Kryeministri poston një foto nga rruga e Çermenikës, komentuesja: Nuk e keni çuar rrugën atje ku duhet… Rama: Do ta bëjmë edhe atë, por…

Kryeministri Edi Rama si çdo të dielë ka përshëndeturqë të gjithë ndjekësit e tij në Facebook duke publikuar një foto të një rruge në Librazhd të përfunduar nga kjo qeveri.

Teksa poston foton Rama thotë se për një çerekshekulli kjo rrugë ishte një shteg dhish.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë pamje të rrugës së Çermenikës në Librazhd, e cila për çerekshekulli ishte një shteg dhish, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan Rama.

Por një qytetare i kërkon kryeministrit një tjetër rrugë. Ajo shkruan se gjithë periferi janë socialiste dhe se votimet do të vijnë prapë. Rama i përgjigjet se edhe ajo rrugë do të bëhet.

Komentuesja: Nuk e keni çuar rrugën atje ku duhet në Lunik, më vjen keq se gjithë ajo periferi janë socialistë por votat do të vijnë prapë.

Edi Rama: Do ta bëjmë edhe atë Miranda po me radhë, me radhë👍

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...