“Kërcënon” Serbia: Të gatshëm të luftojmë në Kosovë, për atë që është e jona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka marrë pjesë në kremten fetare të qytetit të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, të mërkurën dhe me atë rast i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës, të mbledhur në sheshin “Shumadija”, që të luftojnë bashkë me Serbinë, siç ka thënë ai, “për atë që është e jona”.

Ai ka siguruar se “derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona kurrë nuk do të humbim”, shkruan “Zëri”.

“Nga këtu, nga Mitrovica, dëshiroj të porosis se derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona, ajo që është e jona nuk do të humbet kurrë.

Dhe derisa jemi të gatshëm të luftojmë nuk do të humbim kurrë.

Dëshiroj që nga Mitrovica të dëgjo e gjithë Serbia se ne jemi të gatshëm të luftojmë, për këtë arsye jemi në tokën tonë.

Sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar, sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar në kohë të errëta me familjet e tyre, duke ruajtur dhe duke mbrojtur njëri-tjetrin, të bashkuar e me dashuri kanë pritur dhe kanë përjetuar ditë më të mira, kështu që edhe populli ynë në Kosovë sot është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë, që të luftojë në mënyrë që të jetë krenar i gjithë kombi”, është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke ua uruar serbëve të mbledhur “Mitrovdanin”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Kërcënon” Serbia: Të gatshëm të luftojmë në Kosovë, për atë që është e jona”

  1. #varijanullen says:

    78 dite bombardime ne Beograd nuk mjaftuan kete here as Serbi nuk do kete me ..: futi ne byth daçiç avionet ruse,,; me ne fund njehere e per gjethmon sllavet pertej Danubit

  2. Kuq e zi says:

    Po ju presim…
    Vetem shpejt ama se kemi pune te tjera

  3. pjeter says:

    Ne luften e pare Sadamin e lane te lire, nuk ja hoqen zverkun, ishte vetem si paralajmerim, per ti treguar atij forcen qe kishte kunder dhe lehtesine per te pare te verteten, qe jeta e tij vareshe nga tjeterkush.Serbia me Miloshevicin, dy paralajmerime i kan marr, pasardhesit e tij te mos genjehen kaq lehte, kete here po ndodhi qe te plase, do te kene nje pergjigje akoma me te fuqishme sa nuk e kane pare ndonjehere. Te mos i genjeje mendja qe me ane te Rusit mund te kercenojne rajonin per nje trasformim sirian. Mund te ndodhi edhe e kunderta, qe jovetem nuk mund te zgjerojne kufijte, por mund ti ngushtohen akoma me shume se ci ka tani. Duhet ti bejne llogarit mire serbet, Kosova nuk eshte si ajo qe masakruan, Shqiperia nuk eshte si ajo qe ju serviri Saliu,Shqiptaret, jane me te forte se me pare, Rajoni, perves serbise, nuk eshte ai i meparshmi. Pyetja eshte e thjeshte, nuk i dine serbet te gjitha keto? ohh, i dine dhe shume qarte, por kjo elite qe udheheq sot serbet , jane miloshevicjane te krijuar prej tij, pa keto lloj nacionalizmash,dalin zbuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *