Nis "vrullshëm" vetting-u/ Në hetim 9 gjyqtarë e prokurorë

10 Nëntor 2017, 12:08Politika TEMA
Nis "vrullshëm" vetting-u/ Në hetim 9 gjyqtarë e

Pas ndalimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, Report Tv zbulon detaje të reja nga korrupsioni në drejtësi. Burime nga Krimet e Rënda për Report Tv pohojnë se janë nën hetim edhe 9 gjyqtarë dhe prokurorë për fshehje pasurie.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht, theksohet se hetimet janë të shtrira në 9 mujorin e parë të vitit 2017, ndërsa të dhënat janë siguruar nga një raport sekret i prokurorisë. Report Tv disponon emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në hetim, por për arsye të hetimeve nga organi i Akuzës nuk i publikon.

Rasti i Shkëlqim Mirit është njëri nga 10 të regjistruarit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa të tjerët janë; Dy në prokurorinë e Durrësit, dy janë në gjykatën e Tiranës, një rast tjetër është në rrethin e Elbasanit, dy të tjera në Vlorë dhe një në Fier. Gjyqtarë dhe prokurorët që janë në hetim nuk janë vetëm për cështje penale, por edhe civile pas denoncimeve nga qytetarët.

Mbrëmë u ndalua nga policia gjyqtari Shkëlqim Miri, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 34 milionë lekë, ndërsa akuzohet se i ka marrë ryshfet 20 mijë euro Gentian Dodën për t’i ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje.

Doda ishte akuzuar për dy vrasje në 1997, ndërsa u dënua më 20 vite burg. Ai u arratis në SHBA, por u kap dhe në 2012 u ekstradua në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tij kaloi në të gjitha hallkat, por në Apel gjyqtari Miri i ndryshoi akuzën duke e liruar nga burgu, ndërsa vetë përfundoi në qeli.

17 komente në “Nis “vrullshëm” vetting-u/ Në hetim 9 gjyqtarë e prokurorë”

  1. H says:

    Duhet të hetohen të gjithë. Kush nuk justifikon me argumenta dhe dokumenta ,konfiskim i menjëhershëm.

  2. kryeprokurore Argita B. says:

    Sali Berishës & Co po i priten tentakulat një nga një

  3. Askushi says:

    Hajt per hajrt na qofte.

  4. sapa says:

    Kur do verifikohen prokuroret Perparim Vukaj dhe Arben Agovi?

  5. patrioti says:

    PO xhin xhoni kur do arrestohet ,kur do e tregoj pasurin disamilionshe si dhe ku e ka fituar.

  6. patrioti says:

    PO xhin xhoni , kur do arrestohet ,kur do e tregoj pasurin disamilionshe si dhe ku e ka fituar.

  7. Zigur Qarri says:

    Prokuroret dhe gjygjtaret,kan bere vetem lojen qe i ka diktuar politika ne
    ne grabitjen e pasurise se shqiptareve.Vetingu duhet te filloi me politikanet.
    Doganier dhe tregtare,nuk mund te mbijetoje kurre nese nuk beje pjestare
    politikanet.Prokuroret dhe gjygjtaret kan miliona Leke,politikanet miliona
    Euro.Drejtesine,arsimin,pasurine,e shkatrruan politikanet,Prokuroret dhe
    gjygjtaret ndihmuan qe te merrrnin therrimet e tyre.Militantizmi partiak,
    gangrena qe po vret shoqerine shqiptare,eshte krijese e shkerdhatave te
    politikes,prandaj ata duhet te jene te paret ne banken e te akuzuarve,ndryshe
    nuk do te kete kurre drejtesi.

    1. Celo Mezani says:

      O Zigur, nuk e godet aeroplanmbajtesen por nuk hoqe qafe gjithe anijet qe e mbrojne dhe furnizojne ne fillim. Uroj qe vetingu tja dali te pastoje nje pjese te drejtesise dhe te shkundi pjesen qe do te mbijetoje. Te tjerat vijne vet pastajhap pas hapi.

    2. paradoxal says:

      Zigur e ke gabim ketu. Fillohet nga drejtesia e pasi te pastrohet ajo merren ne shqyrtim keto qe permend ti. Nuk ka kuptim te fillosh me politikanet kur gjykatesit jane keto qe jane. Kush do e denoje Berishen?! Gjin Gjoni? Apo gruaja e A Hajdarit?

      1. Zigur Qarri says:

        Medien po e perdor kunder sistemit te drejtesise politika,dhe jo e kunderta.
        E paprecedente,lufte institucionale!!!
        Politika eshte trupi,sistemi drejtesise,duart.
        PD,PS dhe LSI,vetem e kan militantizuar sistemin e drejteise,
        per te mbrojtur pushtetin dhe interesat e tyre.Kjo ka bere,
        qe gjykatesit dhe prokuroret te mos i qendrojn besnik ligjit,
        por padroneve te tyre.Prokuroret apo gjykatesit sulmohen
        apo jan denuar,vetem nga kundershtaret e tyre politike.
        Prandaj thuhet,peshku qelbet nga Koka,dhe Koka eshte politika.

    3. ben says:

      Zigur-zotrote mire e ke qe thua se duhet filluar vetingu nga politikanet, por po u be keshtu, asnje gjykates nuk do ti denoje, por do ti liroje menjehere si te pafajshem. Separi duhet pastruar Prokuroria dhe Gjykatat e cdo niveli dhe pastaj te filloje pastrimi politikes dhe administrates.

  8. Alidemsi vjeter says:

    Hajde me Bismilahi !

  9. USA says:

    Deshiroj te kaloje kohen ne birucen #36 aty ku ky dylber me urdher te Saliut me dergoi mua ne vitin 1994 , 36 seanca gjyqesore me dyer te mbyllura , don zoti dhe i behet shok edhe Genc Gjokutaj , shpikja me e madhe e njerzimit eshte RROTA , paste kemben e mare . Lin Meshaj USA

  10. Al says:

    Me kembe te mbare ishalla! Ne koke te te tjereve!

  11. Shoku " Shpati " says:

    Ne fier nuk eshte vetem nje I korruptuar . Jane disa ne prokurori sidomos dtejtuesi I saj A Y , po ashtu edhe ne gjykate sidomos gjyqtari E S I cili nuk I dha mbrojtje gruas te cilen e hodhi bashkeshorti nga dritarja e katit te peste .

  12. Bozen says:

    Me mire eshte keshtu, qe Vetingu t e filloje nga peshqit e vegjel, qe ata pastaj do te tregojne se kush jane peshqit e medhenj. Keta na kane vjedhur dhe me e keqja eshte se akoma po na vjedhin , nuk po pyesin fare per vetingun.

  13. mergim tari says:

    JO VETTING. MJAFTON VETEM NJE FORMULAR ME VETEM NJE PYETJE.

    Ky me poshte eshte nje shkrim qe e kam bere 5-6 vite me pare. Me pas kete shkrim e kam hedhur (dhe do ta hedh) perhere neper komente. Aty theksoj se nuk ka nevoje te behet kjo që quhet VETTING, pasi mendoj se eshte rruge e gjate dhe jo 100% frutdhenese per denimin e krimineleve ne drejtesi, politike etj…
    
Une gjykoj që tu jepet nje formular jo vetem prokuroreve dhe gjyqtareve, por edhe notereve, doktoreve, pedagogeve, politikaneve, pronareve te TV, pronareve te firmave te ndertimit e disa grupeve te tjera. Ne formular duhet te kete vetem nje pyetje:
    
NE KARIEREN TUAJ A KENI KONSUMUAR VEPPREN PENALE TE MITMARRJES, OSE FORMA TE TJERA TE PERFITIMIT TE PARAVE NE MENYRA ANTILIGJORE KRIMINALE.

    Ne rast se do te pranonin krimin e mitmarrjes, duhet tju merrej pasuria e tundshme dhe e patundshme, shtepia ose vilat dhe depositary bankare. Me pas atyre dhe familjen se tyre t’u ndalohej te punesoheshin ne sektorin privat, por vetem ne ate shteteror dhe vetem ne Bashki, ne pastrim rrugesh (gjithmone nese do te hapeshin vende pune). Nese do te kishte te aferm qe do ti ndihmonin me strehim ose para, edhe te afermit duhet te beheshin subjekte te kontrollit te pasurise deri ne brezin e trete. Per strehimin e ketyre qe dilnin te korruptuar duhej te interesohej shteti, duke I strehuar ne cadra prane bregut te lumit.

    Proçedura qe duhet te ndiqej duhet te ishte sa me poshte:

    Pasi plotesonin formularin:
    
Nese TREGONIN qe pasurite i kishin bere me mitmarrje, ne menyre te paligjshme, psh nga 10.000 euro e lart, te denoheshin me maksimumin e BURGUT sipas ligjit aktual, dmth ligjit te tanishem.
    
Nese NUK TREGONIN ne formular që pasurite i kishin bere ne menyre te paligjshme dhe me pas ZBULOHEJ burimi i paligjshem I pasurise ose nuk e justifikonin dot ate, TE DENOHESHIN JO ME PAK SE 25 VJET BURG DERI NE BURGIM TE PERJETSHEM.
    (Ne te dyja Easter pasuria e tundshme dhe e patundshme sekuestrohet plotesisht).
    
Ky formular ti jepet edhe femijeve te gjyqtareve, politikaneve etj…, psh SHKELZEN BERISHA te justifikonte 200 mire eurot e llogarise bankare e pastaj te dilte i paster. Po keshtu psh djali i Fullanit, (FULLAN JUNIOR) ose te themi familjareve te Tahirit, Sotes, Bashes, Bodes, Rames, Metes. (Pra qe nga Presidenti, e deri tek ish deputete, ministra kryeminstra etj….)

    Por kryesore duhet te qe ky proçes te behej nga nje trupe gjykatesish amerikane, angleze, gjermane, rreth 17-19 vete, numer tek, te cilet te ishin residente ne Shqiperi per rreth 8-10 vjet, ne nje pallat me vehte, te vecuar nga kontaktet me shqiptaret, me nje rroge rreth 30.000-50.000 euro ne muaj. KY DO TE ISHTE VETTING, OSE PATRIM MBETJESH NJEREZORE….

    PASTAJ TE SHIKONIT SE ÇFARE DO TE VENTE. Shqiptaret do te kerkonin që te hapej nje kanal televiziv që KETO GJYQE TE JEPESHIN DREJPERDRJET.
    
Ne fund cfare do te ndodhte.
Do te falimentonte gjyqesori, politika shqiptare. Do te falimentonin edhe shume kanale televizive…, ngaqe njerezit do te shikonin ne kanalin e gjyqeve vetem gjyqet e hajduteve politikane, gjyqtareve, prokuroreve, doktoreve etj…. per vite me radhe.

    KETE TE BEJE LU-ja I SHBA-se ME BE-ne.
    Vetting-u i tanishem eshte jo i plote.
    UROJ SI I THONE “FJALA IME NE VESH TE PERENDISE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje