Demontohen fishekët e fundit në Mjekës, Xhaçka ftesë të huajve të investojnë në industrinë tonë ushtarake

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës (Elbasan) sapo ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, por puna e kësaj uzine sapo ka filluar, pasi së shpejti pritet të rivihet në punë linja e saj e prodhimit.

Lajmin e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ishte në Mjekës ku demontoi personalisht në mënyrë simbolike fishekët e fundit dhe njoftoi një investim shumë të rëndësishëm në këtë uzinë.

“Sapo demontuam fishekët e fundit të municioneve jashtë nevojave të FA. Një proces i vështirë por i domosdoshëm dhe një proces ku Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, ka pasur përgjegjësinë kryesore. Mjekësi, sapo e ka përfunduar punën e vet për demontimin e municioneve dhe për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e historisë, apo e traditës të industrisë ushtarake të kësaj zone dhe të Mjekësit në veçanti, për ato kapacitete të cilat ka.

Jemi në hapat e fundit të konkretizimit të një investimi të konsiderueshëm, me një kompani e cila është lider në Europë për prodhimin e armëve dhe të municioneve, dhe që do të vijë në Mjekës me një investim të konsiderueshëm dhe me mundësinë e jashtëzakonshme për të vazhduar punësimin e dhjetëra familjeve të zonës, por jo vetëm”,- u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë në diskutime konkrete me shumë kompani të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e uzinës së Mjekësit dhe të ndërmarrjeve të tjera të prodhimit dhe të demontimit të municioneve.

Rivënia në punë e linjës së prodhimit të kësaj uzine, jo vetëm do të hapë një faqe të re për industrinë ushtarake shqiptare, por do të ndikojë edhe në ekonominë e zonës përreth, pasi pritet të krijojë dhjetëra vende të reja pune.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës ka qenë ndërmarrja që ka mbajtur peshën kryesore në procesin e demontimit industrial të municioneve të tepërta. Gjatë viteve 2009 – 2017, ka demontuar në total 26 005 ton municione.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka ishte edhe në Uzinën Mekanike në Gramsh, ku aktualisht vijon procesi i demontimit industrial të municioneve të tepërta. Kjo ndërmarrje ka për demontim edhe rreth 600 000 kapsolla detonatore, proces që përfundon brenda këtij viti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Demontohen fishekët e fundit në Mjekës, Xhaçka ftesë të huajve të investojnë në industrinë tonë ushtarake”

  1. Lani says:

    Dmth hajde i prodhoni arme per te vrare njerez😟. Dhe keto i thote nje femer kaq bukuroshe!!!!! dhe e bute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *