Andi Bushati: Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën

10 Nëntor 2017, 18:34Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Shumë socialistë të thjeshtë mund të kenë mbetur të shokuar kur kanë dëgjuar shefin e tyre ta radhiste edhe Top Channel – in mes mediave të kazanit. Në memorien e tyre mund të jenë fanepsur menjëherë, kronikat e panumërta për mëkatet e familjes Berisha në Gërdec, videoja e përgjimit të Ilir Metës, pamjet shokuese të vrasjeve të 21 janarit, intervista e investitorit pakistanez që tregonte për përqindjet që i kërkonte Argita Berisha, po ashtu dhe kronikat e panumurta që vërtetonin se si po manipuloheshin zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Shumë prej tyre me siguri kanë menduar: sot ne jemi në pushtet edhe se pse ka ekzistuar Top Channel.

Por, sikur të gjitha këto ti përkisnin një të shkuare të harruar, Rama e ka futur televizionin më të madh në vend mes ingranazheve të makinerisë së baltës.

Dhe sikur kjo të mos mos qe boll, aludimet kanë vazhduar. Zyra e shtypi të kryeministrit po shpërndan ngado lajmin se të gjitha kritikat e artikuluara në javën e fundit nga Top-i janë rrezultat i një hakmarrjeje meskine. Sipas tyre ato vinë me urdhër nga presidentja e TV, Vjollca Hoxha e cila ka dështuar në një inisiativë të saj për ta trajtuar pushtetin e rilindjes si tepsi dhe për të vendosur një njeriun e saj në krye të një ndërmarjeje të rëndësishme publike.

Sikur kjo thashethemnajë të mos mjaftonte, njerëz shumë pranë Ramës po e arsyetojnë hidhërimin e znj. Hoxha me një lloj xhelozie që ajo ka ndaj konkurentit të saj kryesor, TV Klan, dhe benefiteve publike që atij po i jep qeveria.

Askush nuk mund të vërë bast nëse këto pretendime të njerëzve shumë pranë Edi Ramës janë thjeshtë “Fake news” apo të vërteta fatkeqësisht të hidhura. Askush, po ashtu, nuk mund të vërë dorën në zjarr se pronarët e mediave të mëdha në këtë vend, – e këtu nuk bën përjashtim as znj. Hoxha – nuk vendosin të tilla raporte me pushtetin dhe nuk kanë me kryeministrin marëdhënie që shkojnë në dëm të interest publik.

Por, pavarësisht nga këto, le të besojmë për një moment se shpjegimi që po përpunohet në zyrat e kryeministrisë është real. Le ta marrim të mirqënë se Top Channel ka filluar të shkrepi armët kundër Ramës, pasi pronares së tij nuk i’u bë një favor. Le të pranojmë symbyllur se revolta që vjen nga piramida, është rjedhojë e konkurrencës së pandershme që po i bën Tv Klani i mbështetur nga përfitimet që po merr nga lidhja me Ramën.

Pra edhe po të pranojmë se në kontekstin e këtij sherri nuk ka asgjë të kulluar, parimore dhe në dobi të publikut, përsëri Vjollca Hoxha ka të drejtë ndaj Ramës.

Dhe kjo për dy arsye kryesore, si ekonomike, si historike.

Së pari ekonomikisht, në sistemin që ka ngritur Edi Rama Top Chaneli nuk mund të mbijetojë, kur financat e konkurentit të tij kryesor, bymehen nga qeveria me leje për grataçiela, tendera publikë, hapje rrugësh të reja, madje së fundi edhe tunelesh që çajnë malet.

Nëse në konkurencën e vështirë të tregut të televizioneve, dikë që di të shërbejë si bythëlëpirës më i mirë, qeveria e shpërblen më shumë, kjo padyshim do ngjalli revoltën njerzore të palës tjetër.

Por, përpos anës ekonomike, Top Chanel ka edhe një raport moral dhe historik me të shkuarën e vet të afërt. Për çdo drejtues të këtij institucioni, për çdo gazetar me emër të tij, është e pakapërdishme që një qeveri në hall, siç është kjo e Edi Ramës sot, t’u bëjë favore atyre mediave që u reshtuan dje me një qveri tjetër në hall, atë të Berishës pas Gërdecit dhe 21 janarit. Për secilin nga ata besoj se është e papranueshme që gjithmonë të gjejnë palë me kryeministrin të njëjtët që ishin pro gardistëve të djeshëm dhe të njëjtit që janë pro kanabistëve të sotëm.

Prandaj, sado të paprincipta që të jenë në dukje, sado të papranueshme të ngjajnë në formë, sado të nxitura nga histeritë qefmbetjet apo xhelozitë e znj. Hoxha të duken sulmet e Topit ndaj Ramës, në thelb ato janë legjitime. Sado të ketë fituar prej tij, sistemi i ngritur nga kryeministri, i ka rënë në qafë televizionit më të madh në vend. Ai ka rritur dhe bymyer artificialisht rivalët e tij, vetëm për faktin e thjeshtë se ata dinë të shërbejnë më mirë.

Ndërsa, nga ana tjetër, për historinë e përbashkët dhe për të rrugën prej nga vijnë, Rama e ka moralisht të pamundur të hedhi baltë mbi Top-in. Socialistët e zakonshëm nuk do ia kuptonin një piruetë të tillë. Ai nuk e ka luksin të dalë para kamerave dhe të thotë: “të fala Vjollcës”.

Prandaj, përpara se të bëjë moralistin fallco, atij i leverdis më mirë të sillet si shefi i vërtetë i tepsisë dhe të dorzojë pak llokma pushteti edhe për një media tjetër kazani. Dhe mos e ketë merak, në Klan askush nuk do t’i zëmërohet. Sepse ata dinë gjithnjë të marrin diçka më shumë./Lapsi.al/

11 komente në “Andi Bushati: Pse Vjollca e Topit ka të drejtë me Ramën”

  1. Tonini says:

    Ju te gjithe keni te dreite me Ramen,se Rama nuk merret fare me ju dhe duke qene nje vezhgues deri ne detaje dhe duke ju njohur mire,e din sa ju vlen lekura,prandaj dhe mban ate qendrim karshi jush,ju nuk jeni media,po jeni kthyer ne qendra tregetare,dhe qysh ne momentin qe keni kete funksion,ju e keni kryer misionin.

  2. Drejtësia says:

    Ooooo bajgëëëëë

  3. Sara says:

    Po si s’ka te drejte kjo lopa e vjeter k..rve… gezoi parate e burrit qe ia bente vetem ikur e linte me barre e tani do me be qejfet qe s’ia kish marre mendja ne rini.. deficiente si ajo je dhe ti qe i jep te drejte…
    kjo shoqeri vuan nga suficiti i deficienteve si JU!!!

  4. Ona says:

    Shume i drejte shkrimi juaj Bushati,me ne fund pas shume shkrimesh.Si shikuese e rregullt e T.Channel ,Klani nuk mund te jete kurre me i mire pasi eshte shume artificial.Nuk afrohet kurrsesi ne cilesine e folesve te lajmeve,origjinalitetin e emisioneve si Gjurme shqiptare apo Top Story(neveri per rivalin)dhe per sa kohe te transmetoje serialet turke dhe Stop do te terheqe ne shumice malokerine qe ka mbushur cdo cep.

  5. ARI says:

    Andi , je bere si ato harixheshkat qe hidhnin fall nje here kohe…..

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Eksperienca e deritanishme ka treguar se kush i kundervihet Topit e pret opozita.

  7. amerikani51 says:

    Cfare te mundon o I tredhur,pa aftesia seksuale apo perdhunimi qe te ka bere Saliu ?

  8. h says:

    O loqe,shkoni dhe hetoni korrupsionin dhe gjyqtarët qe mbarua
    gjithe paret e popullit me korrupsion dhe vjedhje mos u merni
    me” lloqe kavaje” se e “lagu apo se lagu bishtin dhelpra”
    o shkarravitës të kotë te gazetave që jane si mure halesh.

  9. kirurg says:

    Edhe ky ishte sherbimi i radhes i Bushatit ndaj punedhenesit te tij, Klanit. Kete shkrim mos e llogarisni kunder qeverise, por kunder rivales se pronarit te Bushatit, Topit. Tallja eshte e hidhur, edhe nese thote ca te verteta. Nuk di sa do ta cpoje lekuren e Vjollces, se Rama, qe eshte shpikesi i talljes ne shtypin dhe komunikimin publik shqiptar, e merr vesh fare mire si eshte muhabeti.

  10. Gzimi says:

    Po mos i qaj hallin Topit, e mos vazhdo edhe ti me kete auto viktimizimin e Topit qe i bien te gjithe ne qafe e nderkohe fiton miliarda ne kurriz te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje