VIDEO/ Rama: Kujt i duhen lojrat politike për t'i nxjerrë sytë kundërshtarit? Veç me reforma bëhet "Shqipëria që Duam"

12 Nëntor 2017, 17:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ftuar palët për bashkëpunim në mënyrë që të kontribohet në progres të vendit.

Përmes rubrikës “Komunikimi Javor” shefi i qeverisë theksoi se askujt nuk i hyjnë në punë lojrat politike pasi “Shqipëria që duam” mund të ndërtohet veç me reforma.

“Kujt i duhet sherri dhe konflikti në mjedisin e debatit politik. Kujt i duhen lojrat politike me krimin ku politika derdh llum çdo ditë për t’i nxjerrë sytë kundërshtarit? tha Rama.

Ai ka shpalosur disa premtime për reja për katër vjeçarin e dytë të qeverisjes së tij.

“Kemi një program masiv investimesh, që ka filluar me Rrugën e Arbrit por do vazhdojë për t’i kthyer rrugët në standarte europiane. Ne do bëjmë një progres të konsiderueshëm. Rilindjen urbane do ta çojmë përtej qyteteve. Do zhvillohet më tepër turizmi, duam të nxisim edhe turizmin malor.”

“Vetëm me reformat e vështirat dhe jo me gënjeshtra, me hap të vogël, jo me iluzione e pallavra mund ta bëjmë Shqipërinë. Kujt i duhet sherri e konflikti? Njerëzve të zakonshëm jo njëherë. Kujt i duhet pallavrat që shpik politika çdo ditë? Shqipërisë jo njëherë.

Është për të ardhur keq, kur sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e pallavrave e shpikjeve. Kjo vjeshtë histerike e politikës, nuk mund të na pengojë për të bërë detyrën tonë. Ta mbajmë të plotë përgjegjësinë që na kanë dhënë njerëzit. U  deshën shumë hapa për të nisur rrugën e Arbrit, plot 4 vite për të ardhur deri këtu, ama erdhëm po jo si të tjerët, që e kthyen rrugën e Arbrit si një nga premtimet më të përsëritura e të pambajtura”.

Kreu i qeverisë akuzoi kundërshtarët politikë se me “pallavrat dhe shpikjet” e tyre duan të ndalojnë çdo hap të bër para nga qeveria e tij.

“Kjo vjeshtë histerike e politikës, nuk mund të na pengojë për të bërë detyrën tonë. Ta mbajmë të plotë përgjegjësinë që na kanë dhënë njerëzit,” tha Rama në Komunikimin Javor.

5 komente në “VIDEO/ Rama: Kujt i duhen lojrat politike për t’i nxjerrë sytë kundërshtarit? Veç me reforma bëhet “Shqipëria që Duam””

  1. Lona says:

    Jepi , VLLAI!!
    Leni legenat ,se atë punë dinë të bëjnë.!
    Sa më fort ti bien, aq më larg të shkon nami Ty!!???

  2. everest says:

    Zoti Rama!
    A mund te me thuash se ku mund te bej nje ankese ne adresen tende pervec facebook e Twiter e te tjera si keto?
    Ne radhe te pare bej te mundur qe qytetaret te kene mundesi te ankohen dhe t’u zgjidhet e drejta!
    Ne UKT,Bashkine e Tiranes dhe kryeministri nuki ka njerez qe te zgjidhin ankesat ne rruge ligjore,prandaj shikoji keto se nhuk mjaftojne investimewt e shumta per deri sa qytetareve nuk u zgjidhen hallet e tyre!
    Flisni per dite per reformimin e drejtesise,por harroni,ose beni sikur nuk kuptoni se shumicen e perballjeve te qytetareve me drejtesine e shkaktojne rrogtaret tuaj te pa afte dhe militante qe nuk njohin e nuk zbatojne ligjet e shtetit!
    Se fundi,hiq dore nga rromuzet,cinizmi dhe perdorimi i humorit pa shije qe perdor ne pergjigjet qe u jep njerezve!
    Debati qe bemn me qytetaret ne facebook etj nuk jane shprehje e demokracise apo te degjimit te zerit te masave,por thjesht spektakel mediatik!
    Te keshilloj si votues i juaj,qe ju dhe Erion Veliaj duhet te dilni shiume me pak ne media se u bete si Berisha!
    Nuk ka nevoje t’u shohim e degjojme ne tv per dite e per ore,por beni pune dhe populli e sheh vete se cfare po beni!
    Ate kohe shpenzojeni duke lexuar letrat e ankesave te popullit se te dy nuk i lexoni fare!
    Shkova nje diutte ne kryeministri per te bere nje ankese,por polici roje se nuk behen ketu ankesat!
    Kulmi,se doja te ankohesha per zyren e maredhenieve me publikun ne kryeministri!
    Ja,kjo eshte administrata juaj,zoti Rama!

  3. Fidel says:

    Kemi 27 vjet qe degjojme se “Jemi ne tranzicion”,”Po bejme reforma” etj,pallavra si keto!
    Pervec propagandes dhe mashtrimit keto parulla nuk i sjellin gje popullit!
    Si mund te funksionoje nje shgtet me reforma te vazhdueshme?
    Eshte njelloj si puna me AKSION dikur!
    Por shteti duhet te funksionoje me strategji afat gjata,afat mesme dhge afat shkurtra,gje qe deri me sot asnje nga keto nuk ekziston!
    Sgheh ne enderr kryeministri apo kryebashkiaku dhe ne mengjez njofton se ne Diber do shtrojme nje rruge,ne Krrabe do mbjellim ca peme dhe …kulmi eshte lal Eri,kur na demostroi se po fillonte krijimin e nje ….pylli….ORBITAL!!!
    Jo moreee qerrata!
    Po pyllin marsian kur do ta besh?
    Keto jane turpe!
    Hartoni nje strategji zhvillimi shume vjecar dhe miratojeni ne Kuvend qe te marrin fund lojrat me enderra elektorale!
    Kush jeni ju qe shkoni neper fshatra dhe premtoni investime sikur te jeni sundimtari i ketij vendi? Keshtu kane bere tre gjithe kryeministrat pas 90-tes,prandaj ju te gjithe shani socializmin dhe Enver Hoxhen,qe te shini vete ne leme!

  4. sapa says:

    Ne vend te fjales reforma duhet te vendosesh fjalen Revolucjon.Por fatkeqesisht ska kush bythe ta beje!

  5. Xhoni says:

    Jepi se vetem ju mund ta boni ket ven.i modh jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje