Kryeredaktori i “The New York Times”: Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës

10 Nëntor 2017, 18:02Bota TEMA

John Swinton, kryeredaktori i gazetës më të madhe dhe prestigjoze të botës, “The New York Times”, kur ngriti një dolli për ‘shtypin e lirë’ tha:

“Nuk ka një gjë të tillë, në këto kohë të historisë së botës gjithashtu dhe në Amerikë, dicka si media e pavarur. Ju e dini dhe unë e di. Edhe sikur një nga ju të merrte guximin të shkruante mendimin e tij të sinqertë, si një gazetar i mirëfilltë, ju thjesht do jeni të sigurt se ai shkrim nuk do të publikohet kurrë. Unë paguhem çdo javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna ime dhe artikujt që shkruaj.

Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se njëri nga ju do të ishte aq i pamend sa të shkruante mendimet e veta, sepse do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjëtër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të shfaqeshin në një nga punët e mia, brenda 24 orësh do të mbetesha i papunë.

Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës, për të qenë gjithmonë të bindur për të thënë gënjeshtrën të parët, të manipulojmë, të shpifim, të biem në gjunjë përpara parasë dhe të shesim kombin dhe popullin tonë për vaktin tonë të përditshëm. Ju e dini dhe unë e di por cfarë budallallëku do të ishte të besonim te shtypi i lirë? Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve prapa skenës. Ne jemi marionetat, ata tërheqin fijet, ne kërcejmë. Talenti ynë, mundësitë tona dhe jetët tona janë prona të njerëzve të tjera.
“Ne jemi prostitutat intelektuale” /Solli në shqip Lexo.al

3 komente në “Kryeredaktori i “The New York Times”: Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës”

  1. aristofani nga fganistani says:

    ky po na fliska tamam si lenin komunisti dhe dull hanxhar stalinisti jon.

  2. Hasan Prishtina says:

    Po mire more palo gazetare, pse nuk shkruani qe ky tipi e ka thene kete ne vitin 1883 ?

  3. astronauti nga renaulti says:

    shifni kur t dali sala n fejsbuk dhe t thot :
    ju kam than in juuuue…
    uuuunee….e diiiija…
    ashtu sic thashe une .. leter higjenike asht ajo gazete.. ajo leter e ndyt tualeti qe s po e ze me goj dot emrin.. ajo qe me permendi pa te drejt muuueee…..
    po,tashti,une e dija se ajo genjente..ja prova.. vet kryeredaktori I saj,ne momente deshperimi,se qe ta dini jue edhe kriminelat me te medhenj kane momente sinqeriteti dhe thone te verteten..dhe ne kto momente deshperimi te vertete per ate qe me ka ba mue,per shpifjet e ndyta ,ka pas reflektim ndergjegje dhe e thot vete se ajo gazet genjen pra.
    pra ato genjeshtra te saj kundra meje dulen tash ne drit.
    e verteta.. nuk vdes kurre!
    dhe e verteta doli.
    shpifjet e nju jork tajmsit kundra sali berishs u verifikuan nga deshmiotari me I besueshem I cdo lloj gjykate,nga vet kryeredaktori I saj.
    e verteta menon por s vonon…..
    me thon sali berisha muee
    e kam than qe s thyhem kurre une..
    juuu
    muuuuu
    uuuun
    ataaa, komunistat…edvin lakuriqi me nju jork tajmsin qe shpifin ne sinkron te plot..
    po vjen dita e lirise shqiptare dhe shqiptaresha.
    lirriija
    demokracija
    e ardhmja…
    neee..
    partija demokratike
    qeverija ime
    partija ime
    lulushi jem…ku je fut lul se po t presin zgjedhsit.. del .. hajt shpejt..
    juuuuu..
    muuuuue……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje