ANALIZA/ Trump në epokën e burrave të fortë të shtetit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bret Stephens

Në javët e fundit, dy udhëheqës – Xi Jinping i Kinës dhe Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite – kanë konsoliduar fuqinë personale në një shkallë të paparë në historitë e kohëve të fundit të vendeve të tyre. Dhe Donald Trump, lider i supozuar i botës së lirë, i ka lavdëruar ata që bën këtë gjë.

Në tetorin e kaluar, Partia Komuniste e Kinës shtoi në Kushtetutë atë që e quajti “Mendimi Xi Jinping për epokën e re të socializmit me karakteristikat e veçanta kineze”. Një fushatë kulti-personaliteti për Xi, që kujton ditët e Mao Ce Dunit, është në lëvizje të plotë. Po kështu edhe spastrimet e rivalëve të tij politikë, nën petkun e fushatës “anti-korrupsion”.

Pak ditë më vonë ishte radha e Arabisë Saudite, me princin e kurorës Mohammed, i cili nisi një valë shkarkimesh dhe arrestimesh të ministrave të lartë dhe pjesëtarëve të familjes mbretërore. Përsëri, preteksti ishte korrupsioni.

Përsëri, qëllimi ishte që të anashkalonte rivalët ndërsa ai synonte të merrte fronin e të atit të tij të moshuar dhe ta ripërtërinte mbretërinë – në të mirë, si një version arab i liberalizmit autokratik të praktikuar nga Shahu i fundit i Iranit (një përmirësim, sigurisht, nga kushtet aktuale).

Xi dhe Muhamedi nuk janë të vetëm. Ne po jetojmë me një epokë tjetër të burrave të fortë të shtetit: Rexhep Tajip Erdogan në Turqi; Abdel Fattah el-Sisi në Egjipt; Rodrigo Duterte në Filipine; Viktor Orban në Hungari; Vladimir Putin në Rusi.

Trump nuk është njëri prej tyre – sistemi amerikan nuk do ta lejojë atë, siç zgjedhjet e së martës na kujtuan fatmirësisht – edhe pse ai i përshtatet profilit psikologjik dhe dëshiron nivelin e tyre të kontrollit.

Ne po jetojmë edhe në një epokë tjetër të vetë dyshimit demokratik. Rritja e ulët u bë normalja e re për pjesën më të mirë të një dekade. Ne luftojmë luftërat që nuk dimë si të fitojmë dhe ndjekim pasojat e veprimeve (Irakut) dhe mosveprimit (Siri) njësoj.

Ne jetojmë në një kulturë që përçmojmë dhe nuk shohim asnjë mënyrë për të përmirësuar. Kongresi është i paralizuar. Partitë janë të thyera. Presidenti është një teveqel.

Momente të tilla nuk janë historikisht të panjohura: duket se përsëriten përafërsisht çdo 40 vjet. 1930 dhe 1970 ishin gjithashtu periudha të ringjalljes autokratike dhe degjenerimit demokratik, kur shterimi me politikën e bazuar në procese solli rritjen e entuziazmave për politikën e karizmës, efikasitetit ose të dyja.

“Kam parë të ardhmen dhe funksionon,” ishte gjykimi i gazetarit progresiv Lincoln Steffens mbi Bashkimin Sovjetik. “Nocioni i lirisë,” shtoi ai, “është i rremë, një hangover nga tirania jonë perëndimore”.

Por diçka është ndryshe kësaj radhe. Nën Franklin Roosevelt dhe më vonë me Ronald Reagan, Shtetet e Bashkuara nxorën liderë që bënë ndryshimin për superioritetin e shoqërive të hapura mbi ato të mbyllura. Ata e fisnikruan demokracinë duke i dhënë një ndjenjë fati dhe qëllimi të lartë moral.

“Optimizmi është në rregull,” i tha Reagan Parlamentit britanik në qershor të vitit 1982, duke shtuar se “marshimi i lirisë dhe demokracisë” do të linte “marksizëm-leninizmin në grumbullin e hirit të historisë”.

Reagani foli në një moment kur papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti 10 për qind dhe norma e interesit ishte mbi 15 për qind. Por ai kishte të drejtë, dhe ishte profetik, dhe besimi i tij ishte molepsës.

Krahasoni atë me Trump, i cili në vizitën e tij në Pekin e bëri të qartë sa nxitëse i konsideron shfaqjet e mëdha ushtarake. “Ju jeni një njeri shumë i veçantë”, i tha presidentit Xi, dhe e përgëzoi atë për “ngritjen e jashtëzakonshme” të tij në diktator të përjetshëm.

U la pa u thënë se ky është një burrë regjimi i të cilit ka rrëmbyer shitësit e librave të Hong Kongut në vitet e fundit, ka burgosur fituesin e vetëm të vendit për çmimin Nobel për Paqen, ka mbajtur të vejën e tij nën arrest shtëpie dhe konfiskoi pajisjet Marinës amerikane në ujërat ndërkombëtare.

Sa i përket Arabisë Saudite, Trump cicëroi miratimin e tij për spastrimin duke thënë se princi i kurorës dhe babai i tij “e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë” dhe se të burgosurit që regjimi ishte “duke i trajtuar ashpër” kishin “mjelë” vendin e tyre për vite!”

Presidentët amerikanë të të dyja palëve, duke përfshirë Roosevelt dhe Reagan, kanë ditur mirë se si të mbajnë marrëdhënie produktive me regjime, standardet gjyqësore dhe politike të të cilave nuk u përkasin neve. Administratat e mëparshme kanë përdorur gjithashtu heshtjen e kujdesshme diplomatike përballë trazirave të brendshme jashtë vendit.

Por rrjedhjet retorike të Trump në emër të një diktatori komunist represiv dhe për përplasjet politike saudite, janë një histori tjetër: një presidencë amerikane në shërbim të vlerave anti-amerikane. Konservatorët dikur ishin tërbuar kur Jimmy Carter lavdëroi despotin rumun Nicolae Ceausescu. Çfarë duhet të thonë për presidentin tani?

Administrata e Trump ka propozuar financim të dobët për Fondacionin Kombëtar për Demokraci, origjina e të cilit qëndron në fjalimin e Reaganit në vitin 1982. Këshilli i Sigurisë Kombëtare uli fokusin e saj në demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe Departamenti i Shtetit po merr në konsideratë serioze për të hequr promovimin e demokracisë nga deklarata e misionit të saj.

Kjo supozohet të jetë një këshillë e realizmit, si edhe mësimi i përvojës së hidhur nga ekzagjerimi i kaluar demokratik. Por ajo konfrontohet me lakminë në rritje të burrit tonë të fortë të shtetit që ndjen për modelet e tij. Dhe ngre pyetjen se kush do të ngrihet për lirinë, meqë epoka e të fuqishmëve po afron, pa kundërshtime./The New York Times – Lexo.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “ANALIZA/ Trump në epokën e burrave të fortë të shtetit”

  1. jon says:

    Demokraci, demokraci eshte shrehja qe kane ne maje te gjuhes te gjithe internacionalistet cifute. Dhe ne emer te demokracise ky(Bret) i jep keshille gjithe botes se kush eshte i “mire” dhe kush eshte i “keq”. Demokraci do te thote se cifutet Jane Ne Pushtet. Si shtet i vogel ne shqiptaret i njohim shume mire pothuaj te gjithe gazetaret dhe e japim komentin jo se c’fare thote sot, por kush eshte dhe nga vjen. Te njejten gje duhet te bejme edhe me keta zioniste se me disa tituj lavderimi qe i japin vetes apo paraqiten se punojne per media prestigjoze,ne te vertete nepermjet demokracise fshehin helmin e tyre. Artikull i mbushur me genjeshtera te pa fund dhe slogane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *