dhe që nuk krijonte probleme. Një nga shokët i tha: “Ik ore,ti je aq kot sa nuk të rref as babi”. Mbaj mend që u mërzit shumë dhe u largua pa folur. Të mos rriheshe mund të përbënte një lloj alienimi shoqëror.

Me ndonjë përjashtim, të gjithë rriheshim nga të gjithë. Në rrugë, edhe pse më rrallë, na rrihnin të ‘fortët’ të cilët ishin fëmijë pak vjet më të mëdhenj se ne. Në lagje, gjithashtu më të rriturit të rrihnin për arsye banale. “Më mirë mut se i vogël”, ishte një thënie që përdorej me humor.

Ishin, gjithashtu, të shpeshta rastet kur dëgjoja fqinjët të rrihnin gratë. Gratë nga ana e tyre rrihnin fëmijët. Burrat që rrihnin gratë, rrihnin gjithashtu fëmijët. I forti rrihte më të dobëtin. Dhe fëmijët ishin më të dobëtit nga të gjithë.

Amnezi ndaj brutalitetit të së shkuarës

Është e pamundur t’i ndalësh kujtime të tilla kur lexon reagimet dënuese të publikut në Shqipëri ndaj rasteve të sotme të ekspozimit të dhunës në shkolla, të cilat mund të konsiderohen “incidente të izoluara” nëse krahasohen me realitetin e pak dekadave më parë. Një prej tyre tregonte që një mësuese ishte filmuar duke rrahur nxënësit. Gjatë viteve të fundit janë botuar disa lajme qëtregojnë dhunën fizike në institucionet edukuese të Shqipërisë.

Një sosh i publikuar nga emisioni “Fiks Fare” i Top Channel, zbuloi dhunën fizike dhe psikologjike që një mësuese në një fshat të Tepelenës ushtronte ndaj njënxënëseje 8 vjeç. Përballë dhunës së ushtruar, ditari i nxënëses përmbante si këmbim fraza si “Dua ta vras [mësuesen]”, apo “Dua të iki nga shtëpia”.

“Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë”, tha vajza për “Fiks Fare”.

Në kohën time, nuk ëndërronim dot t’i vrisnim mësuesit që na rrihnin, thjesht jetonim në terrorin e ndëshkimit të radhës, dhe shpesh ndiheshim të kënaqur kur shpëtonim vetëm me një ‘rrahje normale’. Por edhe rrahjet atipike nuk ishin të rralla.

Ndërkohë edhe në rastet e sotme, dhuna ndaj fëmijëve më institucionet e edukimit paraqitet e larmishme, ndonëse më pak e përhapur. Rreth një vit më parë, në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, një mësuese u filmua duke rrahur një nxënës para shokëve të klasës. Në një kopsht, pronarja u arrestua pasi u kap në flagrancë duke rrahur një nga fëmijët.

Vlen të shtrohet pyetja sesi do të kishte qenë reagimi i autoriteteve nëse në vitet ’80, një prind do ishte paraqitur në polici për të denoncuar mësuesin që i kishe rrahuar fëmijën. Ushtrim tepër i pagjasë, duke qenë se një sistem i tërë i një prej regjimeve më të egra komuniste në botë ishte ndërtuar dhe mbahej në këmbë mbi një disiplinim universal përmes dhunës dhe frikës.

Në secilin prej lajmeve të kohëve të sotme, dënimi publik dhe ndërhyrja e autoriteteve janë pjesë e pandashme e ngjarjes. Megjithatë, në asnjë prej diskutimeve që ndjekin këto lajme nuk përmenden rrahjet që rrahësit e sotëm mund të kenë pësuar nga mësuesit e edukatorët e tyre.

Tmerr i përjetuar në lëkurë

“E shkurtër, topolake, me buzë të kuqe që lyenin edhe dhëmbët e parë. Kjo as nuk bërtiste as nuk ulërinte, thjesht kalonte afër teje, të shkulte favoritet [flokët në anë të veshëve] dhe nëse ishte me humor [të mirë] të bënte një pickim të tmerrshëm në qafë”, kujton Zhujeta Cima, për një nga mësueset e saj të 8-vjeçares në Tiranë.

Ajo vëren se autoriteti i mësuesit shihej thuajse ekskluzivisht brenda kontekstit të dhunës. “Ne tmerroheshim aq shumë nga mësuesi sa edhe kemi urinuar në rroba nga frika. Këta [mësuesit] ishin zeniti i bullizmit, dhe me këtë model frymëzoheshin e gjithë e ardhmja e kombit”, thotë Cima.

“Zyshë Sofia e biologjisë kur vinte në klasë e pajiste veten me thupër a thua se po futej në trajnim arinjsh cirku. Sapo kapte ndonjë fytyrë të painteresuari për mësimin vringëllinte thuprën dhe merrte situatën në dorë duke bërë që të pendohej edhe ndonjë nga klasa ngjitur”, thotë Enton Kaca, duke kujtuar vitet e shkollës në Tiranë.

Kaca nuk e fsheh ironinë kur shpalos kujtimet e tij, dhe me një ritëm të shtruar tregon goditje pas goditjeje ndaj tij dhe të tjerëve, një ushtrim që ai e konsideron si përmbledhje dëshmish që duhen zbuluar për të gjithë. Ai pohon se përçimi i ndërsjellë i kulturës së dhunës është ende realitet në Shqipëri. Por shton se nuk është vetëm dhuna fizike ajo që duhet përmendur.

“Kishim një djalë që nuk kishte mundësi të blinte kilota të bardha për mësimet e fizkulturës. Zakonisht pas talljes nga mësuesi para grupit të djemve, shoqëruar nga të qeshurat e vajzave pak më andej, fillonte një xhiro e detyruar me vrap rreth shkollës për këtë djalin. Ashtu me ‘brekë grash’ ai duhej të bënte vrap, dhe ishte një ndëshkim absurd edhe pse atëherë na dukej shumë argëtues”, kujton ai.

Kaca tregon se mësuesi i tij i Historisë, Spartaku, një “mjeshtër rrahjeje, përplasje koke e talljeje” e fillonte orën me rrëfime nga një udhëtim që kishte bërë në Bullgari. “’Aty hahet supa pa bukë’ – thoshte dhe i rraste ndonjë shpullë pas qafe ndonjë të përhumburi”.

Kujton se një vajzë e zuri lemza dhe suspansa midis kohës kur “Profesor Spartaku” donte ta identifikonte nëpër klasë, dhe koha kur lemza ndërpritej ndërtoi një situatë qesharake. Vajza u zbulua dhe u nxor jashtë.

“Një djalë me ngjyrë i cili rrihej sistematikisht, kur dëgjoi emrin për në mësim, u ngrit me vrull, dhe nga kjo grisi xhepin e xhaketës. Hëngri një përplasje koke mbi bankë [nga mësuesi], me mllef dhe me ca tinguj, dhe Spartaku e mbylli me frazën: jot ëmë me zor t’i blen, ti i gris”, tregon Kaca.

Ai thotë se më shqetësuese, sot duke parë në retrospektivë, i duket që edhe prindërit e ushqenin dhe e aprovonin dhunën. “Kam dëgjuar shumë shpesh prindër aty [në shkollë], përfshi edhe tim atë, që i rekomandonin stafit mësimor ta aplikonin rrahjen nëse nuk silleshim mirë”.

Ndërsa ky aprovim i ndërsjellë i rrahjes mbetet subjekt i një hulumtimi të mëvetshëm, dhuna sistemike dhe hierarkike që mbizotëroi Shqipërinë gjatë disa dekadash të një prej regjimeve më të egra despotike në Europë mund të jetë një nga fajtorët e mundshëm.

‘Disiplinim pedagogjik’

Disa kujtime nga rrahjet e fëmijërisë nëpër institucionet e arsimit publik në Shqipëri mund të kualifikohen për zhanrin horror të kinematografisë. Dallimi është se aktorët ishin të vërtetë dhe mizanskenat, po ashtu, të jetësuara nga viktimat dhe xhelatët e tyre.

Elsi Rizvanolli, i edukuar gjithashtu në Tiranë, thotë se nuk ishin të paktë mësuesit që ushtronin dhunë ndaj nxënësve, por disa prej tyre shquheshin për nga mizoria dhe mjeshtëria në rrahjen e fëmijëve në klasë.

“Ka qenë një mësuese e Gjuhës Shqipe, Shqipja… nëse haje shpulla, ishe me fat. Godiste deri me shqelma. Për fat mua vetëm shpulla [më ka dhënë], por të tjerë e kanë pësuar më keq”, tregon Rizvanolli. Ai thotë se viktimat e Shqipes ishin të shumta, por disa raste nuk i fshin dot nga kujtesa.

“E ngriti në mësim njërin, këtij të shkretit i bëhej urina. ‘Aty të rrish’ i tha, – thuaj mësimin; ky i lutej, ajo me të vetën. Dukej që po vuante i shkreti, kjo s’donte t’ia dinte. Më në fund ai nuk e mbajti më dhe e bëri aty i ngritur në mësim, me gjithë klasën që qeshte dhe atë këllirën që e qortoi e i tha të shkonte në shtëpi… por jo para se ai të pastronte urinën”.

Sadizmi i Shqipes ishte i famshëm në shkollën e Rizvanollit, dhe sipas tij, viktimat e saj ishin të panumërta. Ai shton se dëmi që mësuesja dhe të tjerë si ajo u kanë shkaktuar të rriturve të sotëm mund të jetë i pallogaritshëm.

Gjithashtu, ai kujton dramën e një djali rom, i cili paraqitej i papërgatitur në mësime dhe vinte nga një familje shumë e varfër. Pavarësisht rrethanave, Rizvanolli kujton për ish-shokun e klasës se ishte djalë i sjellshëm dhe nuk shkaktonte probleme, çka sipas tij ishte diçka e rrallë për djemtë e fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ‘90 të shkollës së tij, e cila konsiderohej si furnizuese e rregullt e burimeve njerëzore për bandat e zonës famëkeqe “Restorant Durrësi”.

“Shqipja e kishte veçanërisht ‘qejf’ këtë djalin, dhe nuk i kursente përshkrimet ‘pse vjen erë e keqe këtu – prapë s’je larë ti?’, apo të gjitha llojet e ofendimeve raciste që s’po i përmend këtu. E ngriti në bankë dhe ky s’kishte mësuar. Ajo ia futi një shpullë, deshi ta kapte nga flokët, por nuk arriti dhe e shau, i ra prapë, dhe ky bëri të ikte… kjo i vuri stërkëmbësh dhe ai u rrëzua. U ngrit duke qarë dhe ne pamë që po i dilte gjak nga hunda. I tha ‘mos bëj kot’ dhe i kërkoi të dilte nga klasa se po e bënte dyshemenë pis”.

Shqipja vdiq dhe djali rom u rrit dhe shkoi në Itali. Vite më vonë ai u kthye në Tiranë si endacak që bariste kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Njerëzit e kujtojnë për italishten e rrjedhshme dhe për mirësjelljen e tij në nivelin e perënduar të oborreve viktoriane. Nuk bezdiste njeri dhe nuk lypte para, thjesht kërkonte ushqim nga ata që i njihte apo nga persona të panjohur që duke i gjykuar nga fytyra i dukeshin njerëz të mirë.

Ai vishej kurdoherë në një mënyrë që disa mund ta quajnë ‘ekstentrike’, por fakti është se teshat që i gjente në rrugë, i kishte të kombinuara aq mirë, sa i shndërronte dëshmitarët e parakalimeve të tij në spektatorë të një sfilate impromptu. Ndoshta, në një vend tjetër do të ishte bërë stilist mode.

Shoku i shkollës fillore të Rizvanollit vdiq këtë vit në Shqipëri. Ishte një mbrëmje pranvere. Raportohet se hyri në një kabinë elektrike nga ku nuk doli më i gjallë. Quhej Rigels Patoku.

Si t’i torturosh fëmijët e moshës 4-5 vjeç – një manual praktik

Brutalizimi ndaj fëmijëve në institucionet publike shqiptare nuk fillonte në shkollën tetëvjeçare. Këtë e dëshmon Klodiana Alia, krahas rasteve të dhunës në shkollë, kur është tërhequr zvarrë për flokësh nga një mësuese (Xharija) apo kur një tjetër (Diana) e kishte qëlluar fort disa herë në kokë ngaqë i kishte shterur boja e stilolapsit gjatë një provimi. Përvojat e saj me dhunën apo me torturën e mirëfilltë shtrihen pas në kohën kur ishte në kopsht.

“Kur edukatore Drita largohej nga dhoma, pasi kishte mbaruar mësimin, ajo na kujtonte që askush nuk duhet të largohej nga karrigia. Ne ishim fëmijë nga pesë vjeç e na duhej të qëndronim gjatë në një vend, pa folur me njëri-tjetrin e pa lëvizur”, kujton Alia.

Ajo thotë se për edukatoren kishte pak rëndësi që fëmijët kishin qëndruar ulur për orë të tëra pa lëvizur. Dhe duke e ditur se diçka e tillë ishte e pamundur nga fëmijë të vegjël, ajo kishte një plan.

“Me njëmbështetëse të karrigeve të vogla, ku uleshim ne, të cilën ajo e kishte shqyer nga karrigia, i rreshtonte ata që kishin bërë ‘gabime’ për muri dhe i detyronte të zgjasnin pëllëmbën e dorës. Një nga një, edukatore Drita na qëllonte me mbështetësen, ndërkohë që të tjerët prisnin dënimin me sy mbyllur. ‘Klodi, pse e ke dorën e nxirë’, më pyeste mami. ‘Nuk e di’, i thoja e turpëruar për gabimin e ditës”.

Sipas Alias, edukatore Drita nuk ishte sadistja e vetme në kopsht. Ajo tregon se edukatore Pëllumbesha ishte në garë me kolegen e saj në keqtrajtimin spektakolar të fëmijëve. As ajo nuk e toleronte zhurmën dhe kërkonte me rreptësi nga fëmijët që të flinin të gjithë gjatë orarit të gjumit.

“Unë e urrej gjumin e drekës dhe kur tentova t’i pëshpërit diçka shokut në krevatin ngjitur ajo më pa. Mbylla sytë dhe bëra sikur po flija, por ishte vonë sepse Pëllumbesha mori shkopin e fshesës dhe më qëlloi aq fort në shpinë saqë mbeta pa frymë”.

Dëshmitarë të tjerë që nuk kanë pranuar të identifikohen me emër, kanë treguar raste të ngjashme apo edhe më ekstreme të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike në kopshte. Vetëm në një nga rastet e treguara kishte pasur reagim, kur prindi kishte shkuar në kopsht dhe kishte rrahur edukatoren në sy të fëmijëve.

Në kërkim të shpagimit

Një mësuese e Historisë në shkollën time fillore kishte zakon t’i rrihte nxënësit për arsye të ndryshme, zakonisht të dorës së dytë. Atë ditë kishte arsye të fortë. Mbi derë, me vetëdije të plotë, kisha vendosur një fshesë dhe kur ajo e hapi, fshesa i ra mbi kokë. Nuk u lëndua, por turpi i përjetuar para nxënësve e bëri të shpërthente në shpulla ndaj djemve të ulur në bankat pranë derës.

Një shok i klasës që nuk kishte gisht në këtë rreng dhe të cilit nuk po ia them emrin për arsye që mund të kuptohen, u ngrit në këmbë dhe ia ktheu goditjen mbrapsht. Ai kishte trup të zhvilluar dhe krahë të fortë. Shpulla ishte e tillë sa mësuesja u lëkund lehtas dhe mbeti e shastisur një copë herë. “Më qëllove, më qëllove”, nisi të bërtiste me faqen e skuqur ku dukeshin disa shenja gishtash më të zbehta se pjesa tjetër e lëkurës.

Djali qëndroi me trupin drejt, sfidues para saj. Mësuesja nuk mori asnjë masë për ngjarjen – ndoshta nga turpi po të merrej vesh – ndërsa rebeli i ditës u shndërrua në heroin tonë për shumë ditë më pas.

Një djalë tjetër nga klasa ime, i cili rrihej sistematikisht nga e njëjta mësuese, si këmbim rrihte djalin e saj pak vjet më të vogël se ne. Sa herë rrihej ai, po aq herë rrihej edhe djali i mësueses. Duke qenë se asnjëra palë nuk komunikonte me tjetrën për këto zhvillime, dajaku vazhdoi i pandërprerë nga të dyja krahët… për disa vite rresht.

Kur isha në përfundim të shkollës së mesme takova një mësuese të fillores në rrugë. Ajo nja dy herë më kishte rrahur egërsisht. Iu prezantova dhe e pyeta nëse i kujtohesha dhe ajo pohoi me entuziazëm.

Më kujtohet që sytë më zbritën instinktivisht te mjekra e saj. Imagjinova sikur e godita me të gjithë forcën ndërsa ajo fluturoi mbi trotuar pa frymë. Në fakt nuk e godita dhe as diskutova mbi ato që më kishte bërë. I thashë diçka shumë të vrazhdë, futa duart në xhepa dhe vazhdova rrugën.

Një i afërm i imi shkoi një hap më tej. Edhe ai ishte në shkollë të mesme kur takoi rrugës një edukatore që e torturonte kur ishte në kopsht. Iu prezantua, i tregoi që i kujtoheshin tmerret që kishte pësuar prej saj, e pështyu në fytyrë dhe e qëlloi me shpullë pa e kursyer fuqinë.

Të tjerë kanë dëshmuar ndodhi më ekstreme. Enton Kaca tregon se kur ishte ende në shkollë, një “i fortë” erdhi të marrë hak për vëllain e vogël të rrahur publikisht nga “Profesor Spartaku”. Ai kujton se incidenti ndodhi në një korridor të shkollës, gjatë pushimit mes orëve të mësimit.

“Kjo përplasje midis Spartakut dhe vëllait të madh përfundoi me një sëpatë të vogël të ngulur në shpinën e mësuesit të Historisë, i cili nuk u ndje më aq entuziast për udhëtimet apo qortimet e tij kundrejt ca 11-12 vjeçarësh. Kjo bëri që ne të ndërmerrnim një fushatë talljesh kundër tij derisa ai u largua për të dhënë mësim diku tjetër”, rrëfen Kaca.

Klodiana Alia, gjithashtu, pati një takim me të shkuarën e saj. Tridhjetë vjet më vonë e hasi Pëllumbeshën në rrugë. E pyeti nëse e mbante mend dhe edukatorja e dikurshme tha se nuk e njihte.

“Epo, unë nuk mund të të harroj ty – i tha Alia – ti je ajo që qëllon një pesëvjeçare aq fort në shpinë sa asaj t’i merret fryma”. “Nuk të mbaj mend”, iu përgjigj Pëllumbesha dhe u largua.

Trauma që nuk shuhen

“Dajaku ka dalë prej xhenetit” apo “Dajaku është dru i xhenetit”, “Kush të rreh të do” e të tjera aforizma të këtij kalibri përdoren rëndom nga shqiptarët për të justifikuar apo edhe sugjeruar përdorimin e dhunës, kryesisht ndaj fëmijëve. Megjithatë, sentencat popullore jo gjithmonë arrijnë të qëndrojnë në këmbë para argumentit shkencor.

Orjola Pampuri, psikologe klinike dhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë thotë se ushtrimi i dhunës shkakton deformim personaliteti te fëmijët. “Nëse një fëmijë përballet me dhunë, ndjen, sheh, dëgjon, e më pas përjeton emocionalisht apo fizikisht, sigurisht që egoja dhe superegoja e tij cenohen dhe nuk zhvillohen konform realitetit”, thotë Pampuri. Sipas psikologes, këtë deformim e nxit mjedisi i dhunshëm ku fëmija po zhvillohet dhe modeli i dhunshëm me të cilin po identifikohet.

Ajo thotë se dhuna në familje mund të ndikojë që sjellja e fëmijëve të shoqërohet me tërheqje sociale, apo sjellje ankthioze, performancë të ulët në shkollë, dhe vështirësi motorike apo konjitive.

Sipas Pampurit, mjedisi kulturor kapasur një peshë vendimtare në trashëgiminë e modelve të dhunshme përmes brezash, dhe ajo thotë se patriarkalizmi tradicional i shoqërisë shqiptare ka luajtur një rol domethënës.

“Vijmë nga një sistem, ku edukata dhe kultura mbi respektin reciprok në familje ka qenë e varfër, ku masat kundër dhunës kanë qenë të papërfillshme, ku edukimi i fëmijëve arrihej kryesisht në bazë të ndëshkimit dhe jo komunikimit dhe argumentimit të çështjeve që nxisin zhvillimin e shëndetshëm”, vëren ajo.

“Në fakt mund të jetë mirëfilli një dhunë sistemike kolektive, e cila e shpërndarë mund të zhvendoset në familje dhe kundrejt njëri-tjetrit”. Pampuri thekson se një shoqëri që i imponohet mendimi, veprimi, arsyetimi e vendimmarrja, e gjitha kjo mund të përkufizohet me shkelje të të drejtave themelore çka deformon sjelljen.

Fitim Uka, ligjërues në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Prorektor në Kolegjin Heimerer, në Kosovë, një vend ku disiplinimi i fëmijëve përmes dhunës fizike është gjithashtu i pranishëm – thotë se pasojat e dhunës janë më afatgjata dhe dramatike nga ç’mund të mendojë shumëkush.

“Çfarë na sugjeron literatura lidhur me efektet afatshkurtra apo afatgjata që mund të ketë dhuna tek ata të cilët janë subjekt i saj, janë ndonjëherë të jashtëzakonshme. Për faktin e thjeshtë që ne jemi mësuar ta konceptojmë dhunën thjesht si një formë të edukimit, e cila realizohet aty për aty dhe ka një fekt të menjëhershëm pozitiv”, thotë Uka.

Ai thotë se studimet tregojnë që ata që bien pre e dhunës kanë tendencë që të zhvillojnë simptoma të stresit post-traumatik. “Janë gjithashtu të predispozuar që të mbyllen në vetvete dhe të shfaqin shenja të depresionit, të mungesës së vetëbesimit, vetëvlerësimit, iniciativës; dhuna ndikon negativisht në të gjitha aspektet e funksionimit të një individi në kuadër të shoqërisë”.

Uka shpjegon se një keqkuptim themelor ndodh sepse efektet e menjëherëshme të dhunës mund tëduken pozitive për prindin apo atë që ushtron dhunën, sepse sheh ndikimin e aty për atyshëm për ndryshim të sjelljes. “Por, të gjitha teoritë në psikologji theksojnë faktin që në mungesë të këtij autoriteti që ushtron dhunën, personi ka tendencën që të shfaqë sjellje të cilat prapë janë antikomformiste”, thotë ai.

Sipas Ukës, kur flitet për ndikimin negativ të dhunës nuk mund ta kufizohet vetëm tek individi, por edhe në mundësinë që ka ky individ të kthehet në problem për shoqërinë. “Ata fëmijë, të cilët rriten në ambiente të dhunshme, qoftë në familje apo në shoqëri, kanë tendenca që t’i imitojnë modelet e dhunshme, dhe pastaj këto sjellje t’i demonstrojnë me bashkëmoshatarët e tyre fillimisht, por gjithashtu në të ardhmen edhe në raport me partnerët e tyre, bashkëshortët”.

AI thekson se të gjitha të dhënat shkencore dëshmojnë që efektet e dhunës janë negative dhe ajo nuk mund të konsiderohet si një mjet efikas i dukimit.

Ringritur krenarë?

Sot në moshën 37-vjeçare, shumë kujtime të dhunës së fëmijërisë i ka fshirë koha. Kanë mbijetuar vetëm disa. Përgjatë përvojave të mia jam munduar të mos ushtroj asnjë lloj dhune, fizike por jo vetëm, dhe shpresoj që në pjesën më të madhe t’ia kem dalë.

Ndërkaq, nga bisedat me më të rinj – të ashtuquajturit “breza të internetit” – mbi përvojat e tyre në shkollë, rezulton se brutalizimi i gjithanshëm ndaj brezave të mëparshëm tashmë mund të jetë histori. Edhe rastet e sotme të rralla të rrahjes së nxënësve, të pasqyruara në publik përballë dënimit të gjerë të shoqërisë, janë tregues se mynxyrat shkollore ndaj meje dhe shokëve të mi i përkasin, tashmë dhe më në fund, një kohe të perënduar.

Megjithatë, rastet e panumërta të raportuara dhe të paraportuara të dhunës në familje, mund të jenë pjesë e kësaj trashëgimie të së shkuarës – një spekulim ky, në mungesë të të dhënave faktike.

Zhujeta Cima, sipërmarrëse dhe nënë, thotë se për të është e pamendueshme të ushtrojë dhunë ndaj fëmijëve apo më të dobëtëve dhe se ndjen neveri prej saj. Ata që e njohin do të përmendin gjithmonë fustanet me shumë lule dhe buzëqeshjen e saj të madhe sa herë takon dikë.

Regjisor, prind dhe sipërmarrës, Enton Kaca aktualisht e ndan jetën mes Shqipërisë dhe SHBA-së bashkë me qenin e tij Buffo, një Border Collie çamarrok, karakteri i të cilit i përshtatet me emrin, që pak a shumë përkthehet në “Gaztor”. Kaca është lloji i perfeksionistit që mund të nervozohet lehtë nga detaje të padukshme për shumicën, por ndërsa njerëzve jashtë familjes së tij u flet nganjëherë ashpër, Buffo-n e qorton kurdoherë me butësi.

Klodiana Alia jeton në SHBA. Atje punon si fotografe dhe instruktore joge. Disa prej kujtimeve që do t’i harrojë vazhdojnë t’i shfaqen, por më të zbehta, më të mjegullta. Duket sikur zhvendosja fizike nga Shqipëria u ka pamundësuar traumave të fëmijërisë që ta ndjekin me të njëjtin intensitet përtej oqeanit, deri në Amerikën e largët.

Elsi Rizvanolli sot është një baba krenar që nuk mund ta imagjinojë të ushtrojë dhunë ndaj familjes së tij apo kujtdo tjetër. Por, nganjëherë fantazmat e terrorit shkollor i shfaqen; fotografi të mendjes, shpulla që i ka përjetuar vetë, apo njolla gjaku dhe urine të shokëve të tij të përjetësuara në kujtesë.

Rizvanolli beson se ai dhe bashkëvuajtësit e brezit të tij kanë një detyrim më të lartë moral për të treguar të vërtetën dhe për ta këputur trashëgiminë e së keqes. “Nuk jemi thjesht viktima, por njerëz të vetëdijshëm, ndaj vuajtjet dhe padrejtësitë që kemi përjetuar nuk mund t’ua përcjellim të tjerëve”, thotë ai.

Dhe duke parë pas në kohë, prej të sotmes së frymëzuar nga shembulli heshtur i dhjetëra mijë fëmijëve që pasi përjetuan apo dëshmuan terrorin e një epoke, sot janë burra e gra që u shërbejnë familjeve dhe shoqërive të tyre, nuk mundem veçse të ndihem dëshmitar i një ‘tour de force’ të heshtur që i tejkalon brezat pa trashëguar mëkatin. Nuk mundem veçse të mendoj me zë të lartë, se ne duhet të jemi, se ne vërtet jemi më të mirë se ata që na torturuan.(Ribotim)

35 komente në “REPORTAZHI/ Terror në klasë: Kujtimet shqiptare të një fëmijërie të thyer në vitet e komunizmit”

  1. vk says:

    Dru paske qen , dru je, e dru do mbetesh

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      nuk ka tjeter spiegim,kjo eshte rraca gjaxore sunite,keshtu vazhdon edhe sot por rdhe shume vite ne vazhdim…………..kush nuk pranon te verteten,eshte ypokrit!

      1. Xhemo says:

        Ne spo flasim per greket o shoku, se ju sju rreh kush.
        Thjesht ju fut pak janulla, gishtin e barkut ne sume qekur keni qene femije.
        Dhe kto Jane shkaqet qe greket Jane te tredhur dhe te fiksuar me rrocken e shqiptarit.

      2. M. Susi says:

        Dhuna ndaj femijeve nuk denohej nga shoqeria, quhej pjese e edukimit!
        E kjo nuk ishte tipike shqiptare, por e perhapur ngado ne bote! Ku me shume e ku me pak, ca e hoqen perpara e ca me vone e ka qe s’e kane hequr ende.
        Ne vitet ’70-’80 kam bere 8-vjecaren e te mesmen. Jo ne Tirane, por larg saj. Kishte nxenes qe rriheshin? Po! Kishte mesues qe te rrihnin? Po! POR jo aq shpesh. Ne raste te ralla. Me shume te rrihnin prinderit ne shtepi sesa mesuesit ne shkolle.
        Rrahja e femijeve ka qene fenomen boteror. Mos beni propagande antikomuniste se u bete me keq se komunistet!

    2. ik ere pirdhu says:

      Gjithcja eshte GENJESHTER! Ne i kemi jetuar ato kohe dhe nuk kishte shanc qe te te prekte njeri me dore! Se nje here dy here, po heren e trete e haje burgun si buken dhe nuk e shihje me punen si mesues gjithe jeten!
      Qafmolle ne qafe pac veten me idiotizmat qe thua ?

      1. Tani says:

        Mjaft e vertet. Ne fakt ishin mesuesit e diktatures ata qe duhej te edukoheshin te paret. Ata ishin thjesht monstra dhe asgje tjeter. Mos harrojme qe ishte brezi diktatures ata qe moren armet ne 97. Dhe po prap politikanet tane bandite dhe mafjoze jane arsimuar po prap ne diktature. Per kete arsye Shqiperia si ne diktature si ne demokraci vazhdon te jete vend i mbaruar. Per shkak se arsimi drejtohej nga kafshet e jo nga mjerzit.

  2. Prandaj edhe njerezit beheshin njerez ne ate kohe kurde sot jane kthyer ne kanibal per njeri tjetri ku vret vllai vllan,baba femijen apo e kunderta.
    Kudo ndegjon vetem lajme me perdhunime drogaxhinj prostitucion burgosje korrupsion vrasje verferi qe saliu na premtoi se do zhdukte varferin komuniste por me sa duket e kishte per familien e tij dhe ja kaloi enverit.
    Kete komb vetem dajaku e sjell ne vete,shikoni kudo qe jetoni keni te beni me njerez te dhunshem qe nuk guxon tju besh nje vrejtje se mumd te kercas grushti apo pistoleta,kurse keta ankohen per ca shpulla te mesueses O Tompora o mores akoma nuk po e kuptojn se ku po shkon ky komb qe nga parlamenti qe ndegjon te ashtuquajturit baballare te kombit te kthyer ne rrugac qe po rrahin per vdekje nje popull dhe keta bejne nje shkrim kaq te gjate per ca meseues qe u munduan te na bejne njerez dhe shumica ja arriti .faleminderit zoterinj mesues.Vetem nje pjese qe nuk futeshin ne rangun e njerezve nuk u ben dhe nuk u ben dhe sot ankohen.
    Ka edhe nga ata qe u maskuan si njerez ne ate kohe dhe sot nxore fytyren dhe dhembet e vampirit.
    Nje pjese e tyre qe betoheshin per ideal te parti dhe ne mbanim per njerez,por nuk e kuptonim qe mbrapa maskes fshiheshi kafshe e kriminel si saliu e co qe po bejne gjemen dhe mesuesit e tyre po ta dinin duhej jo ti rrihnin por ti zhduknin me familje.

    1. Lili says:

      Jo jane kthye ne kanibal sepse jane dhunuar kur ishin femije e tash dhunojne te tjeret se pedagoget e tyre si ju mendojne se dhuna te bene njeri..
      Pffff..
      Duhet te edukoni ju pike se pari edukatoret qe mos te fyeni femijet,mos t’i lendoni ne klase duke i poshteruar para te gjitheve.
      Regullat mesohen me shpegime e pedagogji jo me dhune.
      Duhet vertete nje levizje kunder dhunes neper shkolla,edhe nje ndeshkim te pedagogeve sadike.

  3. Haka Tekizoti says:

    Me këtë shkrim autori bën sikur denoncon sistemin e përmbysur – shenjë se ka qejf të rrahë dhe të vdekurit- pasojë e rrahjeve që ka shijuar në kohën e studimeve të thella- por tërthorazi synon të miklojë apo t’ i paraqesë si embëlsira rrahjet e sotme. Në qoftë se ky e mban veten për të mençur, atëherë duhet të falëndefojë edhe ata që e kanë rrahur, sepse mënçurinë e tij ka dorë edhe dora e mësuesve.
    Bravo autori! Alamet çuni e ka bërë druri, gjë që do të thotë se ai në punë druri di shkrim e këndim dhe arrin ta kuptojë drejt e t’i lërlajë anën pozitive.

  4. Dan says:

    Ka qene nje nga periudhat me te veshtira jo vetem ekonomike por edhe sociale dhe educative.
    Jam plotesisht dakord me gjithcka qe keni shkruar sepse I pershkruan me hollesi ngjarjet qe te gjithe I kemi hequr ne kurriz ne nje forme apo tjeter por edhe pasojat e atyre ndeshkimeve nga “mesuesit” doregjate qe as kishin frike dhe moral te fshikullonin femije dhe adoleshente.
    Nje nga praktikat me te zymta te shoqerise socialiste qe I kane bere njerezit te zhvillojne tipa dhe karaktere problemetike. Kane mbjelle njerez te dhunshem dhe pa komunikim ne familje apo shoqeri.
    Respekt per autorin e ketij shkrimi qe po ngre nje nga problemetikat me te mprehta te shoqerise….

    1. Tanguli says:

      Ca thua mo RROT CARI! I ke pi ilacet? Genjeshtar, Funderrine me te meta mendore!!!

  5. Dan says:

    Jeni ne terezi o njerez……?! Si ka mundesi qe ju jane qorruar gavot fare, nuk e kuptoni qe njerezit veprojne si kafshet sot se ashtu I kane trajtuar qe te vegjel me rrahje dhe brutalizem…..
    Njeriu ka fjalen dhe jo shkopin. As kafsheve nuk ju bie me shkop se ta kthejne me shkelm.

    Une nuk e harroj nje rast kur ne shkollen Skenderbej nje nga officerat e vitit te pare e ka rrahur nje Beks te vitit te pare aq shume sa atij I ra te fiket dhe isha betuar nese me vinte dore mua do ta vrisja…. Kjo praktike me dru duhet te marri fund se po I pergatisni femijet tuaj te behen kriminelet e te nesermes. Hurin qe jepni sot do ta merrni 10 fish neser…..
    Thirrini rradakes.

  6. Terenca says:

    Me keto reportazhe te stisura,nuk genjen dot asnje. Po paske nje mendje perverse qe i mjeri ti

  7. mirel says:

    Nuk kam qene nxenes i shkelqyer thote..baraz me ” isha debil”
    Dhe sot ky debil hedh kujtimet ne leter.
    Dhe nje gazete e mencur qe e boton

  8. perandor says:

    Shkarravites! Kujton se behesh interesant? Te jesh me te vertete kaq gomar?

  9. Qifi says:

    Bravoooo shkrim i sakte. Kto te ripjedhjes nuk u pelqen kur u shan sistemin edhe pse kane ngrene buke e matrapik gjithe jeten. Ptuuuuu rrace e poshter.

    1. opa opa says:

      Po ti i ri-KURVES qe te lindi pse je kaq i lumtur! Apo kur degjon trillime te tilla fillon e vetferkohesh! IDIOT!

  10. ?? says:

    Perralla! Atehere ta gjenin vendin po te shkelje ligjn. Po se kuptoj gazeten me keto ndyresira?! Habitem qe ka disa qe i shkojne prapa ketij .. nuk e di cfare ta quash ..

  11. Lani says:

    Poshte mesuesit e komunizmit!!!!!!
    Ah qe nuk i prishem shkollat dhe Universitetet sic beme me fabrikat dhe pemet ne koopertivat komuniste?
    Megjithese ne vetem godinat ruajtem se cilesine e universiteteve e kemi cuar deri te ajo e shkollave te nates ne kryeqendrat e kooperativave te asaj kohe.

  12. sara says:

    Letra e mesiperme eshte vertet nje realitet qe kane jetuar shume nga prinderit tane dhe nuk jane genjeshtra. Nuk i kuptoj ato komentet skandaloze. Do donit te jetonit dhe ju te njejten traum dhe dhune vetem per te qene me pak te zgjuar se sa jane tjeret??? Budallalleqe me brire njerez te pacilivizuar do te thoja.

    1. i revoltuar says:

      Une jam nje nga ata prinderit qe thua ti moj tyryfycke dhe te deklaroj se ASGJE NUK ESHTE E VERTETE ne kete shkrim!

  13. Korabi says:

    Ky shkrim sikur eshte botuar edhe me pare. Mire per drurin qe te jepnin, por per cilesine e mesimit qe jepnin nuk thua asnje fjale.

  14. De says:

    Ky psikopat qe ka ber kte artikull kacqen ne shkoll te edukimit apo nxenes shkolle ,qenka idjot komplet ,po si ka munci sot i jan turrur hajvanet sistemit arsimor te sistemit shkuar dhe shkruajn llo lloj idiotsirash ,kta jan hedhur ne sulm jan shoqat si duket se qe te ter qe kan ber artikuj si ky dhe ai veriori ne shkoll e deklarojn qe kan qen nxenes te banges fundit nxenes betes , po nuk e kuptoj çfar duan te tregojn me kto histori qesharake pa kurr far vlere , hera par qe lexoj artikuj qe te shajn mesuesit ne kte menyr ,ku e kan ber shkollen kta hale.

  15. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Sara!
    Babai ti ka treguar perrallat per mesimdhenien e ne komunizem?????????
    Mendoj se ka qene ne te njejtin nivel me ty……
    NE ATE KOHE, edhe me lope po te shkoje ta kullosje pasdite, librat me vehte per te lexuar,
    sepse neser duhej te paraqiteshe me detyra shtepie te mbaruara dhe mesime te mesuara!
    Ne ATE KOHE ….. MESOHEJ !!!!!!
    Per tipa si perralla-shituri i mesiperm, gjyshja e mire e fshatit tone pyeste:
    E kalove klasen ERVIN, apo ashtu…. me breke neper kembe !
    dhe shtonte…….
    KY ESHTE SI LESHI I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET!

    1. Sara says:

      ti dukesh qe je co[a e hajvanit…. harxhimi i fjales me ty eshte mekat!

      1. opa opa says:

        Shiko veten ne pasqyre moj FUNDERRINE!

  16. Qafleshi says:

    O Qafmoll shko çoje çunin sot ne shkoll se po ja fut i te dredhme ke dera shkolles me ashish po i fut dhe nji x 2sh dhe i viz me te bardh mrapa dhe te vjen ne shpi duke kenu kongen e çiljetes sa kom bythen e mir ,rrot katunari nga qafmolla ,nuk di te ket dal noj intelektual nga kjo zon pervec se debila si ty idjot ,po ke ca si vetja qe te besojn per debillliqet qe tregon katunar.

  17. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Well, po ti krahasojme shkollat e komunizmit me shkollat ne mesjete mund te themi qe ishin mjaft humane por ne permbajtje ishin dhe pak te tipit spartan. Nga shkolla dilje me pergatitje psikologjike dhe fizike si boksier i peshave te lehta ose profesionist ne street fighting. Ne ate kohe psh qe te arrihej deri tek armet e ftohta ne fillim ishin konsumuar te gjitha llojet e gjuajtjeve duke vene ne pune te gjitha gjymtyret bile dhe pjesen ballore te kokes ne shume raste sebashku me mjetet rrethanore qe nuk ishte e veshtire ti gjeje verdalle. Sot shkohet drejt e tek koburja duke mos i dhene sherrit ate bukurine dhe dramen qe pelqen publiku.
    Gjithsesi akoma nuk e kuptoj se pse femija duhej te motivohej me dru per te mesuar, ndoshta ngaqe nuk kishte menyre tjeter per ti motivuar, ndoshta ngaqe si te mesoje si te mos mesoje rruga e karrieres tende nuk do ishte shume me e ndryshme nga ai qe nuk mesonte sepse karriera nuk ekzistonte, sepse karrieristi shikohej si armik i popullit. Sot psh femijen e motivon per te mesuar duke i thene qe meso sa me shume se dija sot eshte sukses ne jete per ty neser, sa me shume te dish aq me i kerkuar do jesh ne tregun e punes, aq me shume te mira to kesh per vete e per familjen por dhe me shume do ti japesh shoqerise e cila do te te shperbleje jo pak per ate qe do japesh neser. Pra them se mesuesit duke mos gjetur arsye te vlefshme motivuese pervec atyre standarte te kohes se komunizmit por qe nuk motivonin me asnje njeri si resurs te fundit kishin dajakun, plus dajaku qe i jepnin mesuesit nxenesve ishte dhe nje lloj shkarkimi i stresit psikologjik te vete mesuesit dhe ndoshta edhe i halleve e problemeve qe mesuesi kishte ne jeten e tij personale. Ne ate kohe nuk kishte psikolog qe te konsultonte si mesuesin si nxenesin pasi edhe mesuesit njerez jane dhe pesojne dhe ata burn out si gjithkush nga stresi ne pune apo ne jeten personale. Nuk duhet pare vetem mesuesi si fajtor, as dhe nxenesi, ishte sistemi qe kishte lene jashte kontrollit dhe kujdesit kete aspekt te edukimit te femijeve por dhe edukatoreve te tyre.

  18. Ok says:

    HAHAHAHA,,,SOT KA NDRYSHUAR HISTORIA,,,NXENESI I PERPLAS KOKEN NE TABELE MESUESES,,, OSE I THYEN KARRIGEN NE KOKE MESUESIT,,,,EEEEE JEMI NE DEMOKRACI TASHTI,,,,,BEJME CFAR DUAM NE,,,,EDHE PSE SHUM HERE ME JAN SHKULUR VESHET, APO FLOKET,,, I KUJTOJ ME NOSRALGJI ATA MESUES,,,,E KISHIN PER TE MIREN TONE,,,MOS TE NGELEN INJORANT SI L’HO RINIA SOTME QE NJEH VETEM CEL, FEISBUK,E YOUTUBE,,,,

  19. babale says:

    Eshte vertet per tu cuditur gjithe ky agresion qe ka shperthyer keto dite, ndaj punes dhe misionit fisnik te mesusit ne periudhen e komunizmit!? A thua te jete rastesi, apo eshte koincidence me filimin e vitet te ri shkollor!? Keta horra qe sot sulmojne punen e palodhur te nje armate te tere mesuesish te cilet nxorren breza te tere studentesh te talentuar, nuk e dime se nga c’planet vijne? Ti more Qafedardhe kujt ja tregon keto perralla me mbret? Po ne jemi nje popull i tere, qe e kemi jetuar ate periudhe per te cilen ti flet dhe krenohemi me punen e lavdishme te asaj armate mesuesish, qe te mesoj edhe ty shkrim e kendim, se ndryshe edhe sot e kesaj dite , ti dhe shum si ti do te ishit analfabete.
    Qe balliste e fashiste kane deshire te nxijne cdo gje qe eshte bere ne komunizem, kjo dihet, por qe te arrihet deri ketu, sa qe te anatemohet edhe misioni fisnik i mesuesit, kjo nuk ka bythe ku te rrije!

  20. Rush says:

    Po ho pra, rrembeni aftomatiqin dhe ngordhini me bresheri pederastet dhe kurvat qe ju kane rrahur para vitit 1990. Apo jeni bere pederaster dhe kurva vete dhe I lini qe te jetojne Akoma?

  21. shqip says:

    Lexova , gati lexova disa paragrafe ne nje shkrim te ngjashem . Vetem se ai tjetri e kishte me shume me gjuhen standarte . Ne te dy shkrimet autoret duket sikur kane bere plazh bashke , dhe aty kane rene dakort te marrin ca onorare te Merua . Ç’te debatosh me ta !? Me thoni nje arsye per tu ulur ne nivelin e tyre mjeran . I pari e kishte tmerr me tosket ” pushtues ” . Ky Kënua ketu e ka me 95% te mesuesve te Tiranes . Gati – gati , ne menyre simbolike , sikur duan te thone shiko : ne jemi rrahur , e kesisoj i kemi praprire demokracise . Pika shpellareve e debileve kudo ku vegjetojne . Shkollat kane patur me mijra e mijra femije , breza te tere , dhe kjo teme as ka qene , as mundet te jete argument bindes . Perkunder atyre qe shkruhen , shkollat ” e thupres ” se Kënos dhe atij Ilirit nga veriu , nxorren doktore , profesore , artiste , agronome . E mbi te gjitha breza te edukuar , qe dijne vleren e punes apo sakrifices . Kot lodheni o mjerane . Hidhi nje veshtrim pasqyres . Nuk i sheh si jane transformuar njerezia . Sot e ” rrahin ” adoleshentet prof-in . Se te vete tjetri me pistolet , ose i bere dru nga bari . Po pse e keni kete tendence te mburruri ? Hidhini nje sy komenteve pas çdo shkrimi . Te kuptoni qe njerezit s’kane lindur sot , e nuk kane pare bote me sy . Qe ti Keno je rrahur , kjo nuk le vend per dyshim . Po qe e ke hak drurin , kete mund ta konfirmojne pjesa me e madhe e ketyre qe u ra per pjese te lexojne topezimin e trurit tend

  22. drita says:

    Ka filluar mision fisnik “Tema” me debilet e te shkuares, qe e kerkojne fajin tek aresimi, drita e njerezimit.

  23. genti says:

    Ne nje sistem despotik te ardhur nga vrasjet e dhuna si ai i enver hoxhes ky ishte I vetmi instrument qe do ti siguronte pushtetin ne breza vagabondit turko-gjirokastrit

  24. Lelo says:

    Se kuptoj pse e Shani autorin, une vete jam rrahur nga nje ose dy mesues, por jo Der ne ate pike qe pershkrun KY zotnia. Shpulla apo shkulje flokesh qe e perditshme per te gjithe pothujse, per arsye krejt koti.
    Kam ngel me flok pothujse zero, I prisja qe Mos MI shkulte zysha.
    Po Kur rrahje kish ne shkollat me te Mira te tiranes, imagjino cmund te behej ne rrethe.
    Ndoshta jo Der ne at pike qe thot KY, po prap Mos thoni, sbente vaki apo sguxote kush me te prek. Se vaki bente qe cke me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje