Kretë, zbulohet axhenda e bisedimeve Bushati-Kotzias: Nga heqja e ligjit të Luftës tek çështja çame

Në Kretë ka nisur takimi dy palësh Bushati-Kotzias ku po tentohet ti jepet zgjidhje problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Burime nga ky takim thanë se temat kryesore të bisedimeve dypalëshe greko shqiptare do të jenë: Rishikimi i Marrëveshjes së Kufirit Detar e 2009, Ligji i Luftës, situata e minoritetit grek në Shqipëri e sidomos çështja e dhënieve të titujve të pronësisë, varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, ecuria europiane e Shqipërisë.

Çështja Çame është një pikë tjetër e rëndësishme e axhendës së bisedimeve midis Bushatit e Kotsias. Edhe pse zyrtarisht pala greke e mohon diçka të tillë, kjo çështje është future në axhendë pas këmbënguljes së palës shqiptare. Dy delegacionet janë akomoduar në një hotel në zonën lindore të qytetit Iraklio të Kretës, ku do të zhvillohen  bisedimet.

Nderkohe qe problemi i kufirit te detit qe eshte kerkuar nga pala greke, burimet nga takimi bejne me dije se pala shqiptare i permbahet vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...