Rama kritikon mediat në ditën e lirisë së fjalës: Janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun, kemi gazetarë super të pasur

9 Nëntor 2017, 10:31Sociale TEMA

Më shumë se 250 përfaqësues të mediave nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor u mblodhën në një konferencë të posaçme në Tiranë, dedikuar plotësisht rolit të rëndësdishëm të medias në procesin e anëtarësimit në BE.

I pranishëm është edhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Përpara këtij takimi, Hahn është shprehur se “liria e shprehjes është një vlerë themelore për BE dhe një gur kyç në procesin e zgjerimit”.

Hahn tha se “një shtyp i fortë dhe i pavarur është nxitësi i transformimit demokratik”.

Edhe kryeministri Edi Rama e nisi duke përdorur fjalët e Hahn për rëndësinë e medias.

Por ai foli më shumë për spekulimet që bën media.

“Media nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë,” tha Rama.

Kryeministri e ilustroi me rastin e një reviste austriake, ‘Profile’, e cila shkroi kundër një deputeti austriak.

“Ai ishte larguar jashtë vendit me të shoqen, por revista botoi një artikull ku shkruante se ata janë ‘Boni dhe Klajd’ austriak. Gjykata vendosi kundër revistës, duke thënë se u dëmtua dinjiteti njerëzor i deputetit.

Për fat të keq, shkelje të tilla flagrante të dinjitetit njerëzor, zhvillohen në Shqipëri nga mëngjesi deri në darkë. Edhe tani që po flasim, po zhvillohet një shkelje e tillë,” tha Rama.

Më tej Rama përdori fjalët e Adam Michnik se “Fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa”.

“Sfida është e dyfishtë, për të rritur frymën e përgjegjësisë në përdorimin e kësaj arme, jo për të vrarë me këtë armë në emër të lirisë.

Është e pamohueshme që sot kemi një problem të rëndësishëm, që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, që ka të bëjë në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes.

Indro Montaneli thoshte se “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur”.

Është e pamohueshme që sot në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme.

Mediat janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun.

Shpërthimi i ‘Fake news’ e mjegullon të vërtetën dhe e ndot informacionin.

Jam besimplotë, por edhe pesimist për të ardhmen e afërt.

Për shkaqe që janë në sytë e të gjithëve, por edhe për arsyen se po lind nevoja e një gjenerate njerëzish në media, që përmbushin disa kritere e parime, që i kanë bërë mediat e njohura shtylla mbrojtëse të demokracisë dhe lirisë,” tha Rama.

4 komente në “Rama kritikon mediat në ditën e lirisë së fjalës: Janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun, kemi gazetarë super të pasur”

  1. korçari says:

    Duhet futur ketu dhe “Shkrimtari Alfred Peza”i cili brenda dites u be bankier me 1 milion euro duke patur dhe staturen e deputetit socialist dhe pastaj te kritikojme ANAL istet apo opinionistet pa skrupuj dhe qe anojne gjithmone nga ana e kundert te interesave te popullit pasi jane blere nga boset e TV apo te gazetarise.Megjithate populli i njeh dhe kjo shihet nga formati i gazetave te shitura qe eshte ne minimumin e arritur ndonjehere

  2. arber says:

    Po pra nje gazetar i pasur si ata deputet qe ke fut ne liste ti…alfred peza pronar bankash

  3. Klimax says:

    Po ky, “i besueshmi”, ke perfaqeson me vetveten, Krishtin???????!!!!!!

  4. nina says:

    TEPER E VERTET.. MEDIA NE SHQIPERI NUK E LUAN ROLIN E VET , DHE NUK JANE PROFESIONAL…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje