Si u bë i pasur Llalla? Nga shtëpia e ndarë me prindërit, te blerja e tokave dhe apartamenteve

12 Nëntor 2017, 11:14Politika TEMA

Kryeprokurori Adriatik Llalla është drejt fundit të mandatit të tij, por duket se do të mbahet mend për shumë gjëra. Shumë zyrtarë të niveleve të larta i kanë shpëtuar burgut dhe rasti më i fundit janë autorët e marrëveshjes me CEZ. Por shpresat e shqiptarëve janë te procesi i vetingut. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive ka mbyllur procesin e kontrollit për krerët e drejtësisë. Gazeta ka siguruar të dhënat për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Verifikimi i pasurisë për të ka nisur prej vitit 2003 kur ka nisur punën si prokuror në Fier dhe ka kryer deklarimin e parë të të ardhurave.

Në vitin 2003 Llalla ka deklaruar si pasuri një ambient banimi, që ka 1/3 e pronësisë, pasi ka pasur dhe prindërit e familjarë të tij që kishin pronësi mbi të. Sipas tij, banesa është blerë në vitin 1996. Po ashtu ka deklaruar dhe një truall të blerë në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni. Kjo ka qenë deklarata fillestare e tij. Deri në vitin 2006 ai ka deklaruar pagën dhe një pension të nënës së tij. Mirëpo, në vitin 2006 Llalla ka deklaruar dhe të ardhura nga motra si dhe shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Sipas tij, vlera e kësaj shtese ka kapur shifrën e 8 milionë lekëve të vjetra. Ndërsa në vitin 2007 ai ka deklaruar blerjen e një trualli rreth 3 mijë metër katror në Bathore. Vlera e këtij trualli ka qenë 15 milionë lekë të vjetra dhe ai ka deklaruar në ILDKP se këto para i ka marrë hua.

Të ardhurat si kryetar i ILDKP

Në vitin 2008 Adriatik Llalla merr postin e Inspektorit të Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në këtë post ai u emërua nga Partia Demokratike, ku pati shumë debate dhe akuza mes palëve në atë kohë, pasi socialistët ishin kundër këtij vendimi. Megjithatë ai u emërua në këtë post. Në këtë vit Llalla ka deklaruar se përveç pagës së tij dhe të bashkëshortes ka dhënë me qera banesën e tij dykatëshe. Sipas deklaratës ka dhënë të dyja katet me qera dhe ka përfituar prej tyre 7 milionë lekë të vjetra në vit. Nga viti në vit më pas duket se ka pasur një rritje të pasurisë dhe janë shtuar gjendjet CASH të parave të Kryeprokurorit. Ai ka deklaruar shpenzime për shkollimin e dy fëmijëve në kolegje, si dhe vijon dhënia me qera e banesës.

Pasuria si Kryeprokuror

Si për koicidencë, në momentin që mori postin e kryeprokurorit Adriatik Llalla ka blerë një apartament. Ai është shprehur në deklaratën e pasurisë se e ka blerë 22 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 67.2 metër katror. Sa i takon burimit të të ardhurave, prokurori i Përgjithshëm është shprehur se kanë ardhur nga pakësimi i gjendjes CASH. Në vitet në vijim vihet re më pas një shtim i llogarive bankare, por dhe ndryshimi i punës së bashkëshortes. Ndërkohë interesat është fakti se nga viti në vit janë rritur të ardhurat nga dhënia me qera e shtëpisë. Nga rreth 6-7 milionë lekë që deklaronte në fillim, tani Llalla ka deklaruar se ka përfituar deri në 10 milionë lekë të vjetra në vit. Ndërsa në deklaratën e tij më të fundit, Llalla ka deklaruar një shtim të të ardhurave në llogarinë bankare me rreth 9 milionë lekë të vjetra. Po ashtu dhe bashkëshortja ka pasur shtim të llogaris bankare. Gjatë 13 viteve duket se ka pasur një rritje të pasurisë të Kryeprokurorit, pasi ka banesa, troje dhe llogari bankare. Por përtej kësaj çështja që shtrohet është se përveç shtimit të pasurisë ai nuk ka bërë asgjë në shërbim të vendit.

Pikëpyetjet e pasurisë

Nëse shihen të gjitha deklaratat, ka disa pikëpyetje ose paqartësi mbi deklarimet. E para është se kryeprokurori ka dhënë me qera dy katet e shtëpisë së tij dhe nuk dihet se ku ka jetuar fillimisht. Tjetra është shkollimi i fëmijëve. Në një vit ai ka pagur nga rreth 5 mijë euro për arsimin e tyre. Pastaj është rasti i tokës në Bathore. Në vitin 2007 ajo është blerë 15 milionë lekë të vjetra ndërsa pas 10 viteve është shitur 249 000 euro. Të gjithë deklarimet e tij dhe gjithë gjyqtarëve e prokurorëve do i kalojnë Komisionit të Kualifikimit dhe pastaj do jetë ai që do vendosë./sot/

18 komente në “Si u bë i pasur Llalla? Nga shtëpia e ndarë me prindërit, te blerja e tokave dhe apartamenteve”

  1. sapa says:

    Do ja rruani trapin!

    1. qoka bo nomi says:

      Sa te jete kryeminister EdvinRama nuk e gjen gjo Adriatik Lllollen.Adriatiku tani pret dhe dekorimin nga Rama qe e ka vonuar si shume. Baftjar, te qafsha, baftjar!

    2. Thanasi qe ta plasi says:

      Sic ua kane rruajtur edhe te tjereve

  2. Babuç says:

    Kte monstren po ta shkunsesh vetem lek nxjer.
    E ka groposur thesarin andej nga Gjermania ne rast se i duhet tja mbathi .

  3. AZ... says:

    Si u be i pasur edi Rama?????
    nga shtepi me qira dhe vetem 3000 €!!!!!! ne llogari bankare beri vilen bunker ne sure???????

  4. Lumi says:

    Hajdut pasi eshte pjese e bandes e cila punon kundra popullit. Prokurori me I paafte dhe I neveritshem I te gjitha kohrave. Te ike nje ore dhe me pare.

  5. luli nga Kosova says:

    E ka kthyer prokurorine ne dyqind hapa prapa, por e ka cuar ne infinit perpara per pasurimin e vetes. hajdut me te madh nuk ka dhe nje njeri qer punon vetem per vete. Ky as nuk te qin…. as nuk te leshon. Me i pa afti ne te gjitha dekadat. Dhjetori te mos e zeje me ne detyre dhe te shkojne vete ne burg se bashku me Lul Bashen, Sali cjap plakun serb, Mediun se nuk ja dije mbiemrin, genc pollon dhe Ritvanin se edhe ketoj nuk ja dije mbiemrin. le te shpetoj shqipersia nje here e mira. le te lulezoje femijeria jone dhe te mos i mbajme ne kurriz keto kalbesira hajdut e kriminel.

  6. Salkaro says:

    Edhe mua me ka borxh. I shkreti ska te haje. …fuck bastardeve.

  7. luli says:

    A ka mundesi te ne tregoni se kush eshte fukara se te pasur jane te gjithe.Mbase po mledh leke per doktor dhe ky fytyr mushka.

  8. socialist jo ripjells says:

    Rama nuk eshte me pak hajdut se dhalla more trap. Po kjo nuk do te thote qe dhalla nuk pastroi parate me token e bathores.
    Edhe ti qe je idiot e kupton kete

  9. says:

    Na thoshte që gjyshin ja kanë vrarë komunistët, paskan pasur të drejtë ushtarët e Haxhi Lleshit. Pedofili pedofil lind.

  10. . says:

    … pra VETINGU do t’a shpartalloj kete “kufome Prokuror” qe ka mbyllur gjithe korrupsionet e famijles BERISHA … BURGU e pret

  11. ak47 says:

    Si kreshniku Kuq e zi, Bamja i Topit apo Rreshteri pa nam e pa nishan, sa e kishin Lopen, e molen sa e ngordhen (Drejtesine). Tash Vetingu do ndaje miellin nga krundet, nese ka ndonje grush miell. PP i tanishem do te mbahet mend vetem per servilizmin politik dhe pa-aftesine profesioniste, avokato-sekseriste qe e kane cuar sistemin e perndjekjes penale ne ate fare derexheje sa fjala prokuror sot eshte e barabarte me ate te doganierit, gjyqtarit apo punonjesit te hipotekes ne hierarkine e korrupsionit. Duhet spastrim nga larte-poshte.

  12. h says:

    Kush mund te me tregoje cfare ndryshimi ka ky qe i ka buzet si bythe dhie,
    Nga ata qe ndjekin per trafik droge ???
    Mbase te dytet jane me te ndershem se rrezikojne veten e vet.
    Kurse ky vjedh i veshur me petkun e atij qe lufton vjedhjen dhe nuk rrezikon asgje.
    I ngjan fullanit qe vidhte leket qe ja kishin dhene per ti ruajtur.
    Dy herë hajdut me pabesi.
    Te ngrihet komiteti i shpetimit kombetar kunder gjykatesve dhe
    te pezullohen te gjitha funksionet e ketyre bajgave te ndyra.
    Kjo eshte ajo qe mendoj.Dhe sigurisht e dini edhe ju.

  13. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 27, 2017
    Subject: CFARE PRET EDI RAMA !?

    CFARE PRET EDI RAMA !?

    Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
    Si mund te mbaje Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
    Nje kryeprokuhor qe as rojet e sigurise se FBI-se dhe Departamentit Amerikan te Drejtesise nuk e priten as njollosen duart ne duart e tij te zhytur ne krim e korrupsion!
    Nje kryprouhor qe e zgerlaqi keqazi Zeri i Amerikes duke kape ne rrena e mashtrimit ne cdo belbezim te tij !!!
    Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdise edhe me keq nje Drejtesi te degjeneruar e rrenuar si ajo shqiptare qe pati pafytyresine te publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper sekrete me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
    Si mund te mbahet ne detyren me te larte ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet qe ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit krimin dhe megakorrupsionin e Mafias berishiane co,, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
    Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demokratike me deklarata krejtesisht politike e aspak ligjore !
    Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
    Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir Meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
    Ai nuk u emerua per te zbuluar, per te hetuar, per te goditur as krimin, as korrupsionin, as Mafian familjare e as politike te kryevrastareve, te kryekusareve te Korporates se Krimit te Organizuar e drejtuar nga Kryemafiozi e kryekrimineli i Shqiperise!
    Ai u emerua per te mbuluar, per te mbrojtuar, per te siguruar impunitetin, pandeshkueshmerine e Bandes shteterore e thelbesisht antishqiptare te Sali Toptan Berishes, bashke me Garden Pretoriane te prokuhorave te tij !
    Shqiperia qe duam nuk do nje kryeprokuhor qe ben kryeavokatin me kontrate 24 karat mafioze te Korporates se Krimit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
    Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e nderkombetareve nje kryepropkuhor te tille kriminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- Greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
    A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin, ekonomine, drejtesine, cdo fushe te jetes e krejt shtetin shqiptar !…
    Cfare pret kryeministri Edi Rama !?

  14. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  15. Petrit Vjosa says:

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

  16. tahir tangopi says:

    E ka blere token 15 milione e ka shitur mbi 300 milione. Ne dhjete vjet, vlera eshte rritur mbi 20 here ! Eshte rritur ndonje vlere tjeter prone ne Shqiperi mbi 20 here ne 10 vjet !? Vetem kaq mjafton qe ta kuptosh pisllikun! Keta te ILKPD vetem qorra te jene qe mos ta shohin kaq gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje