FOTOT/ Drejt fundit punimet për këndin e 3-të të forcës në Parkun e Liqenit të Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të gjithë të apasionuarit pas sportit do të kenë një mundësi më shumë për t’iu përkushtuar pasionit të tyre dhe kujdesit ndaj shëndetit duke u stërvitur në natyrë.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga realizimi i këndit të tretë të forcës në Parkun e Madh, një tjetër investim ky i Bashkisë së Tiranës për qytetarët e saj.

Në këtë kënd force janë vendosur 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje. Këndi është i rrethuar gjithashtu me një pistë vrapimi, 1 çezmë, ndriçim, bimësi dekorative, parkim biçikletash si dhe i pajisur me të gjitha aksesorët e tjerë që mundësojnë stërvitjen në çdo orë.

Përmes këtij projekti, Bashkia synon që të nxisë aktivitetet sportive si dhe të zgjojë interesin e qytetarëve edhe për zonën e lindore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, që për shumë vite ishte lënë në harresë duke u kthyer në një vendgrumbullim plehrash.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/23380277_796956167159245_2421657860776505050_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/23380277_796956167159245_2421657860776505050_n.jpg","attachment_id":"797779"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_23472935_797752560412939_7674724304596037455_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_23472935_797752560412939_7674724304596037455_n.jpg","attachment_id":"797778"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/23517581_797752780412917_9087834599570816685_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/23517581_797752780412917_9087834599570816685_n.jpg","attachment_id":"797777"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTOT/ Drejt fundit punimet për këndin e 3-të të forcës në Parkun e Liqenit të Tiranës”

  1. Tarrasi says:

    Bashkia e Tiranes nuk di se ku te harxhoje leket, kurse ajo e Peshkopise nuk ka te paguaje OSHEE per dirtat e qytetit…
    Te na rroje RRRRilindja !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *