Pakti Shqipëri-Greqi, ja 4 pikat e nxehta ku palët nuk mund të lëvizin dot

Delegacionet e Shqipërisë dhe Greqisë janë kyçur që prej ditës së djeshme në një hotel në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës në një fundjavë të paprecedentë pune diplomatike mes dy shteteve, në përpjekje për të zgjidhur problemet historike të mbartura prej vendeve.

Por cilat janë temat e nxehta, ato të parashtruara në tryeze dhe në cilat prej tyre palët mund të bëjnë leshime, dhe cilat janë çështjet e tjera ku përkundrazi ato mund të mos lëvizin dot nga pozicionet e tyre të ngurta.

1 – Tekstet mësimore

Sikurse dihet historiografia e të dyja vendeve vuan pasojat e një ideologjie të shekullit të kaluar, e mbushur me nacionalizma dhe diktate politike. Në tekstet e historisë shqiptare, sidomos ato shkollore, mbizotëron ideja se Greqia është një vend armiqësor që ka pushtuar, aneksuar pjesë të Shqipërisë dhe ka kryer gjenocide ndaj popullsisë shqiptare dhe se Shqipëria shtrihej deri në fillim të 1900-s në qytete të rëndësishme të Greqisë së sotme, si Prevetza, etj.

Nga ana tjetër, në tekstet mësimore të ngjashme greke në vendin fqinj, i mëshohet idesë se një pjesë e mirë e jugut të Shqipërisë mbizotërohet nga orthodoksë-grekë, të cilët i përkasin Vorio Epirit, pra Epirit të Veriut, jugu i të cilit përfshihet në kufijtë zyrtarë të Greqisë. Greqia bazohet te kjo tezë duke u mbështetur te shpallja e Autonomisë së Vorio Epirit në vitin 1914, që i hiqte qytete si Gjirokastra, Saranda dhe një pjesë të mirë të jugut, deri në Korçë, Shqipërisë, gjë e cila nuk arriti të njihej kurrë nga komuniteti ndërkombëtar dhe mbeti vetëm një përpjekje e dështuar.

Nëse të dyja palët tregohen më objektive dhe historikisht korrekte, është shumë e lehtë që tekstet të rishikohen. Shqipëria duhet të ketë parasysh se në kohën kur Greqia u formua si shtet në vitin 1821 me të gjitha territoret që njihet sot, shteti shqiptar nuk ekzistonte, pasi ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane, e cila ndarjet territoriale i caktonte mbi bazë vilajetesh (ku përfshiheshin njerëz me etni dhe fe të ndryshme) dhe jo kufijsh të një shteti-komb e për rrjedhojë edhe kufijtë zyrtare të Shqipërisë nuk ekzistonin, në mënyrë që ajo të mund të pretendojë se Greqia i ka marrë diçka.

Gjithashtu në kohën e Luftrave Ballkanike, kur Greqia u zgjerua, lufta nuk ishte e ndaluar në bazë të së drejtës ndërkombëtare, madje ajo shihej si një mjet zgjidhjeje i mosmarrëveshjeve. Nga ana tjetër, Greqia, e di se autonomia e Vorio Epirit ishte e nxitur për së jashtmi dhe me trupa ushtarake por pa uniforma zyrtare që mbërritën nga Kreta dhe Korinthi. Rishikimi i kësaj çështjeje dhe heqja dorë nga tesktet e identifikimit të të gjithë orthodhoksisë si greke, do ta çtensiononte shumë këtë çështje, shkruan Shqiptarja.com.

2 – Grekët e rënë në Shqipëri dhe çamët e “rënë” në Greqi

Greqia vazhdon të kërkojë varreza për ushtarët e saj të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke. Shifrat e paraqitura nga pala greke, për plot 11 mijë të rënë duken tejet jo-realiste, po të mendohet që bëhej fjalë për një luftë malesh, kryesisht partizane dhe që zgjati vetëm një vit.

Dhe ndërkohë në Shqipëri ekziston një varrezë për të rënët grekë të kësaj lufte, ajo në Kosinë të Përmetit, që u shoqërua gjithashtu me mjaft polemika. Sidoqoftë nuk mund t’i mohoet Greqisë e drejta që të rënët të prehen atu ku kanë rënë, kjo është një e drejtë që në Shqipëri, u është njohur edhe ushtarëve gjermanë e atyre britanikë. Por duke qenë se Shqipëria ka bërë dhe ka gjasa të bëjë lëshime për këtë çështje, këtë nuk mund ta bëjë sy-mbyllazi.

Edhe dëbimi dhe masakra e popullsisë çame, është një e vërtetë historike, e dokumentuar dhe fotografuar në arkivat e OKB-së. Minimalisht kërkesa për ngritje memorialësh dhe varrezash edhe për çamët në Thesproti/Çamëri, do të ishte një kërkesë në përputhje të frymës së reciprocitetit. Respekti dhe nderimi për të vdekurit, lips vetëm njerëzillëk dhe jo teknikalitete e aftësi të kulluara diplomatike.

3 – Ligji i Luftës, minoriteti grek dhe çamët

Greqia mban ende në fuqi një ligj lufte me Shqipërinë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ligj mbahet në fuqi, pasi në bazë të tij u janë sekuestruar pronat e pasuritë çamëve, nën pretendimin se kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorëve të huaj. Greqia është orvatur disa herë të argumentojë se ligji nuk ekziston më, pasi është shfuqizuar nga Traktati i Miqësisë mes dy vendeve i vitit 1996. Mirëpo, juridikisht, një ligj nuk e shfuqizon një tjetër ligj, me përjashtim të rastit kur e parashikon shprehimisht një gjë të tillë.

Pra ligji i luftës mund të shfuqizohet vetëm nga Parlamenti grek dhe jo nga qeveria apo traktate të tjera, që nuk e kanë të drejtën e një fuqie të tillë abroguese. Me pushimin e këtij ligji dhe të drejtën e çamëve në mos për t’u kthyer në pronat e tyre (të shtetëzuara apo privatizuara nga shteti grek dhe qytetarë të tij), të paktën të marrin një dëmshpërblim të drejtë për to, Shqipëria nuk do ta kishte të vështirë t’i jepte të drejta më të mëdha minoritetit grek në Dropull e Delvinë, si njohja e gjuhës greke si gjuhë e dytë zyrtare në këto krahina.

Por Greqia e ka ngritur stekën dhe kërkon njohjen e minoritetit grek edhe në krahinën e Himarës. Shqipëria do ta kishte të vështirë ta pranonte një kërkesë të tillë, por nëse Greqia heq ligjin e luftës dhe njeh të drejtat e pronësisë së çamëve dhe çdo të drejtë tjetër njerëzore që u takon, edhe Shqipërisë mund t’i duhej të bënte ndonjë sakrificë “të vogël”. Tekefundit, për të kërcyer tango duhen dy partnerë dhe arti i marrëveshjes, nënkupton tërheqjen e të dyja palëve nga qëndrimet e tyre të mëparshme.

4 – Marrëveshja për kufijtë detare dhe shelfin kontinental

Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje e cila është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, është diçka nga e cila Greqia mund të lëshojë pe ndërse Shqipëria absolutisht jo. Greqia mund të lëshojë pe duke u tërhequr nga marrëveshja e parë, e cila ishte tërësisht e njëanshme dhe në favor të saj.

Duke lëshuar pe, Greqia vetëm sa do të pranonte vijën mesore që do ta ndante drejtë distancën mes brigjeve të dy vendeve në Kanalin e Korfuzit. Dhe kjo vijë mesore, për të nxjerrë baraz-largësinë, në bazë të së drejtës detare ndërkombëtare merret si bazë si një vijë e drejtë që nis nga kepet më ekstreme të brigjeve tokësore, dhe jo nga masa shkëmbore, apo ishuj që mund të gjenden kudo në mes të detit ndërmjet dy vendeve, sikurse u bë në marrëveshjen e parë. Nëse Greqia nuk e pranon këtë, mbetet që palët t’i drejtohen një arbitri ndërkombëtar, i cili nuk do të kishte si të vendoste ndryshe. Ja përse Shqipëria nuk duhet të lëshojë pe.

Por sikurse është këshilluar edhe nga një kompani konsulentësh dhe ekspertësh ndërkombëtarë, pala shqiptare nëse i drejtohet arbitrazhit, duhet të ketë kujdes që të mos i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Së Drejtës Detare, ku Greqia, ka shprehur rezervën në traktatin e aderimit se nuk ja njeh si detyruese vendimet. Një arbitër ndërkombëtar i zgjedhur me marrëveshje nga të dyja palët do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Pakti Shqipëri-Greqi, ja 4 pikat e nxehta ku palët nuk mund të lëvizin dot”

  1. Flm says:

    Arnautet e politikes dhe gazetaris, filluan ti gelltisin te vertetat dhe te drejtat nderkombetare.
    Kaq vite ushqenin popullin me genjeshtra, famatizma dhe armiqesi kundra Greqis.
    Tani filluat ta pohoni qe ….
    1. Varezat per ushtaret Grek (dhe te c’do ushtari) te rene ne luftra clirimtare kundra Nazi-Fashizmit eshte e drejte dhe detyrim Nderkombetar.
    2. Shkruajtja e historise dhe mesimi i nxenesve me te pa-verteta dhe shtremberime, me shovinizma dhe cenim integritetesh ….. eshte detyrim Nderkombetar, per informacion Greqia ka me se 20 vjet qe e ka zgjidhur kete problem.
    3. E drejta e detit eshte nje tjeter genjeshter e madhe qe u ushqye kaq vite populli mjeran Shqipetar.
    4. E drejta e varrezave Came nuk eshte detyrim Nderkombetar si me Heronjt e Luftes.
    Per te mesuar te verteta mbi krimet e Cameve, lexoni ne Internet ne Shqip …. “camet dhe misioni fam keq Britanik”.
    Spastrimi i Thesprotis nga Camet ishte ultimatum i Britanikeve, gjat luftes se 2 boterore.
    Keto te verteta o di gjithe Bota ….. pervec miletit mesjetar Arnaut.
    Deshtimi i ketyre pretendimeve absurde, do te jete dhurata me e mire per Ram-ushin dhe Koqe-zinjte Turko-Cam Shovinist.

    1. Argita_B says:

      Ti po kundershton nje artikull ( ndofta i shtremberuar si thua ti ) duke sjell kundra pergjigje burimin e te cilave i di vetem ti.
      Povlemi i percaktimit te kufijeve detar nuk eshte aspak si e prezanton ti dhe per kete ka patur rapprte teper preçize te ekspert ve juridike amerikane te cilat jane botuar nga wikileaks. Pala greke perdor ligjin nderkombetar vetem ne ato pjese ku i intereson, ne pjeset ku ka rezervat e gazit, pala greke nuk pranon te perdori te njeten metode ´darje qe parashikon ligji nderkombetar. Pra genjesher dhe manipulim eshte kjo qe shkruan ti keto, me qellim apo nga injoranca, kete nuk e di!
      Ti shkruan se e drjeta e varreve te popullsise çame nuk ezhte deturim nderkombetar!!! Heu, po sikur te ishin vrare gra dhe femije greke ne Shqiperi, vrasje ne mase flasim, pra me te vetmin kritere se i perkasin etnise greke, dhe te afermit e tyre kerkojne te gjejne eshtrat e tyre, dhe qeveria shqiptare nuk do ti lejonte as t hynin n’e teritorin shqiptar, cila do ishte pergjigjia jote, qe nuk eshte detyrim nderkombetar!!
      Perse Greqia vazhdon te mbaje ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine, dhe ne krahun tjeter politikanet trashaluqe te saj prt’eonjne se kerkojne te vendosin mardhenie miqesore me ne!!
      Si ka mundesi qe muter tradhetare si ju, qe keni ngrene buken, keni bere shkollat, keni patur te gjitha te drejtat, deri shkolla greke ne Shqiperi, sot vini nxirni mutin qe keni mbushur gojen me 300€ e pensionit qe ju ka dhene Greqia!!

      1. The Punisher says:

        @Argita …mos hyr ne debat me injorantet (bythshiturit), te terheqin ne nivelin e tyre dhe pastaj fitojne me pervojen qe kane. Eshte e kote. Ky mut muti me nick Flm apo Adi etj thjesht paguhet per te komentuar (per te ngrene mut ) ne forumin e Temes. Fajin kryesor e ka edhe ” moderatori” i Temes qe per hir te rritjes se klikimeve lejon komente ANTISHQIPTARE. Ne asnje gazete qe pretendon te jete serioze, mund te ndodhin keto gjera. Mero dhe i biri i tij Fatjoni duhet t´i vene gishtin kokes, nqs duan qe lexuesit te mos ta bojkotojne kete pacavure gazete. Sa per artikullin te them te drejten kur fillova ta lexoja, qe ne rrjeshtat e para bie ne sy se ai qe artikullshkruesi eshte nje IDIOT. Nejse…sa per kohen e zgjedhur per bisedime me Gerrket, mendoj se eshte e gabuar. Shqiperia eshte akoma e brishte per t´i hyre ketyre bisedimeve tani per tani. Duhej pritur te pakten dy-tre vjet, te shihej se a po funksionon reforma ne drejtesi, Frytet e saj do te ndiheshin edhe ne rritjen e ekonomise, renien e korrupsionit etj. Besimi dhe mbeshtetja e nderkombetareve do te ishte edhe me e madhe, Gjithashtu duhet ulur influenca e Gerqise ne ekonomine Shqiptare. Bankat, Telekomunikacioni apo si edhe “ruajtjen” e nje pjese se siperfaqes ajrore nga avionet gerrke, e cila kushton miliona euro taksapaguesve Shqiptare ne vit etj. ( ketu mundet cdo Shqiptar te beje pjesen e tij duke bojkotuar cdo gje Gerrke apo ato qe mund t´i sillnin fitime gerrkeve). Cdo marreveshje qe do te behej ne kurriz te Shqiperise , per hir te heqjes se nje vetoje te Gerqise per ne BE, do ishte nje TRADHTI ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve,

    2. millosh kopiliqi says:

      Njerezite ne shqiperi jane te semure nga perrallat (mitet) greke, dhe nuke dine asgje tjeter . Kosovaret ta pshurrin populline gabel greke, skemi kurfare konsiderate per ata gabel. Ortodokset e shqiperise do te pesojne keq sikurse serrbet ne kosove.

    3. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

      Lotet e ketyre gyzelakia-ve tregon sesa shtet ”armik” dhe ”keqberes” eshte Greqia ndaj tourk’alvanoi-ve bith grricur…………..
      A mundet ketyre gyzelakia-ve tu mbushesh mendjen[me karlliqet tipo Zike suma] se greket jane ”armiq”!!!!!!!???
      JOOOOOOOOOOOOOOO!!!!
      Perfundimisht jeni plehra more sunitoshqipfoles,do te urreheni edhe nga vet femijet tuaj per pafytyresine qe tregoni ndaj kristianeve greke,atyre qe ju mbushen barkun me buke,ptuuuuuuuuuuu plehraaaaaaa turkoshake……………

      https://www.youtube.com/watch?v=e1n5ACB32ak

  2. evgjitngrenesi says:

    ky që e ka shkruar,pse nuk ve emër? apo është i kapur nga grekët. shqipëria nuk duhet të tolerojë asgjë.. grekët kanë marrë më shumë se ç’duhet. të kërkohet njohja e arvanitasve si shqiptarë dhe të lejohet gjuha dhe arsimi shqip. epiri i jugut është truall dhe popullsi shqiptare. rama po lëshoi pe ndaj grekëve ,do katandiset si berisha.

  3. vaso says:

    Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane pretenduar se Shqiperise i moren toka.Pretendimi njeshekullor eshte se me renien e Perandorise Osmane popujve te tjere ju dhane me shume se c’duet,dhe shqiptareve nuk iu lejua te bashkonin ne nje shtet te vetin te gjitha zonat e banuara me popullsi
    shqiptare.Pra,nuk ekzistonte shteti,por ekzistonte kombi,te cilit nuk iu dha e drejta e vetvendosjes.Popullsia qe ngeli jashte kufijve te shtetit te porsalindur,nuk u respektua ne te drejtat e saj.Nderkohe shteti qe u quajt Shqiperi dhe vete populli i dha stausin minoritet dhe te gjitha te drejtat.Me shume s’ka c’te japi.Te mos harrojme se ishin 4 vilajete shqiptare te njohura qe heret nga PORTA E LARTE,me pronare tokash me tapi,brez mbas brezi shqiptare.Ne rast se ketu popullsia greke rron dhe zhvillohet,kjo tregon se e kemi respektuar,por kjo nuk do te thote se duhet te zmadhojme zonat minoritare.Keshtu nje dite na duhet te diskutojme per Kukesin apo Lezhen.Zonat minoritare jane shpallur njehere ne baze te kritereve te OKB.Ajo qe duhet t’i themi Greqise dhe EU eshte se:NE E KEMI POPULLSINE GREKE QE MBETI NGA NDARJA E KUFIJVE,JU KU I KENI?

  4. albaniafirst says:

    Fml-nje mendje aq e varfer si puna jote nuk mund te nxjerre perfundime te tjera nga ky artikull. Le ti marrim me rradhe theniet tuaja dhe ti sqarojme ato ne driten e ketij artikulli qe edhe zoteria juaj me gjithe varferine intelektuale ta marri vesh domethenien e asaj qe ka thene artikull shkruesi, qe sidoqofte ka shprehur nje mendim te tijin qe nuk perben pozicionimin tone kombetar apo ate te Qeverive Shqiptare:
    1-Ne nuk kemi mohuar renien e ushtareve greke ne territorin tone gjate Luftes Italo-Greke. Ate qe Qeveria Shqiptare ka pranuar eshte qe ushtaret greke te rene ne token tone te prehen ne nje varreze te ushtareve te huaj ne Tirane, aty ku jane edhe ato te uhstrive te tjera te huaja si p.sh. ato gjermane. Nje praktike tjeter nderkombetare eshte qe ushtaret e rene te cvendosen ne vendin e tyre sic u be me ushtaret italiane te rene ne token tone gjate Luftes se Dyte Boterore. Nga ana tjeter, artikullshkruesi permend edhe te drejten e Qeverise Shqiptare qe te kerkoje ndertimin e varrezave te shqiptareve ne territorin e Republikes Greke te masakruar nga bandat e Zerves dhe paramimlitaret greke. Pra medalja paska dy ane, jo vetem ate qe permend zotrote.
    2. Ne lidhje me tekstet; perseri juve permendni vetem nje pjese te asaj qe thote artikull shkruesi, ate qe ju intereson juve, duke anashkaluar faktin se ne tekstet greke flitet per te ashtuquajturen “Vorio Epir”. Sa per dijenine tende, ne kohen kur u caktuan kufijte e shtetit shqiptar, nje delegacion i huaj, i udhehequr nga koloneli italian Ugolini u dergua ne Jug te Shqiperise. Ugolini ishte njohes shume i mire i gjuheve greke dhe shqipe dhe nuk pranonte qe te merrte per greke ato qe ne te vertete ishin shqiptare. Kur udhetonin neper fshatrat e jugut tone, Ugolini u fliste banoreve ne greqisht dhe kur ato ngrinin supet se nuk kuptonin gjuhen u fliste ne shqip te cilen ato e kuptonin si shqiptare qe ishin. Kjo nuk u pelqente grekeve qe organizuan vrasjen e Ugolinit e cila krijoi tensione ushtarake midis Italise dhe Greqise e cila u detyrua te paguante demshperblim dhe te kerkonte falje publike.
    Kur thua se Greqia ka 20 vjet qe paska zgjidhur problemin e te vetetes historike, behesh shume qesharak. Genjeshtrat greke per historine jane legjendare, prandaj nuk po zgjatem me shume, mjafton te permend qe edhe Aleksandrin e Maqedonise e quajne grek, kur dikur i thonin barbar, pra jo grek.
    -Greqia nuk njeh asnje minoritet ne territorin e saj qe nuk i pergjigjet se vertetes, pasi ne Greqi ka minoritete alvanitase (shqiptare), bullgare, turke e te tjera, te cileve nuk u njihet asnje e drejte ne perdorimin e gjuhes se vet amtare pa folur per simbole te tjera kombetare. Shtet qe ka zgjidhur problemet etnike mund te quhet Shqiperia ku minoriteti grek gezon te gjitha te drejtat si cdo qytetar tjeter i Republikes se Shqiperise. Po keshtu nje shtet qe ka zgjidhur problemet etnike eshte Italia ku ne Friuli, popullsia perdor gjuhen e vet gjermane sebashku me ate italiane apo ne Kalabri ku arbereshet perdorin gjuhen e tyre shqipe. Po te shkosh ne Kosenca, tabelat e dyqaneve, bile edhe tabelat e rrugeve i ke ne dy gjuhe, ate shqipe dhe italisht.
    3. Per detin, nuk kam se c’te te them se zotrote e ka marre komplet gabim ate qe eshte shkruar ne kete artikull. E drejta e detit eshte me ne, prandaj Greqia ka frike qe ta dergoje kete ceshtje per shqyrtim ne nje pale te trete, pasi e di qe do ta humbase kete ceshtje.
    4. Sipas teje ata qe masakrohen nuk kane te drejte qe te kene nje varr. Me kete tregon se sa “njerezor” jeni juve qe keni tradhetuar vendin dhe popullin tuaj duke shitur shpirtin tek greket per 300 evro.
    5. Nuk ke thene gje per Ligjin absurd te luftes qe mbahet ne fuqi per tu mohuar shqiptareve te drejten e pronave te tyre te sekuestruara nga monarko-fashistet greke qe qeveria e tyre genjeshtare. Mesaduket edhe zotrote me kapacitetin mendor qe keni earrini ta kuptoni se ketu e keni te humbur davane.
    Sa per ato qe e di e gjithe bota eshte fakti se greeket jane genjeshtaret me te semure qe ka Ballkani. Dyshoj se do keni kurajen qe te dilni ne keto portalet tona kur te vije koha qe Greqia te haje mut dhe te terhiqet nga pretendimet e tyre absurde.

    1. titi says:

      Po mos prit ndjeshmeri e meshire per viktimat e masakrave te tyre ne Cameri, kur grekerit pas Marrevshjes se Luzanes se vitit 1923 i shkembejne bashkombasit e tyre grek te besimit islam me popullsi ortodokse nga Azia e Vogel. Njerez qe ishin vendas (grek) dhe qe vetem kishin tjeter fe i shperngulin per ne Turqi. Llogarit ti se sa u jane dhimbsur shqiptaret kur i kane vrare ne menyre cnjerezore. Kisha greke me kohe ja u ka shperlare trurin njesoj sikur imamet atyre ne Lindjen e Mesme. Mund ta vereni edhe ne komente e ketyre provokatoreve grek qe shkruajne shqip qe nuk dine te bejne ndarjen midis fese dhe kombit, per ta eshte e njejte se ashtu ju ka thene ai popi grek.

  5. Grek says:

    Greqia eshte e trembur nga çeshtja e Çamerise. E drejta e shqiptareve te Çamerise eshte e pamohueshme.
    Drejtesia do vihet ne vend nje dite dhe ate dite do normalizohen dhe marredheniet ndermjet dy vendeve.

  6. #a#=°°° says:

    Populli smer vesh gjë se çfarë po ndodh, përse po ndodhin këto bisedime , kush I caktoi dhe për çfarê diskutohet né të vërtetê.
    Mbase diskutohet për bashkimin e Shqipêrisë me Greqinë , Kosovën , Maqedoninë e Bullgarinë mo qirje???

  7. #a#=°°° says:

    Populli smer vesh gjë se çfarë po ndodh, përse po ndodhin këto bisedime , kush I caktoi dhe për çfarê diskutohet né të vërtetê.
    Mbase diskutohet për bashkimin e Shqipêrisë me Greqinë , Kosovën , Maqedoninë e Bullgarinë mo qirje???

  8. Tepelena says:

    NJE SHTET MOSMIRENJOHES,QE KA SHUMICEN E HERONJVE TE PAVARSISE MË GJAK SHQIPTAR, DHE QE JU MOHOI GJUHEN, DHE I MBAJTI NEN TERROR PSIKOLIGJIK PER TE MOS PERMENDUR ORGJINEN E TYRE SHQIPTARE. Arvanitasit ndezen levizjen dhe ben luften per pavarsi. Arvanitasit nga nje krah dhe Ali pasha nga krahu tjeter qe i mbeshteti.
    Keni qen te perkedhelurit e Europes. Perdoreni me poshtersi, ndonje te drejte me teper qe keni kunder Shqiperise. Si gjithmone. Por koha eshte kunder jush.
    Ti o kërm, o “Flm” je niveli i ulet. Versioni juaj i historise eshte i pavlere. E verteta juaj eshte e PESHTIRE sepse ju bët vllehet, sllave te ndryshem e çfaredo lloj aziatiku helen!!!! (megjithese nuk keni asnje lidhje me helenet qe meritojne vertet nderim)
    Çlidhje keni ju me helenet?!!!! Ti pleher p.sh? Ti mund te jesh ndonje prej ketyre p.sh. Ju jeni peng e nje fryme te semure poltike qe buron nga kisha juaj, qe meret me politik dhe jo me fene siç do duhej.
    Do perballeni me Shqiptaret. Keni investuar gjithshka per te shkaterruar Shqiperine.
    Ne fakt ju ngritet armiqesine e Shqiptareve me poltiken tuaj te neveritshme. ( Ligji i luftes, pretendimi I vazhdueshem territorial kunder Shqiperise, masakrat kunder çameve, etj,etj, etj).

  9. Tepelena says:

    NJE SHTET MOSMIRENJOHES,QE KA SHUMICEN E HERONJVE TE PAVARSISE MË GJAK SHQIPTAR, DHE QE JU MOHOI GJUHEN, DHE I MBAJTI NEN TERROR PSIKOLIGJIK PER TE MOS PERMENDUR ORGJINEN E TYRE SHQIPTARE. Arvanitasit ndezen levizjen dhe ben luften per pavarsi. Arvanitasit nga nje krah dhe Ali pasha nga krahu tjeter qe i mbeshteti.
    Keni qen te perkedhelurit e Europes. Perdoreni me poshtersi, ndonje te drejte me teper qe keni kunder Shqiperise. Si gjithmone. Por koha eshte kunder jush.
    Ti o kërm, o “Flm” je niveli i ulet. Versioni juaj i historise eshte i pavlere. E verteta juaj eshte e PESHTIRE sepse ju bët vllehet, sllave te ndryshem e çfaredo lloj aziatiku helen!!!! (megjithese nuk keni asnje lidhje me helenet qe meritojne vertet nderim)
    Çlidhje keni ju me helenet?!!!! Ti pleher p.sh? Ti mund te jesh ndonje prej ketyre p.sh. Ju jeni peng e nje fryme te semure poltike qe buron nga kisha juaj, qe meret me politik dhe jo me fene siç do duhej.
    Do perballeni me Shqiptaret. Keni investuar gjithshka per te shkaterruar Shqiperine.
    Ne fakt ju ngritet armiqesine e Shqiptareve me poltiken tuaj te neveritshme. ( Ligji i luftes, pretendimi I vazhdueshem territorial kunder Shqiperise, masakrat kunder çameve, etj,etj, etj).
    Nuk ka pakt e miqesi me keta plehra.

  10. Arjani says:

    Ka shume gabime ose disa gabime te ketij shkrimi.

    I shikojme me poshte

    1. Ne 1821 Shqiperia nuk ishte pjese e Perandorise Osmane, por sundohej nga Pashallaret e Pavarur Shqiptare .

    Pashalleqet apo Perandorite e Bushatllinjeve dhe Ali Pashe Tepelenes ishin te njohura nderkombetarisht dhe keta Pashallare i thane ik pirdhu sultanit per 70 vite dhe benin diplomacine dhe ushtrine e tyre te Pavarur.

    keto Pashalleqe Shqiptare shtriheshin nga Podgorica dhe sanxhakku der ne jug te peloponezit Duke perfshire edhe fyromin
    perendimor.

    2. Shteti grek nuk u krijua ne 1821 por ne 1831.

    ne 1821 filloi revolucioni ortodoks ne More dhe Shteti grek u krijua ne 1831 , ku fuqite perendimore nderhyne 3 here per te shpetuar Arvanitas , Vlleh dhe Rominoi nga shfarrosja e shqiptareve te Perandorise Osmane apo te sunduesit shqiptar te Lindjes se Mesme , Muhamed Aliut

    2.

  11. T.Voda says:

    …komentusi…Flm.
    ..Nga anet tona, jo shume larg kufirit tend(grek) , e thone..nje shprehje :
    .”.Q… MOJ BRESHKE Q…, SE TE KA ARDHUR. DEVRA (ose radha)..”
    ..Koshadhet dhe Andaret e gjyshit e te sregjyshit tend i kane shkelur, ,perdhosur. djegur, gjakosur disa here ato treva ku soi e sorollopi yt pretendon se ka ardhur si clirimtar dhe kerkon ti perdhose perjete me ato varreza
    …. Gjaku i PAPA. STATHIT nga Melani Permetit e I shume Riljndasve te krishtere , e te tjere, masakrat, djegiet e plackitjet e Luftes Pare Botrore (perfshi shtepite e gjyshit tim), Provokacionet e Gushtit, sulmi per pushtimin e trojeve kufitare 1949, Bandat terroristo-diversioniste , shkeljet dhe kercenimet e vazhdushem te kifijve deri ne mesine viteve 1990 (masakra e Peshkepis) NUK HARROHEN E NUK MUND TE HIQEN KOLLAJ. NGA KUJTESA HISTORIKE.
    …. HISTORIA ESHTE MESUESE E JETES, DRITE E SEVERTETES, LAJMETARE E LASHTESIS ( e kane thene Stergjysherit prej te cileve pretendon se rrjedh edhe stergjyshi yt). AJO DUHET NJOHUR ASHTU SIC KA NDODHUR.
    … DETYRA JONE (greke e shqiptare) eshte te nxjerim mesime, e te ndertojme ura lidhese reciproke vllazerore DUKE JA LENE TE KALUAREN HISTORIS POR JO HARRESES HISTORIKE.
    ,….Po keshtu . Pala Greke, sulmet dhe masakrat ndaj popullates shqiptare, perfshi ate came duhet ti trajtoje ne tekstet shkollore duke i denuar ato akte ndaj shqiperis. Po keshtu , edhe pala shqiptare, cdo poshtersi ne se i ka bere Greqis (deri tani rezulton asgje, pervec pretrndimit per ca camer te genjyer),VETEM KESHTU NDERTOHET NJE MIQESI E VLLAZERI E BESUSHME DHE E QENDRUSHME.,
    ….Forcat ushtarake Shqiptare te mobilizuara nen regjimin pushtues , si dhe pjesa Jugore gjate Luftes Italo-Greke kaluan me nje here ne mbeshtetje te Greqis. 3 bataljonet, njeri me komandant nga krahina ime e dezertuan frontin Italjan.
    Gjyshi im, me gjithe se ne luften e pare Grekerit i dogjen kullen dykateshe. Ne luften Italo-Greke ne drejtim te Qafes Kicokut, gjat atij dimri te eger e vdekjeprures , shtepine e rindertuar 2 here me te madhe se e para , Gjyshi im e vuri ne dispozicion te komandes greke duke qendruar e rrezikuar edhe familjen e vete nga bombardimi aaviacionit Italjan ne drejtim,te fshatrave: Mazhaj, Psar, Ball, Corrogunj. Podgoran.
    …. USHTARET GREK TE RENE GJATE ASAJ LUFTE. NORMALIDHT DUHET TE NDEROHESHIN EDHE NGA PALA SHQIPTARE, Por kjo nuk mund te ndodhte e te ndodhe . Me qendrimet e synimet qe ka tregusr pala greke, ne vecanti qarqet shoviniste, mbas luftes dyte botrore e deri ne ditet e sotme , asnje kokerr ushtari nuk duhet te qendroje i varrosur me token shqiptate. KJO DUHET TE JETE TAKSATIVE., E PA TOLERUSHME.
    …CDO VARREZE GREKE SOT , ESHTE NESER MJE CIBAN APO VATER ZJARRI E RREZIKSHME, ESHYE NJE PIRAMIDE KUFITARE PER TJETETSIMIN E KUFIJVR JUGORE TE SHQIPERIS … LESHIMET E BERA NE KETE DREJTIM DUHEN TRAKTUAR SI AKTE TRADHETIJE PER SHITJEN E TROJEVE SHQIPTARE., ..POPULL ZGJOHU… !!!
    ….. Edhe gjate luftes Italo Greke .,pala greke krahas luftes me Italine po,merte masa per ligjerimin e pushtimit. Ka shume elemente qe e deshmojne kete. Ne se pala Greke nuk do te idhte sulmuar nga nazistet e Hitlerit , ata po mernin masa per te ligjeruar perfundimisht pushtimin e Jugut te Shqiperis
    .. PALA SHQIPTARE, ..TI PERFAQSUESI BUSHATEVE TE SHKODRES . NUK DUHET TE BEJE. E TE BESH ASNJE LESHIM .,ESHTE PALA GREKE AJO QE DUHET TE JAPI PROVA TE BESUSHME.PER NJE MIQESI E VLLEZERI TE QENDRUSHME. .PALA SHQIPTARE I KA DHENE E TEJKALUAR KETO PROVA.
    …Nuk jam ekstremist., Gjate karjeres time nder shoket me te mire kam patur mjaft minoritare Grek… E adhuroj pa mamse popullin ,historine, muziken, shpirtin luftarak te popullit Grek.,.POR..,NE MIQESI E . VLLAZERI DHE SEJCILI NE SHTEPI TE VET.

    Pershendetje. T.,Voda. NY. USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *