Kretë, zbulohet axhenda e bisedimeve Bushati-Kotzias: Nga heqja e ligjit të Luftës tek çështja çame

10 Nëntor 2017, 11:51Rajoni TEMA

Në Kretë ka nisur takimi dy palësh Bushati-Kotzias ku po tentohet ti jepet zgjidhje problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Burime nga ky takim thanë se temat kryesore të bisedimeve dypalëshe greko shqiptare do të jenë: Rishikimi i Marrëveshjes së Kufirit Detar e 2009, Ligji i Luftës, situata e minoritetit grek në Shqipëri e sidomos çështja e dhënieve të titujve të pronësisë, varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, ecuria europiane e Shqipërisë.

Çështja Çame është një pikë tjetër e rëndësishme e axhendës së bisedimeve midis Bushatit e Kotsias. Edhe pse zyrtarisht pala greke e mohon diçka të tillë, kjo çështje është future në axhendë pas këmbënguljes së palës shqiptare. Dy delegacionet janë akomoduar në një hotel në zonën lindore të qytetit Iraklio të Kretës, ku do të zhvillohen  bisedimet.

Nderkohe qe problemi i kufirit te detit qe eshte kerkuar nga pala greke, burimet nga takimi bejne me dije se pala shqiptare i permbahet vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.

4 komente në “Kretë, zbulohet axhenda e bisedimeve Bushati-Kotzias: Nga heqja e ligjit të Luftës tek çështja çame”

  1. komisari tepelenes says:

    Bushati i zgjuar dhe greket budallenj ,tu rroj Baftiari.

  2. american16al says:

    Shume mire qe ulen per te zgjidhur problemet, por Greqia nuk duhet te vije si padron vetem per interesat e veta nqs vertete deshiron te zgjidhi problemet,

  3. Arjan says:

    Asnje leshim evgjiteve te anadollit.Te mbahet i njejti qendrim qe mbajti dulla,ushtaret greke te varrosen andej nga kane ardhur ne greqi ,nuk kemi toke per varreza se Shqiperia aq eshte e vogel .Sa per ligjin e luftes nuk eshte ceshtje e tavolines eshte ceshtje e greqise moderne dhe Shqiperia nuk mban pergjegjesi e heq ose nuk e heq .Kufiri detar qendron atje ku e kane vendosur vendet evropiane qendron atje ku e la partia e Enver Hoxhes.Himara te mos shtrohet fare ajo eshte ceshtje e brendshme e SHqiperise .E vetmja ceshtje qe ka vendi yne eshte cameria Por kete do tia lene te ardhmes ,kur?Pra kerkohet Cdo gje brenda territorit te Republikes Se Shqiperise, edhe 1 centimeter katror dhene greqise eshte tradhti kombetare.Forever Albanian.

  4. Arjan says:

    Perse nuk i nxirrni komentet ,kur shkruan TFGS e nxirrni te parin si grep me peshku budallenj.Tfgs pjese e gazetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje