SHËNIM: Ndalimi i gjyqtarit me 300 mln, perse nuk hetohet edhe Agim Bendo?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shtetit arrestoi sot gjyqtarin Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi këtij të fundit iu gjetën në shtëpi një shumë e madhe monetare prej 300 milionë lekësh të vjetra.

Sipas policisë  ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Pra hetimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika pesë vjet më parë.

Por pyetja që shtrohet këtu është se pse nuk është hetuar edhe gjyqtari  tjerët Agin Bendo që ka votuar njësoj , por për këtë rast u ndalua vetëm gjyqtari Shkëlqim Miri?

Nga gjithë trupi gjykues vetëm gjyqtarja Flutura Skënderi, ka dhënë vendim pakice kundër lirimit dhe është treuar korrekte .

Atëhere kush po e mbron Agim bendon në këtë hisori? Përse veprohet në mënyrë selective kundër një gjyqtari vetëm se ai nuk ka mbështetje politike?

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “SHËNIM: Ndalimi i gjyqtarit me 300 mln, perse nuk hetohet edhe Agim Bendo?”

  1. Gazetar ne pension says:

    Per Agim Bendon, si mund te arrestohet njeriu qe i vuri 20mln euro gjobe Top Channel me urdher te Saliut? Nuk mund te arrestohet di shume! Kurse Flutura ka marre ca vendime bashke me Gjin Gjonin qe vetem SPAK dhe FBI mund ti japin shpjegim.

    https://durreslajm.al/investigim/korrupsioni-n%C3%AB-drejt%C3%ABsi-si-u-shpall-i-vdekur-n%C3%AB-prani-t%C3%AB-vet-t%C3%AB-gjallit

    1. mergim tari says:

      Agin Bendo.
      Sa KRIME rendojne mbi te.
      Ky surrat i zi i drejtesise shqiptare.
      Gjykatesi qe denoi Fatos Nanon me urdher te Sali BERISHES.
      Gjykatesi i Hajdutit Fullani
      Gjykatesi i medias se lire.

      Kjo fytyre e poshter edhe ne pamje ka qene gjykates ne Vlore ne kohen kur beheshin gjyqe politike.
      Se fundmi na del gjykates ne nje skandal me lirimin e nje krimineli vrases.
      Nese Shkelqim Miri ka marre pare per tI dhene lirine nje vrasesi, atehere ai nuk i ka mbajtur te gjitha paret per vehte. Kjo per faktin e thjeshte se per te dhene nje vendim gjyqi, duhet te pakten qe rezultati te jete dy me nje ne votim.
      Pra te pakten me Mirin edhe nje gjykates tjeter ka votuar si Miri. Shikojeni, kush ka votuar si Miri.

  2. Devolliu says:

    Shkrim me porosi.
    Ky miku duhet te kalbet mrena.

  3. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    sa te fshehin paret do te arrestohen………………

  4. Qqq says:

    Ka Marr leket dhe s’i ka nd are me dy te tjeret. Dhe pastaj… … do jua them me vone.

  5. LORA says:

    Vertete,pse eshte bere ky diskriminim,,,pozitiv per flutra skenderin dhe agim bendon?
    Shkelqyer nisja me shkelqim mirin,,,,por e shkelqyer e plote duhet te jete prangosja edhe e dy komplementareve te tij ne te njejtin vendim kriminal.

    1. Tirona says:

      me rradhe e dasher Lora, nga peshku i vogel Vettin-gu do shkoje deri te peshku i modh dhe do perfundoj tek peshkaqeni……👌👌👌👌
      Se shpejti do ta shohim edhe Bendon me pranga ne duar, se nuk ka asnje shprese qe ti shpetoje arrestimit, me kete rast flagrant te shkeljes se ligjit, burgu 🏫 e pret 😰😰😰
      🤗🤗🤗👌👌👌.

    2. Sandrj says:

      O lora o karre. E ke lexuar artikullin o loqe. Flutura nuk ka votuar ai keta dy te tjeret

  6. Sara says:

    Agimit i vini anash ju dhe gjithe analfabetet e sistemit gjyqesor…. kur doi mesoheni t’i jepni tjetrit cfare i takon?

  7. Kacarumi says:

    Agim Bendo nuk arestohet mbasi eshte pikerisht Ai qe denoncoi gjykatesin tjeter qe nuk I dha pjesen qe I takonte. Kete e dhe bufi

  8. Pokeristi says:

    Nuk ka figure me negative ne gjithe sistemin e drejtesise(perjashto Dhallen dhe Qeleleshet) ,se sa gjygjtari i perjetshem Agim Bendo.
    Te mos harojme se ne masen dermuese te te gjithe morrave te shtrembesise (“drejtesise”) pa rezerve jane mender m..t njeri e kake tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *