Vrau me thikë shqiptarin, pendohet 26-vjeçarja greke: Më falni, nuk doja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata greke ka caktuar masën e arrestit me burg për vrasësen e shqiptarit Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç. Vrasësja, e skeduar si përdoruese droge mësohet të ketë thënë në gjykatë: “Me falni, nuk doja, nuk jam vrasese”. Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren.

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Ndërkaq mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/image-2-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/image-2-4.jpg","attachment_id":"796609"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Valton-Loka-500x669-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Valton-Loka-500x669.jpeg","attachment_id":"796608"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/image-12-500x281-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/image-12-500x281.jpg","attachment_id":"796606"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/2311743-500x281-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/2311743-500x281.jpg","attachment_id":"796607"}]

1 komente në “Vrau me thikë shqiptarin, pendohet 26-vjeçarja greke: Më falni, nuk doja”

  1. mario says:

    Eimaste aderfia re pedja ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *