Lefter Sota dërgon dokumenta në Prokurori: 863 mijë eurot, të ardhura nga biznesi. Verifikoni pasurinë time

Biznesmeni Lefter Sota përmes një memoje dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda flet për burimin e parave të sekuestrua gjatë ndalimit të djalit të tij, Orest Sotës.

Biznesmeni deklaron në memon e tij se paratë janë të ardhura të siguruara nga biznesi dhe u kërkon prokurorëve që të verifikojnë të gjitha pasuritë e tij.

Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e Orest Sotës gjatë ndalimit të tij në Elbasan.

Bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që Orest Sota thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm./tch/

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...