Basha: Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve, kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit që mbjajti kryeministri Rama në konferencën e lirisë së medias ku merrte pjesë dhe komisioneri Hahn.

Përmes një postimi në facebook Basha e cilëson fjalimin e djeshëm të Ramën për gazetarët si krimial.

Më tej kryedemokrati thotë se Rama me fjalime të tilla është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve.

Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin.

Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin.

Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit.

U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha: Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve, kriminal”

  1. Toni D. says:

    Hhhaaaa…. flet dhe delfini i Sale kriminelit… qe hapi depot e armeve ne 98-n…ku vrite po me ato arme shqiptaret vriten dhe sot.. pppuuutt…race e felliqur qe jeni…
    Krijuat bandat kriminale arme,droge,prostitucion etj… nga 25-s vjet tanti ndigjojme ne Parlamentin Shqiptare dhe ne media vetem shprehjet krim , droge etj ku vete i keni lyer duart me gjakun e shqiptarve,Opozite KRIMINALE dhe pike….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *