Vajza e Azem Hajdarit: Nuk sulmoj Tahirin se ai është viktimë e këtij sistemi që ka degraduar

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari deklaroi se Saimir Tahirit duhet t’i hiqej imuniteti plotësisht.

Gjatë fjalës që Hajdari mbajti në Kuvend tha se “fati” i Tahirit nuk duhet të varet nga portalet apo dora e një deputeti, ndërsa u shpreh se nuk po sulmon Tahrin, pasi ai është viktimë e një sistemi të degraduar.

“Kjo nuk mund të jetë një seancë normale, pas ngjarjeve të fundit dhe deklaratave të ndërkombëtarëve.

Pyetja që duhet ditur sot: Në ç’derexhe janë katandisur sot politikanët tanë?

Saimir Tahiri duhet ti hiqej imuniteti plotësisht. Fati i tij nuk duhet të qëndrojë në dorë të portaleve apo edhe në dorë të një deputeti.

Nëse pandeh se mund të fitojë le të shkojë në gjykatë dhe ajo të japë vendimin. Jemi këtu për të ofruar një zgjidhje.

Nuk është krenari të shoh reputacionin e vendit tim të denigruar.

Kjo qeveri ka dështuar t’u japë shqiptarëve atë që meriton. Nuk po sulmoj Tahirin se ai është viktimë e këtij sistemi që ka degraduar.

Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz”-u shpreh Hajdari.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...