VIDEO/ Shqipëria leksion Turqisë, djemtë e Panuçit fitojnë dhe bindin në Antalia

13 Nëntor 2017, 20:23Sociale TEMA

90 minuta emocione, gola, dhe spektakël u zhvilluan sot në miqësoren e luajtur në Antalia mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Një sfidë spektakolare ku u shënuan plot pesë gola dhe në fund fitues doli Shqipëria e drejtuar nga tekniku Krisitian Panuçi, që fitoi me rezultatin 2-3.

Një test tepër pozitiv për Shqipërinë të cilët dhuruan një performancë mjaft të bukur, duke marrë një fitore të merituar përballë një kundërshtari tepër të fortë siç është Turqia.

Kuqezinjtë arritën që të ruajnë avantazhin edhe pse për një pjesë loje u detyrua të luajë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ledian Memushaj.

Turqia arriti që ta nisë më mirë ndeshjen duke rrezikuar në tre raste portën e Berishës me anë të Tosun, por që u ndal nga gardiani shqiptar.

Në minutën e 24-të vjen dhe goli i parë i ndeshjes me anë të bomberit Armando Sadiku, i cili pas një asisit perfekt të marrë nga ana e Odise Roshit arriti ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Festa e kuqezinjve nuk do ta ndalej këtu pasi sulmuesi elbasanas do të dyfishonte shifrat në minutën e 39-të, që sërish shënoi një gol spektakolar me kokë pas një tjetër asisti perfekt të marrë nga fieraku Roshi, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsinë e dy golave dhe me disavatazhin e një lojtari pas daljes me të kuq të Memushajt në të 41-tën.

Pjesa e dytë do të niste që në minutën e parë me gol për ekipin vendas që shënoi me anë të Under pas një hutimi të mbrojtes shqiptare.

Por, seria e golave do të vijonte ku në minutën e 55-të Eros Grezda shënon sërish për Shqipërinë duke realizuar dhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Turqia do të kundërpërgjigjej pas vetëm katër minutash me anë të  Akbaba që shkurtoi rezultatin në 2-3 i cili do të mbetej i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.

Një fitore shumë e rëndësishme për Shqipërinë që bindi me lojën e saj.

Në këtë mënyrë epoka e Panuçit nis në mënyrën më të mirë të mundshme.

Goli i parë i shënuar nga Sadiku

Goli i dytë i shënuar nga Sadiku

Goli i tretë i shënuar nga Under

Goli i katërt i shënuar nga Grezda

Goli i pestë i shënuar nga Akbaba

 

11 komente në “VIDEO/ Shqipëria leksion Turqisë, djemtë e Panuçit fitojnë dhe bindin në Antalia”

  1. Jorgo Pustakis says:

    Sot jame ndjere krenare per te paren here si shqiptar

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      …..dhe kete e thotë një Jorgo Pustarakis………
      AXIOS !

  2. Albania says:

    turqit e pabese e dine shume mire qe me Albanien e Gjergj Kastriotit nuk fitojne kurre

  3. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    duke pare foto,cilet jane ”shqiptaret autocthonus”!!?? te gjithe kane surrat turku………………..pune sumash arabe!

    1. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

      Kurse greket kane bythe turku… pune sumash evgjitesh anadolli.

  4. Pip says:

    Wow nje ndeshje miqesore te beri krenar mo mavri.

  5. Kosova eshte Shqiperi says:

    Po re po se keta lojtaret tane ne takime miqesore luajne bukur dhe fitojne kurse ne takime per kampionate ju priten gjunjet.

  6. deni says:

    Urime pe fitoren,nuk e di por a mundet qe osmanet te na quajne arnaut dhe ne ndeshjet .lejohet nga federata Shqitare?????

    1. Quo Vadis! says:

      Duam, s’duam ne, emertimi zyrtar per Turqine “meme” dhe “baba” devletin per Shqiperine eshte Arnavutlluk dhe per Shqiptarin eshte Arnavut. Pra nuk eshte sharje, zyrtarisht le te themi :).
      Tani, I Gjati, nese eshte vertet i zoti, le te hyje ne rrugen e negociatave me “baba” Erdoganin per ndryshimin e emrave te mesiperm.
      Si puna e negociatave te Bushatit dhe Kotzias, apo jo ?!!!!!!! Lol!!!!!!!!!!

  7. Loni says:

    Shume mire Shqiperia, edhe kur luajme me fanela te bardha luajme me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje