Ju gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, policia jep detajet e ndalimit të gjyqtarit

10 Nëntor 2017, 11:16Politika TEMA

Policia e Shtetit ka zbardhur detajet e ndalimin të gjyqtarit Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Përmes një njoftimi për median policia sqaron se ndalimi i gjyqtarit u bë pasi ai dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ndalohet gjyqtari, dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare

Në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.

5 komente në “Ju gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, policia jep detajet e ndalimit të gjyqtarit”

  1. viktima e gjykatesve says:

    Qofsh i pari ne shume qindra o bytheqire!

  2. KodraSadikit says:

    Gjygjtari ose vjedheqari ,i korruptuari e antishtenori e njashtu antikombetari ! Ky do te ishte titulli me adekuat per kete person e personat tjere qe quhen gjygjtare e deputet por qe ne te vertete munden me qen gjithqka tjeter e asesi gjygjetare e dputet etj te cilet na bene hore ne arenen nderkombetare .Populli i shumvuajtur duhet ti qelin syte pa dallim partije poplitike ,pa dallime krahinore e fetare dhe ta ndajme shapin nga sheqeri ti pastojme me zgjedhje demokratike bijte e bijat e popullit te cilet punojne per shtet e atedhe dhe ta bejme Shqipnin lule siq na e do zemra e jone….Rrnofte SHBA e Gjermanija qe po na ndihmojne per tu ngritur ne kembe e per te dale njiher e mire nga balta ku e lane PD e PS kete vende ne funde te EU -fatkeqesisht ….

  3. Pjeter says:

    Nje gjygjtar tjeter ne Pekin u denua per fshehje pasurie.
    Rrofte Vetingu qe i bie nga Kina.

  4. Kuq e zi says:

    Jane thjeshte para xhepi…
    nuk dihet totali

  5. kryepalla me 3 mije euro says:

    Me vjen kuq per kruemunistrin ci ka vetem 3 mije Euro.
    Vallahi asht kruemunistri ma I vorfen nplanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje