PS kërkesë për shkarkim, reagon kreu i KQZ-së Zguri: Po sulmohem politikisht, lojën ta zhvendosin diku tjetër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste ka kërkuar sot shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri pas debatit të krijuar për kreun e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, të cilin KQZ-ja nuk e shkarkoi ndonëse PS-ja pretendonte se ishte dënuar në Itali.

 

 

Në një reagim, kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet nga deputetët e PS-së në lidhje me çështjen e sipërpërmendur. Ai pretendon se po sulmohet dhe se nuk do të përfshihet në lojëra politike.

Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike.

Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit.

Përgjigjia ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë”,– tha Zguri për “BalkanWeb”.

Ndër të tjera Zguri shtoi se: “Më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucionet, cënojnë shtetin ligjor. Këto janë ankorat që mbajnë KQZ-në përballë tallazeve.

Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vulletin t’i këpusë këto ankora.

Ndaj unë u bëj thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “PS kërkesë për shkarkim, reagon kreu i KQZ-së Zguri: Po sulmohem politikisht, lojën ta zhvendosin diku tjetër”

  1. Ilir says:

    K. Zguri, ju e dini mire se ate vend e keni si pasoje e nje mareveshjeje midis PS dhe PD ne prag te zgjedhjeve. Si pasoje e perfundimit te kesaj mareveshjeje, ashtu sic edhe ministrat e qeverise hibride Rama-Basha qe dhane dorheqjen, edhe ju duhet te ishit larguar po ashtu. Pra qendrimi juaj ne vazhdimesi eshte i pamerituar dhe jashte cdo mirekuptimi midis paleve.
    Ndersa akuza ndaj teje, z.K. Zguri, gjykoj se eshte e drejte, dhe pervec debimit tuaj nga froni i kreut te KQZ-se, ju duhet te gjykoheni per fshehje te te dhenave ne vendimarrjen per kreun e Bashkise Ballsh.

  2. LORA says:

    Ky fare kreu aktual i KQZ-se eshte produkt i nje pakti afatshkurter per zgjedhjet parlamentare,,, ,atij te 18 majit 2017-te,,,,dhe si i tille ,duhej hequr pas zgjedhjeve,,,,,,e jo te lihej duke bere qelepir nje gjashtemujorsh si kreu (jo legjitim) i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
    DUKE I DHENE MERITA VETES PER SHKELJEN E LIGJIT TE DEKRIMINALIZIMIT PER AGRON KAPLLANAJN klement efendiut i duket se ia ka lene fronin vasijet minoranca shqup-se.
    Nese Pozita e mban ende ne krye te KQZ-se kete marionete te nevojave shqup-se,perkunder ligjit,,,,per mua do te thote se eshte vete Pozita qe po lejon shkeljen e ligjit dhe operimin me standarte te kunderta te dekriminalizimit,,,,nje ligjor per Elvis Rroshin dhe nje antiligjor per agron kapllanajn !!!!!!!
    Keshtu,Zguri duhet te shkakrkohet menjehere,,,jo me lufte politike,,,,por me standart te drejta ligjshmerie.
    TUNG.

  3. Fatosi-kosove says:

    Nese qeveria mendon per stabilitet dhe rregull duhet patjeter ta shkarkoi zigurin e jo ti lutet te ike siq iken edhe ministrat e pazarait te lulit,e kam thene edhe me pare se duhet shkarkuar edhe llallen e vishajn sepse ishin dhe vazhdojne te jene ne sherbim te dyshes vrastare te PD-s dhe perdorin shifrat “qytetari dixhital dhe demokrati dixhital”,prandaj duhet shkarkuar dhe vene para pergjegjesise,nje nuk ia fal kurre Rames ne qeverisjen e pare qe nuk e shkarkoi edeh bujar nishanin pasi hapur u pozicionua si president i PD-s e jo i shqiperise,prandaj tash nuk duhet lejuar zigurin te filloi flas per drejtesi perndryshe do kemi gjithmone KQZ te kontrolluar nga lazarati siq ishte ristan pijaneci qe u pat bere mret i vendit nje kohe,kurse tash ata qe e apten bere mret e kane hudhur ne shporte berllogu siq nje dite do ta hudhin edhe zigurin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *