Lefter Sota dërgon dokumenta në Prokurori: 863 mijë eurot, të ardhura nga biznesi. Verifikoni pasurinë time

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Biznesmeni Lefter Sota përmes një memoje dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda flet për burimin e parave të sekuestrua gjatë ndalimit të djalit të tij, Orest Sotës.

Biznesmeni deklaron në memon e tij se paratë janë të ardhura të siguruara nga biznesi dhe u kërkon prokurorëve që të verifikojnë të gjitha pasuritë e tij.

Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e Orest Sotës gjatë ndalimit të tij në Elbasan.

Bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që Orest Sota thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm./tch/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Lefter Sota dërgon dokumenta në Prokurori: 863 mijë eurot, të ardhura nga biznesi. Verifikoni pasurinë time”

  1. elife says:

    Ky mund ta vertetoje si te doje burimin e 800 e ca mije eurove. Fakti eshte qe ligji nuk te lejon veprime biznesi apo individuale me cash ne shuma te tilla. Kete duhet te hetojne prokuroret, pse keta biznesmene mbushin thaset me para dhe bejne transaksione ne shkelje te ligjit. Pastaj dalin vete arsyet eshte pastrim parash, eshte evazion, eshte ryshfet apo cfare eshte…

  2. KodraSadikit says:

    Ha ha ha na e mbushi mendjen Lefter Softa , sa e ka qarkullimin vjetore ky biznismen ,sa i paguan shtetit tatime dhe sa ka paguar deri tani per qdo vite?? Na e mbushi mendjen per kete raste 863.mije eu ne kerre me nji bandite pa patente shoferi e i cili si bindet e si ndalet urdherave te policise ! Sharra u hasi ne gozhde .Rrnofte SHBA qe po na shpeton nga oligarkija e hajnija juaj e te tjereve si ju ….

  3. nina says:

    Drejtesia duhet te japi drejtesi per kedo ne Shqiperi, dhe jooo te drejtohet nga korrupsioni, mos te behet ushtar i asnje partie, dhe te beje detyren me perpikmeri sipas ligjit, jo me inat, xheloxi dhe jo nxites…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *